Author: Hamdi Kumanova

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë-Krujë, pasditen e kësja të premteje, 10 prill, në fshatin Nikël. Sipas informacioneve paraprake, të mësuara nga TvKlan, kunati ka vrarë me armë zjarri kunatin. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Verjon, rreth orës 18:15, teksa viktima raportohet të jetë shtetasi Artur Çangu. “Në sallën operative të komisariatit të policisë Krujë është kryer një telefonatë nga një shtetas i cili është prezantuar si E.A dhe ka thënë që disa shtetas me çifte kanë qëlluar në drejtim A.Ç. policia mendon se është vrarë nga kunati por ende nuk e kanë konfirmuar plotësisht”, mëson…

Lexo më Shumë

Sipas rezultateve të një ankete të kohëve të fundit të zhvilluar në nivel kombëtar, deri në 76 përqind e qytetarëve mbështesin ndalimin e qasjes në mediat sociale për fëmijët nën 12 vjet dhe rregullimin e përdorimit të tyre nga të miturit. Prej këtyre, 58 përqind e mbështesin plotësisht këtë masë, ndërsa rezultati mesatar i mbështetjes është 4,3 nga 5, duke treguar një konsensus të fortë shoqëror se nevojiten masa urgjente institucionale për mbrojtjen e fëmijëve, transmeton Portalb.mk. Rezultatet i mbështesin drejtpërdrejt kërkesat e iniciativës qytetare “Për një fëmijëri të sigurt”, peticioni i së cilës për t’i ndaluar dhe rregulluar rrjetet…

Lexo më Shumë

Mikun tim, Kongresistin Eliot Engel, por edhe mik i gjithë shqiptarëve, e njihja prej dekadash. E kemi vizituar dhe na ka vizituar, dhe gjithmonë ishte mbresëlënëse njohuria e tij e gjerë për trungun dhe rrënjët shqiptare. Ndikimi i tij është i madh dhe gjurmët e tij mbeten të përhershme për ne si shqiptarë. Pa dyshim do t’i mungojë shumë kauzës shqiptare në botë, por trashëgimia që ka lënë do të jetojë gjithmonë në histori dhe në vepër. Faleminderit, miku ynë i shquar, dhe qofsh i parajsës.

Lexo më Shumë

Shtatë parti të vogla, të cilat në zgjedhjet e fundit lokale në Maqedoninë e Veriut garuan për rreth 200 vende këshilltarësh në 15 komuna, kryesisht të vogla – si Konçe ose Debërcë, nuk fituan asnjë mandat, por pavarësisht kësaj siguruan financim nga shteti për katër vitet e ardhshme. Për ta realizuar këtë atyre u duheshin shumë pak vota, për shembull 37 vota në Konçe, të cilat sipas përllogaritjeve të BIRN, sigurojnë një të ardhur vjetore prej rreth 80 mijë eurosh, transmeton Portalb.mk. Një fakt interesant në lidhje me këto zgjedhje është se të 33 partitë dhe koalicionet që morën pjesë në to…

Lexo më Shumë

Analisti dhe profesori Sadri Ramabaja deklaron se ka sinjale të qarta për zhvillime të rëndësishme politike në muajt në vijim, duke paralajmëruar madje edhe “befasi” në skenën rajonale, njofton euronews, përcjell agjencia e lajmeve INA. Sipas tij, pritet që në fund të prillit ose në fillim të majit të vihet në tavolinë një plan i ri amerikan, i cili në thelb ka njohjen e ndërsjellë mes Kosova dhe Serbia. Ky plan, sipas Ramabajës, do ta detyrojë Beogradin që të përballet me realitetin e krijuar politik dhe ta njohë shtetin e Kosovës. Megjithatë, ai thekson se një marrëveshje e…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përgëzuar ekuipazhin e Artemis II për misionin e tyre të suksesshëm dhe historik në hënë. Ai ka vlerësuar se udhëtimi i këtij ekuipazhi ishte spektakola. Në rrjetin e tij social, ai është shprehur krenar për ta. “Urime ekuipazhit të madh dhe shumë të talentuar të Artemis II. I gjithë udhëtimi ishte spektakolar, ulja ishte perfekte dhe, si President i Shteteve të Bashkuara, nuk mund të jem më krenar!”, ka shkruar Trump në një postim në Truth Social. Ai ka paralajmëruar udhëtimin e radhës në hapesirë. “Pres me padurim t’ju…

