Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri Hristijan Mickoski pret që Prokuroria deri në fund ta zbardh rastin me përgjimin të cilin e kanë kryer personat e ASK-së dhe AZ-së, për, siç theksoi ai, që më në fund t’i jepet fund keqpërdorimit me burimet e këtyre shërbimeve. “Është traditë kur LSDM është në Qeveri dhe kur LSDM menaxhon shërbimet në shtet, OBRM-PDUKM monitorohet. Ajo që mund të them, e kam thënë edhe në deklaratën time kur morëm informacione për atë që po ndodhte gjatë periudhës kur unë isha kryetar i opozitës më të madhe dhe partisë më të madhe politike VMRO-DPMNE. Nga natyra e gjërave, është…

Lexo më Shumë

Në Komisionin e Brendshëm janë dorëzuar tetë raste të dyshuara ndërhyrjesh kardiokirurgjikale pa bazë mjekësore, të cilat do të shqyrtohen me hollësi, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, lidhur me operacionet e paarsyetuara kirurgjikale në spitalet private, që si çështje u ngrit nga një mjek disa javë më parë. “Dua të ju informoj se deri te Komisioni i Brendshëm janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste. Komisioni do ti shqyrtojë të gjitha me hollësi, me qëllim që të përcaktohet e vërteta mbi bazë të fakteve mjekësore. Komisioni nesër do të mblidhet dhe këto dosje do të jenë rastet e…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, nga Bit Pazari paralajmëroi një plan konkret për integrimin e kësaj zone ekonomike e kulturore, së bashku me Çarshinë e Vjetër të Shkupit, dhe shndërrimin e saj në një atraksion turistik. “Jam këtu në zonën mes Çarshisë së Shkupit dhe Bit Pazarit. Gjithmonë kemi folur se aseti më i madh i Çairit është Çarshia. Mirëpo, nuk duhet harruar Bit Pazari si pjesa më dinamike, zemra e ekonomisë së Çairit, ku një numër i madh njerëzish nxjerrin bukën e tyre. Ai është gjithashtu një prej atraksioneve më të mëdha të komunës sonë, me…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, ka dalë në terren për të inspektuar punimet në rrugën “Muhamed Ajdari” në Gazi Babë. Ai bëri me dije se po realizohet rikonstruktimi total i rrugës, i cili do të lehtësojë qarkullimin dhe do të rrisë sigurinë për banorët. Investimi bëhet nga programi qeveritar dhe kap vlerën prej rreth 3 milionë denarësh. “Ky është një investim i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe do të rrisë sigurinë në këtë rrugë. Ai tregon bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet pushtetit lokal dhe atij qendror, duke…

Lexo më Shumë

Rreth 19 mijë euro iu paguan në mënyrë të paligjshme një punonjësi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. 51 vjeçari R.E. nga fshati Slupçan, në periudhën nga 1 dhjetori 2018 deri më 30 prill 2024, nuk erdhi në punën e tij si referent i ri, arkivist, në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë – Njësia Rajonale Kumanovë, dhe rregullisht ka marr pagë. Policia ngriti kallëzim penal kundër pesë personave për “shpërdorim detyre dhe autorizimi”, duke përfshirë dy drejtorë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Z.A dhe N.B të cilët me vetëdije e kanë miratuar praktikën e tillë. “I…

Lexo më Shumë

Shërbimi Bregdetar i Greqisë ndërmori një aksion shpëtimi në zonën detare të Nea Kalikatria, Halkidiki, pas denoncimit për zhdukjen e një notuese 63-vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut. Autoritetet bregdetare të Selanikut dhe Nea Mudanisë, në koordinim me Qendrën e Vetme për Hetim dhe Shpëtim, aktivizuan planin lokal emergjent. Në operacion morën pjesë një anije patrulluese e Shërbimit Bregdetar, tri anije private dhe dy automjete patrulluese në tokë. Notuesja u gjet e shëndoshë dhe pa lëndime, në tokë në zonën e Nea Kalikatria, dhe sipas saj nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Lexo më Shumë

Ministria e Energjetikës, Mineraleve dhe Minierave njofton se afati për aplikim në kuadër të programit të mbështetjes financiare për konsumatorët e cenueshëm të energjisë elektrike për vitin 2025 përfundoi më 30 gusht 2025. “Ky program ishte i dedikuar për individët dhe familjet që bëjnë pjesë në kategorinë e konsumatorëve më të ndjeshëm ndaj kostove të energjisë dhe ka për qëllim të ofrojë ndihmë direkte për pagesat e energjisë elektrike”, thonë nga ministria. Gjithashtu njoftojnë se së shpejti do të publikohet lista e përfituesve. Ndërsa procedurat e verifikimit janë në përfundim.

Lexo më Shumë

LSDM-ja i bëri thirrje edhe një herë qeverisë që “të mos i ikë së vërtetës” dhe që ASK të deklasifikojë menjëherë të gjithë dokumentacionin që lidhet me rastin që e paraqet si aferë të dyshuar për përgjim. “Nuk është e vërtetë që dokumentet duhet të deklasifikohen përmes një procedure gjyqësore, është vetëm një alibi, ekran pas së cilës fshihet qëllimi i vërtetë i qeverisë. Ligji është i qartë “ai që klasifikon, ai edhe deklasifikon”. Në këtë rast, është ASK dhe duhet të bëhet menjëherë”. “Akuzat nuk mund të bëhen publikisht pa asnjë provë, pa fakte. Një sjellje e…

Lexo më Shumë

VLEN përmes një komunikate thekson se Bujar Osmani është takuar me Gruevskin në Budapest, dëshmitë së shpejti do të dalin në opinion. “Bujar Osmani jo vetëm që ka qenë në Budapest së bashku me familjen e tij, por atje është takuar privatisht me të arratisurin nga drejtësia e Maqedonisë. Përpjekja e Osmanit për t’u fshehur pas justifikimeve për “informacione të klasifikuara” dhe më vonë ta mohojë takimin në Fejsbuk, është dëshmi e dyfytyrësisë së tij. E vërteta është e qartë: takimi ka ndodhur, dhe provat do të publikohen së shpejti përpara gjithë opinionit. Fakt është që MPB ka dyshuar…

Lexo më Shumë

Të rinjtë në Maqedoni sot jetojnë në një shtet që nuk po zhvillohet, një shtet ku nuk ka prosperitet, theksoi kryetari i LSDM-së, Dr. Venko Filipçe, gjatë takimit me studentët. Gjatë takimit, Filipçe theksoi se mungesa e një strategjie për përmirësimin e tregut të punës dhe varfëria në rritje janë vetëm disa nga arsyet për të cilat të rinjtë e shohin të ardhmen e tyre jashtë Maqedonisë. Statistikat tregojnë shifra të frikshme që tregojnë se të rinjtë po e lënë vendin, thonë nga LSDM. “Numri i personave të punësuar në vend është zvogëluar për mbi 17.000 veta.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër pas incidentit të ndodhur në Tetovë, ku dy të rinj shqiptarë u sulmuan fillimisht verbalish dhe më pas u dhunuan fizikisht nga agresorë, vetëm për shkak se janë shqiptarë. “Ky është krim i pastër etnik. Përveç dënimit, kërkoj zgjidhje ligjore të menjëhershme dhe apeloj tek të gjitha institucionet ndërkombëtare që të tregojnë vëmendje për mbrojtjen e popullit tonë, i cili sot është i përndjekur dhe i pambrojtur në këtë shtet”, tha Taravari. Ai shtoi se institucionet vendore duhet të reagojnë urgjentisht dhe të mos lejojnë përsëritjen e akteve…

Lexo më Shumë