Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali, ka thënë se për Shqipërinë Kosova nuk është zgjedhje protokolli, por deklarim i qartë se ku qëndron prioriteti i tyre kombëtar. Ajo ka thënë se të dyja qeveritë kanë zgjedhur një politikbërje të bazuar te realiteti i një kohe, populli dhe një shteti. “Kosova është prioritet absolut i politikës së jashtë të Shqipërisë, por i lidhur ngushtë me gjitha zhvillimet e brendshme në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo nuk është retorikë solidariteti është orientim strategjik i qëndrueshëm shtetëror”, ka thënë ajo. Spiropali ka deklaruar se integrimi evropian…
Author: Hamdi Kumanova
Komuna e Butelit ka nisur një tjetër investim kapital në arsim. Kryetari i komunës, Darko Kostovski, njoftoi se është nënshkruar marrëveshja me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për zgjerimin e objektit të Shkollës Fillore “Panajot Ginovski”. Sipas Kostovskit, shkolla është pjesë e Projektit për Përmirësimin e Arsimit Fillor (PEIP), ndërsa me këtë ndërhyrje synohet kalimi nga organizimi me dy turne në mësim njëturnësh, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Zgjerimi do të përfshijë një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë, me katër klasa të reja, dy nyje sanitare, korridor dhe lidhje të ngrohtë me objektin ekzistues. Sipas…
Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë në të gjithë territorin e shtetit kanë privuar nga liria tetë shoferë, prej të cilëve gjashtë për drejtim mjeti pa leje drejtimi, një me ndalim aktiv të drejtimit të mjetit të kategorisë B dhe një nën ndikimin e alkoolit. Tre shoferë nga Tetova, mes të cilëve edhe një i mitur, si dhe nga një në Kumanovë, Strumicë dhe Prilep, kanë drejtuar mjetet pa pasur patentë shoferi. Ndërkohë, një shofer në Strugë është kapur duke drejtuar mjetin edhe pse kishte masë ndalimi për kategorinë B, ndërsa një tjetër në komunën e Ilindenit po drejtonte mjetin…
Prej nesër, presidenti i Shqipërisë, Bajram Beqaj, nis vizitën zyrtare në RMV. Për këtë, Njësiti për Siguri në Trafikun Rrugor – SPB Shkup – do të vendosë regjim të posaçëm trafiku në zonën qendrore të Shkupit. Pjesëmarrësit në trafik nxitohen të respektojnë urdhrat e policisë për siguri dhe qetësi të lëvizjes. Njoftimi nga MPB: Më 26, 27 dhe 28.02.2026 (e enjte, e premte dhe e shtunë), për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të qëndrojë z. Bajram Beqaj, presidenti i Republikës së Shqipërisë. Për shkak të kësaj vizite, Njësiti për Siguri në Trafikut Rrugor pranë…
Stafi akademik i Fakultetit Pedagogjik të Universitetit të Tetovës i është drejtuar me mendime dhe sugjerime Byrosë për Zhvillimin e Arsimit në Shkup, lidhur me Draft-Koncepcionin për reforma në arsimin e mesëm (niveli i gjimnazit), të përgatitur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit. Duke vlerësuar rëndësinë e reformës dhe përpjekjet për modernizimin e arsimit të mesëm, veçanërisht në drejtim të zhvillimit të kompetencave kyçe, përmirësimit të kurrikulave, zbatimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe përafrimit me standardet ndërkombëtare, stafi akademik shpreh mbështetjen e tij për ndryshime thelbësore dhe gjithëpërfshirëse në sistemin arsimor. Megjithatë,…
Për herë të parë që nga funksionimi i sistemit “Qytet i Sigurt”, më 24.02.2026 nuk u regjistrua asnjë shkelje për kalim në semafor të kuq, përcjell TV21. Sipas MPB-së, në zonat e qyteteve dhe korridoret ku janë vendosur kamerat, u regjistruan gjithsej 526 shkelje, prej të cilave 84 janë bërë nga shoferë me targa të huaja. Për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara u regjistruan 504 shkelje dhe 22 për drejtim të mjetit me regjistrim të skaduar. Gjithashtu, janë shqiptuar gjithsej 17 masa “ndalim për drejtim të mjetit” – të gjitha për vozitje me shpejtësi mbi…