Lexo më Shumë

Një tërmet me magnitudë lokale sipas shkallës Rihter ML3.1, është regjistruar mbrëmë në orën 00:22, përcjell TV21. Nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup shtojnë se epiqendra e tërmetit vjen nga zona epiqendrore Delçevo-Berovë, 120 kilometra në juglindje të Shkupit. “Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndier nga banorët e qyteteve Pehçevë, Berovë dhe rrethinës, me intensitet prej III-IV gradë sipas shkallës evropiane makrosizmike”, njoftoi Observatori Sizmologjik.

Lexo më Shumë

Në pikëkalimin kufitar në Jarinje, njësitet policore kanë ndaluar dhe kontrolluar një automjet me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas i Serbisë, në orët e para të ditës së djeshme. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të realizuar nga njësiti policor në vijën e dytë të kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një sprej OC, si dhe rreth 900 pamflete me përmbajtje nacionaliste. Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt. “SPK. Jarinje 10.04.2026 – 01:10. Njësiti policor në vijën e dytë të kontrollit, kanë kontrolluar automjetin me targa…

Lexo më Shumë

Të paktën një person ka humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy sulmeve ruse në Ukrainën qendrore dhe lindore, vetëm pak orë përpara hyrjes në fuqi të një armëpushimi 32-orësh të shpallur nga Russia për festën e Pashkëve Ortodokse. Në rajonin e Poltavës, në Ukrainën qendrore, një person u vra dhe një tjetër u plagos pasi një dron goditi një zonë ku u dëmtuan një dyqan dhe një kafene. Lajmi u konfirmua nga kreu i komandës ushtarake rajonale, Vitaly Diakinevich. Ndërkohë, në rajonin verilindor të Sumyt, që kufizohet me Rusinë, sulmet me dronë mbi…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në ora 02:00 pas mesnate, 54-vjeçari pjestar i personave me iniciale pjesëshme L.B. nga Shkupi, ka denoncuar se rreth orës 01:30 në zonën e Qendrës, pasi ka refuzuar të transportonte më shumë persona se sa lejohet në automjetin e tij taksi, është sulmuar fizikisht nga një person. Gjatë incidentit, personi i denoncuar i ka dëmtuar edhe telefonin celular të taksistit. ​Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) njofton se ka nisur një fazë të re të konsolidimit dhe fuqizimit të strukturave të saj në Zhelinë, duke theksuar organizimin e brendshëm dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve. Në këtë kuadër, në krye të nëndegës është zgjedhur Memet Neziri, këshilltar komunal dhe aktivist i dëshmuar i partisë, i njohur për angazhimin e tij në terren dhe për mbështetjen e gjerë qytetare. Procesi zgjedhor u zhvillua në praninë e Sekretarit Organizativ të BDI-së, Nebi Rexhepi, i cili konsiderohet një nga shtyllat kryesore të organizimit partiak, si dhe me pjesëmarrjen e anëtarit të Kryesisë…

Lexo më Shumë

Nikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë, sonte në emisionin “Biznis 21” në TV21 tregoi në çfarë gjendjeje ndodhet sot Posta e Maqedonisë. Ugrinov tha se në vitin 2025, Posta regjistroi humbje prej 5 milionë eurosh. “Vitin 2025 e përfunduam me humbje prej rreth 5 milionë eurosh. Dhe nuk ka dallim nga viti 2024. Kjo humbje rritet nga muaji në muaj”, tha Ugrinov. Sa i përket vonesës së dërgesave, Ugrinov tha se ato nuk vonohen aq sa paraqitet në media. “Ka ankesa ditore nga rreth 10 qytetarë, ose në muaj rreth 240 ankesa”, deklaroi Ugrinov.

Lexo më Shumë