Author: Hamdi Kumanova

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova në emisionin Click Plus në TV21, tha se Maqedonia e Veriut nuk duhet të pres dekata për Bashkimin Evropian. “Duhet të theksoj se kur citohet deklarata e Kryeministrit, harrohet se ajo nuk ishte ashtu siç e përsërisim të gjithë, por ishte e lidhur me ‘nëse’, pra nëse në raportet me Bullgarinë. Nuk mendoj se duhet të presim dekada, përkundrazi. Ndonjëherë ka lëvizje edhe kur nuk janë para syve të publikut; do të ishin para syve të publikut nëse unë do të isha profesoreshë, por si presidente shumë gjëra, për shkak të natyrës së diplomacisë,…

Lexo më Shumë

Nëntë persona u arrestuan pas një përleshjeje masive me thika dhe objekte druri në kryqëzimin e Oslomejt në Kërçovë. Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1:30 të natës, kur shpërtheu një përleshje fizike midis disa personave, gjatë së cilës u përdorën thika dhe objekte druri. Dy persona pësuan prerje dhe lëndime në përleshje. Policia ndaloi nëntë persona – të rinj nga Prilepi, Manastiri dhe Kërçova. Ata u arrestuan disa orë më vonë, rreth orës 03:40, nga oficerë policie të Sektorit të Punëve të Brendshme të Kërçovës. – Oficerët e policisë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme të Kërçovës arrestuan D.A.…

Lexo më Shumë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masa në kohë për të mbrojtur ekonominë dhe standardin e jetesës së qytetarëve, dhe tani nuk ka kapacitet për t’u përballur me tronditjet e çmimeve dhe krizën. “Ajo që më habit është se si një parti demokristiane si VMRO-DPMNE u bërtet qytetarëve të saj para Pashkëve: ‘Le të shohim, le t’ju vëmë në provë, a do të jeni në gjendje t’i përballoni këto Pashkë me një tronditje çmimesh, dhe pastaj pas Pashkëve ndoshta do të ndërhyjmë në çmime’. Kjo më duket paksa kontradiktore për demokristianët. Qeveria nuk është ajo…

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku një person ka përfunduar në ndalim pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në rrugën “Haxhi Zeka”, ndërsa policia është njoftuar për një përplasje mes babait dhe djalit. Njësia policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar palën ankuese dhe të dyshuarin, të cilët më pas janë shoqëruar në Stacionin Policor – Veriu. Siç mëson Sinjali, viktima G. E (73 vjeç), pasi ka pranuar tretman mjekësor, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht…

Lexo më Shumë

Florentino Perez ka vendosur të ndërmarrë një tjetër lëvizje të madhe në tregun evropian të transferimeve, duke synuar afrimin e Michael Olise për të krijuar një repart ofensiv elitë së bashku me Vinícius Junior dhe Kylian Mbappe te Real Madridi. Sipas raportimeve, drejtuesit madrilenë janë mahnitur nga paraqitjet e fundit të Olise, veçanërisht pas performancës së tij në “Santiago Bernabeu” në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Si rezultat, klubi spanjoll po përgatit një ofertë të jashtëzakonshme për Bayern Munich, që përfshin 150 milionë euro si dhe transferimin përfundimtar të Brahim Diaz. Diaz, i cili nuk…

Lexo më Shumë

Gazetari Artan Hoxha ka ngritur akuza të forta ndaj mënyrës se si paraqitet lufta kundër korrupsionit në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ai deklaroi se statistikat e SPAK po përdoren për të krijuar një perceptim të rremë të suksesit. Sipas Hoxhës, fokusimi te hetimet ndaj kryetarëve të bashkive të vogla nuk pasqyron realitetin e korrupsionit në vend. Ai argumentoi se dëmi më i madh lidhet me projektet e mëdha publike, duke përmendur investime infrastrukturore si Rruga e Arbërit dhe tuneli i Llogara, të cilat sipas tij kanë krijuar kosto të larta për shtetin. Gazetari…

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një armëpushim të Pashkëve ortodokse me Ukrainën, sipas një deklarate të Kremlinit. Siç u bë e ditur, “me vendim të Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, një armëpushim do të hyjë në fuqi nga ora 16:00 e 11 prillit deri në fund të 12 prillit 2026”. Kremlini vuri në dukje se pret që pala ukrainase të ndjekë të njëjtin qëndrim, duke miratuar një armëpushim përkatës për periudhën e Pashkëve. Sipas deklaratës, forcat ushtarake ruse janë urdhëruar të ndërpresin operacionet në të gjitha frontet, duke mbetur në gatishmëri për t’iu përgjigjur veprimeve…

Lexo më Shumë

Goditja e tregut të pasurive të paluajtshme në Dubai, për shkak të sulmeve në Lindjen e Mesme, po shndërrohet në një mundësi të re për zonat bregdetare shqiptare, veçanërisht për Vlorën dhe Sarandën. Sipas agjentit imobiliar, Eron Çumani, shumë investitorë ndërkombëtarë që më parë shfrytëzonin Dubain për blerje prone, tani po drejtohen në Shqipëri, duke parë këtu një alternativë më të sigurt dhe me rritje potenciale. “Të gjitha kapitalet që vendosen, qoftë në mënyrë formale apo informale, shpesh investohen në pasuri të paluajtshme. Në Dubai, pas fillimit të luftës në Lindjen e Mesme, 30 deri në 70% e pronave kanë…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i mërzitur nga dështimi i aleatëve të NATO-s për të ndihmuar në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit dhe i zemëruar që planet e tij për të blerë Groenlandën nuk kanë ecur përpara, ka diskutuar me këshilltarët mundësinë e largimit të disa trupave amerikane nga Evropa, shkruan media prestigjioze ndërkombëtare “Reuters”, duke cituar një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë. Asnjë vendim nuk është marrë dhe Shtëpia e Bardhë nuk e ka udhëzuar Pentagonin të hartojë plane konkrete për një reduktim të trupave në kontinent, tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetej anonim për të…

Lexo më Shumë

Kur kriza e energjisë në fund të vitit 2021 u duk qartë në horizont qeveria shqiptare shpalli garën për të marrë me qira asete termike për të prodhuar një pjesë të energjisë me naftë. Kjo procedurë rezultoi me “Dy Tigra” (termocentrale lundrues ne anije) që u vendosën në Vlorë në vjeshtën e vitit 2022. Në fakt në atë kohë ende kjo blerje justifikohej me çmimet e larta të energjisë që në gusht 2022 arritën nivel rekord. Por teksa vitet kaluan dhe kriza u zbeh, dy termocentralet lundrues nuk u vunë asnjëherë në punë në formë të plotë për të justifikuar…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se në ciklin e dytë të takimeve mes Kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhikut, për çështjen e presidentit, është diskutuar për marrëveshje mes këtyre dy partive. Sipas Hazirit, takimi i parë ka qenë konstruktiv dhe se bisedimet do të vazhdojnë. “z.Abdixhiku ka pas takime me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, në rastin e parë është biseduar për një proces konsensual e në rastin dytë po flitet për një marrëveshje LDK-LVV. Takimi i parë ka qenë në frymë konstruktive edhe në mundësi që roli jonë si LDK, si grup…

Lexo më Shumë