Janë hapur 22 linja të reja ajrore që e lidhin Maqedoninë me të gjithë Evropën, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në një postim në rrjetet sociale, duke ndarë një hartë me linjat ajrore të reja të vendosura drejt Evropës nga dy aeroportet vendase nga viti 2024 deri në vitin 2026. Nikolloski, në një postim në Facebook, thekson se fuqishëm po zhvillohet trafiku ajror në shtet. “Aeroportet në shtet me një numër më të madh të pasagjerëve po bëhen liderë në rajon. Vazhdojmë në periudhën e ardhshme me edhe më shumë aktivitete që synojnë forcimin e trafikut…
Mëngjesin e sotëm, autoritetet në Tetovë, Maqedoni e Veriut kanë regjistruar sërish sinjalizime për bombë në disa shkolla fillore dhe të mesme, çka ka çuar në ndërprerjen e mësimit dhe evakuimin e nxënësve dhe stafit sipas protokolleve të sigurisë informon Tetovasot. Policia dhe njësi të specializuara janë vendosur në terren për të kryer kontrollin e objekteve dhe verifikimin e situatës. Sipas raportimeve, këto alarme janë të ngjashme me ato të djeshme, kur shkolla në Tetovë morën sinjalizime për bomba që në vazhdimësi janë rezultuar të rreme pasi autoritetet verifikuan se nuk kishte kërcënim real të tyre. Autoritetet apelojnë për qetësi…
“U zgjuam me lajmin se Artan Grubi u arrestua. Në fakt, ai u paraqit vetë në pikën kufitare. Duhet bërë një dallim midis vetë-dorëzimit dhe arrestimit, i cili u mbulua nga media”, tha nënkryetarja e LSDM-së, Jovana Trençevska, gjatë një paraqitjeje në “Top Tema”. Ajo theksoi se ka dyshime serioze për një marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, diçka që LSDM-ja e paralajmëroi dy muaj më parë. “Njerëzit që e sollën në kufi nuk ishin nga policia kufitare, por zyrtarë të tjerë. Kjo tregon mundësinë e një marrëveshjeje ose koordinimi, gjë që ngre dyshime për përfshirje politike. Një burrë që iku nga vendi,…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbrëmë miratoi një rezolutë që kërkonte një paqe gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Rezoluta u paraqit nga Ukraina dhe 45 vende të tjera, dhe 107 vende votuan pro saj, përfshirë pothuajse të gjithë anëtarët e BE-së, si dhe Maqedoninë. Rusia ishte qartësisht kundër rezolutës, ndërsa Hungaria, Serbia dhe Shtetet e Bashkuara votuan “abstenim”. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mirënjohjen e tij për 107 vendet që mbështetën Ukrainën në Kombet e Bashkuara në mbrojtje të jetës në rrjetin social “X”, dhe gjithashtu bashkëngjiti një fotografi të tabelës që tregon se cili vend votoi. …
Ngjarje të tilla nuk janë thjesht akte përkujtim, janë rikthime të ndërgjegjes sonë historike në vendet ku ajo është formësuar me rrezik, sakrificë dhe besim. Vendosja e pllakës evokuese në shtëpinë e veprimtarit Murat Lumani, në Fierishtë të Strugës, është një nga ato momente që i tejkalojnë kufijtë e ceremonisë. Ajo nuk shënon vetëm një adresë në hartë, por një pikë referimi në kujtesën kolektive të rezistencës shqiptare. Sepse ka shtëpi që ndërtohen për të jetuar – dhe ka të tjera që, në një moment të caktuar të historisë, vendosin të jetojnë për të tjerët. Ka hapësira që mbeten private,…
Shoqata e Prokurorëve Publikë u kërkon deputetëve të tërheqin nga rendi i ditës pikën për ndryshimin e Ligjit për Pagat e Prokurorëve Publikë, e cila u propozua në seancën e 89-të të Kuvendit të planifikuar për sot. Në një reagim publik, prokurorët kërkojnë që të shqyrtohen në detaje propozim-ndryshimet ligjore, me të cilat parashihet ulja e pagave të funksionarëve publik të zgjedhur dhe emëruar. “Prokurorët publikë janë të vetëdijshëm për situatën ekonomike dhe nevojën për kursime, por sipas ligjit, paga e një prokurori publik nuk mund të ulet me ligj ose vendim të një organi shtetëror, përveç në rastin…

