Sot mbushen dhjetë vjet nga vdekja e akademik Pajazit Nushi, njeriu i cili tërë jetën ia kushtoi arsimit, edukimit, dijës dhe shkencës, por edhe çështjes kombëtare. Ai me të drejtë është vlerësuar ‘Simboli i dijes dhe paqes’, ’profesori i respektuar’, ‘pedagogu ynë’, ‘mendjendrituri’, e me emërtime të tjera. Akademik Pajazit Nushi ka ndërruar jetë më 2 shtator 2015, në moshën 82-vjeçare, ndërsa ishte rektor i kolegjit universitar “Iliria”. I lindur në Gjakovë, më 8 janar 1933, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, prof. dr. Pajazit Nushi, pas mësimit në Shkollën Normale të Gjakovës, i ndoqi mësimet në…
Author: Hamdi Kumanova
Edon Zhegrova është përforcimi i ri i Juventusit. Shqiptari nga Kosova kalon në Torino, duke firmosur një kontratë që e lidh me klubin deri në vitin 2030. Shuma bazë e transferimit është 14.3 milionë euro, e pagueshme në katër vite, ndërsa bonuse të mundshme arrijnë deri në 1.2 milionë euro dhe shpërblime shtesë për objektiva sportive deri në 3 milionë euro. Te “Zonja e Vjetër”, Zhegrova do të mbajë fanellën me numër 11.
Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale në shkolla është i pashmangshëm, andaj Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se trajnimi i mësimdhënësve të parë tashmë ka filluar. Grupe përfaqësuese mësimdhënësish nga disa shkolla do të trajtohen dhe më pas njohuritë do t’i shpërndajnë me kolegët e tyre. Nga mësimdhënësi do të varet se cilat mjete do të përdorë por duke përgatitur fillimisht nxënësit se cilat janë aspektet pozitive dhe negative të inteligjencës artificiale. Zbatimi në arsim do të fillojë nga gjysmëvjetori i dytë. “Dua t’u them prindërve se ky proces do të jetë rreptësishtë i kontrolluar. I falënderoj profesorët e…
Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Shkup kundër D.S., polic në Stacionin Policor Çair pranë SPB Shkup, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-v paragrafi 4 i Kodit Penal. I denoncuari, si person zyrtar në hapësirat e Njësisë për Çështje Administrative Shkup, ka nënshkruar dhe ka marrë 11 letërnjoftime dhe një listë-raport për dokumente të skanuara për persona që jetojnë në rajonin e PO Mirkovci në komunën Çuçer…
SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër B.M. (50) nga Tetova, për shkak të ekzistencës së bazës për dyshim se ka kryer veprën penale „dhunë“. Më 08.08.2025, në fshatin Zhelinë, Tetovë, në pikëpagesë, ai e ka sulmuar fizikisht B.A., duke përdorur një objekt të fortë.
Me nisjen e vitit të ri shkollor, kujdesi shëndetësor i fëmijëve vendoset në plan të parë. Një nga kushtet kryesore për regjistrimin në institucionet arsimore mbetet imunizimi i plotë i filloristëve. Fisnike Pustina, psikologe në shkollën fillore “ Kongresi i Manastirit” thotë se viteve të fundit është rritur ndërgjegjësimi i prindërve për ti vaksinuar fëmijët. “Kemi bashkëpunim të vazhdueshëm me institucionet që janë të shëndetësisë dhe mundohemi t’i informojmë prindërit për rëndësinë e vaksinimit të fëmijëve të tyre, pasi këtu në shkollë ato ballafaqohen me një grup më të madh, jemi një komunitet pak më i gjerë edhe e…
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një 36-vjeçar me inicialet B.S., nga fshati Malësi e Re, i cili ishte në kërkim aktiv. Sipas njoftimit të policisë në Facebook, ndaj tij ishte lëshuar vendim i plotfuqishëm nga Gjykata Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me katër vite e 100 ditë burg efektiv për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje grabitqare”. “I arrestuari është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.”, thuhet në njoftim. Njoftimi: Me datën 01.09.2025, Policet e Njësisë së Ndërlidhjes me Gjykatën pran Stacionit Policor në Prizren- Veri, pas veprimeve operative dhe hetimore,…
Edhe këtë vit, me gëzim të veçantë, UNIBanka përshëndeti brezin e ri të nxënësve të klasës së parë, fëmijët e punonjësve të saj, të cilët filluan një kapitull të ri dhe emocionues në botën e diturisë. Ne besojmë se në çdo fëmijë fshihet një talent dhe një ëndërr që meriton të të nxisë dhe mbështetet. Prandaj, UNIBanka organizoi një event për nxënësit e klasës së parë të punonjësve të saj, të mbushur me shumë buzëqeshje, kreativitet dhe miqësi. Këtë vit, eventi u pasurua me praninë e dy mysafireve: Irina Tosheva, stiliste modë e njohur për përkushtimin e saj ndaj qëndrueshmërisë,…
Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të veçantë, sidomos për fëmijët që nisin klasën e parë. “Për fëmijët e klasës së parë kjo ditë ka rëndësi të veçantë, sepse për ta nis një etapë e re, ku do të vendosen themelet e dijeve dhe formimit të tyre. Për nxënësit e klasave të tjera, ky është një vazhdim i rrugëtimit të dijes, një mundësi për të avancuar më tej,” – tha Mexhiti. Ai theksoi se…
Një ekip ekspertësh nga Turqia me në krye Bajram Vardarin është angazhuar për të përpiluar Master planin zhvillimor të kandidatit për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti, aktualisht zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor. Përvoja e tyre në planifikimin urban, arkitekturë dhe menaxhim hapësinor pritet të garantojë një vizion modern dhe të qëndrueshëm për komunën. “Në grupin e ekspertëve mes të tjerëve bëjnë pjesë edhe Nadir Dogan, planifikues urban i diplomuar në Universitetin ‘Gazi’, themelues i kompanisë ND İMAR A.Ş. dhe ekspert në hartimin e planeve hapësinore në shkallë të gjerë për qytetet…
Kapiteni i Italisë, Xhanluixhi Donaruma, është shumë pranë kalimit te Man. Siti për një shumë prej 27 milionë eurosh dhe me një pagë që kalon 15 milionë euro në sezon. Sipas asaj që “Football Italia” raporton ekskluzivisht, Man. Siiti ka arritur marrëveshje me PSZH për transferimin e portierit italian për rreth 27 milionë euro. Kontrata aktuale e Donaruma–s me PSZH-në skadon në qershor të vitit 2026, por klubi anglez ka siguruar tashmë shërbimet e tij në një marrëveshje pesëvjeçare me vlerë mbi 15 milionë euro në sezon, plus opsion për një vit shtesë, konfirmojnë burime të afërta me çështjen. …
Në Tetovë filloi viti i ri shkollor. Këtë vit rreth 1000 nxënës janë regjistruar në shkollat fillore, ndërsa rreth 1350 në shkollat e mesme. Sektori i arsimit pret që numrat të rriten, shkaku se ekziston edhe një afat për regjistrim. Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit nuk është ulur numri i nxënësve. “Sa iu përket shkollave fillore, trendi i regjistrimit është po i njëjti në krahasim me vitin e kaluar shkollor. Këtë vit kemi 940 nxënës të regjistruar në fillore dhe po ashtu numër i njëjtë është i regjistrimeve edhe në shkollat e mesme. Në shkollat fillore…

