Partia në pushtet, VMRO-DPMNE, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të liderit të LSDM-së, Venko Filipçe, i cili foli për situatën ekonomike dhe për investimet në vend. Në një kumtesë me tone të ashpra, VMRO e cilësoi Filipçen si “personi i fundit që ka të drejtë të flasë për ekonomi”, duke e akuzuar për luks dhe hedonizëm, në një kohë kur qytetarët përballeshin me varfëri. “Investimi më i madh i LSDM-së i përket jahteve dhe kullave në Dubai, plantacioneve në Afrikë dhe bizneseve milionëshe private të individëve – produkt të krimit dhe korrupsionit,” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE. Sipas kësaj…
Author: Hamdi Kumanova
Më 29.08.2025, rreth orës 19:30, në SPB Tetovë, N.M. (33) nga fshati Sllatinë, Tetovë, ka raportuar një vepër penale “mashtrim” (e parashikuar dhe e ndëshkueshme sipas nenit 247, paragrafi 1 të KZ të RMV-së) e kryer ndaj tij nga personat I.A. dhe E.A. nga fshati Shemshovë, Tetovë, duke u dëmtuar për shumën prej 2.000 euro. Sipas deklaratës së tij, gjatë muajit prill të këtij viti, të raportuarit kishin blerë nga N.D. mjete të punës së druprerjes (stolari) në vlerë prej 4.500 euro, nga të cilat kishin paguar 2.500 euro, megjithëse ndërkohë N.M. kishte mësuar se të raportuarit kishin shitur…
Më 29.08.2025, rreth orës 15:00, V.B. (45) nga Gostivari ka raportuar në Stacionin Policor të Gostivarit se të njëjtën ditë, rreth orës 14:00, në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, në një servis automjetesh, pas një grindjeje të shkurtër verbale, ishte sulmuar fizikisht nga V.I. (71). Pas ndërmarrjes së masave nga policia, V.I. është dërguar në stacion policor. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Më 29.08.2025, në SPB Shkup, D.G. (88) nga Veles ka raportuar se më 27.08.2025, rreth orës 10:00, ka pranuar një telefonatë nga një person i panjohur mashkull i cili e informoi se vajza e saj dyshohet se kishte shkaktuar një aksident rrugor ku kishte përplasur një fëmijë 4-vjeçar dhe se për ta shpëtuar nga një dënim i gjatë me burg, duhej t’i jepte 50.000 euro. Pasi D.G. i tha se kishte vetëm rreth 2.700 euro, personi i panjohur i dha “udhëzime” që paratë të dorëzoheshin në Shkup, pranë Spitalit të Përgjithshëm “Shën Naum Ohridski”, gjë që ajo e…
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena haxhiu, ka folur pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb dhe konstatimit nga kryetari i Kuvendit se konstituimi është mbyllur. Haxhiu ka thënë se s’mund të bllokohet Kuvendi për shkak të një nënkryetari dhe sipas saj duhet të vazhdohet tutje, me Qeveri të re ose zgjedhje të reja. “Duhet të ecim para me kryesinë aktuale. Jemi të interesuar të ecim para, me qeverinë e re ose me zgjedhje”, ka deklaruar Haxhiu.
Mirlind Daku ka gjetur rrugën e rrjetës me Rubin Kazan ditën e sotme. Futbollisti i Kombëtares shënoi për të tijjtë në minutën e 16-të të sfidës që Rubin Kazan po zhvillon me Orenburg. Duel ky i vlefshëm për javëne 7-të të Premier League. Një gol i cili padiksutim ka shkuar për gjyshin e tij, i cili ka ndërruar jetë një ditë më parë. E në një moment të tillë sigurisht që lotët “pushtuan” Dakun dhe emocionuan të gjithë tifozët. Sylvinho e ftoi në Kombëtare, pllakos zia në familjen e Mirlind Dakut, sulmuesi në lot Ndërkohë për sulmuesin…
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, reagoi ashpër ndaj deklaratës së fundit të kryetarit të Kumanovës, Maksim Dimitrievski, i cili përsëri e sulmoi parimin e shumicës së Badenterit, një nga elementët kyç të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Sipas Osmanit, qëndrime të tilla janë pjesë e një strategjie të përgatitur prej kohësh, që ka për qëllim anulimin e marrëveshjes që garanton multietnicitetin dhe stabilitetin e shtetit. “Mendoj se kjo është një strategji që tashmë e kemi parë. Plani për anulimin e Marrëveshjes Kornizë ekziston prej kohësh. Vetëm se atëherë nuk mund ta realizonin – u duhej një partner…
Më 29.08.2025, rreth orës 15:00, V.B. (45) nga Gostivari ka raportuar në Stacionin Policor të Gostivarit se të njëjtën ditë, rreth orës 14:00, në rrugën “Ilindenska” në Gostivar, në një servis automjetesh, pas një grindjeje të shkurtër verbale, ishte sulmuar fizikisht nga V.I. (71). Pas ndërmarrjes së masave nga policia, V.I. është dërguar në stacion policor. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Nenad Rashiq ka dështuar të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Kievi po kërkon një takim të ri me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe aleatët evropianë qysh javën e ardhshme, duke shtuar se Rusia është përgatitur ta nisë një ofensivë të re në lindje të Ukrainës. “[Rusia] i ka përqendruar atje deri në 100.000 trupa”, tha Zelensky mbrëmjen e së premtes, duke iu referuar vijave të frontit pranë qytetit tejet strategjik, Pokrovsk. Pokrovsk, në rajonin jugor të Donjeckut në Ukrainë, kishte një popullsi prej 60.000 banorësh para luftës. Shumica e banorëve kanë ikur, pasi forcat ruse e kanë rrethuar qytetin…
Kur trotinetët elektrikë të Bin Bin u shfaqën në rrugët e Shkupit në maj të vitit 2023, qytetarët i perceptuan si një zgjidhje moderne për transport të shpejtë dhe ekologjik. Por më pak se dy vite më vonë, ky projekt përballet me realitet të hidhur: humbje financiare, dëmtime të përditshme dhe sfida për të mbijetuar në treg, informon PressOnline.al. Pas shërbimit qëndron Bin Bin Scooter DOOEL Shkup, pjesë e rrjetit turk Bin Bin. Edhe pse kompania ka shënuar rritje të të ardhurave – nga 295.700 euro në 2023 në 346.000 euro në 2024 – ky progres nuk ka mjaftuar…
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është larguar nga salla e Kuvendit. Nuk është hera e parë që Balje lëshon seancën konstituive, transmeton Klankosova.t.

