Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër Iranin për mënyrën se si po menaxhon qarkullimin e naftës në Ngushtica e Hormuzit, duke e cilësuar situatën si problematike dhe të papranueshme. Në një reagim të fundit, Trump akuzoi Teheranin për dështim në garantimin e kalimit të lirë të naftës në këtë pikë kyçe strategjike. “Irani po bën një punë shumë të keqe dhe disa do të thoshin të pandershme në lejimin e kalimit të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo nuk është marrëveshja që kemi!”, është shprehur ai. Megjithatë në një intervistë për NBC, Trump tha se ishte “shumë optimist” se…
Author: Hamdi Kumanova
Në kushte të paqëndrueshmërisë së shtuar në tregun e energjisë, kompania EDS prezantoi një ofertë të re për bizneset, e cila për herë të parë në treg kombinon stabilitetin afatgjatë të çmimeve me një vlerë të shtuar konkrete. Bëhet fjalë për një kontratë furnizimi me energji elektrike për 24 muaj me çmim fiks të garantuar, që u mundëson kompanive siguri dhe planifikim më të mirë të kostove. Si pjesë e fushatës, klientët marrin gjithashtu një kondicioner inverter si dhuratë, me vlerë prej 25.000 denarë. Sipas vlerësimeve, kompanitë mund të kursejnë deri në 40% në faturat e energjisë elektrike, gjë që…
Sherr për trafikun në Tetovë: 31-vjeçari plagos me thikë bashkëqytetarin Më datë 08.04.2026 në ora 21:35, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.M. (31) nga Tetova. Sipas raportimit, rreth orës 20:00 në rr. “Andrea Jovanovski Zhurçin”, pas një debati lidhur me trafikun, ai ka përdorur një thikë duke i shkaktuar lëndime personit B.D. (36). Policia po punon në dokumentimin e plotë të rastit.
MPB njofton se me datë 08.04.2026 në ora 14:40, personi A.J. (39) nga fshati Dobridoll ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht në vendin e tij të punës. Viktima, i punësuar si higjienist në shkollën fillore të fshatit, ka treguar se sulmuesi është bashkëfshatari i tij me iniciale N.B. Po ndërmerren masa për zbardhjen e motiveve.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, njoftoi se Ana Mitreska dhe Igor Veliçkovski janë emëruar zëvendësguvernatorë të Bankës Popullore dhe dhanë deklaratën solemne, duke u zotuar për përgjegjësi dhe profesionalizëm në funksionin e tyre. “Pata kënaqësi të pres znj. Ana Mitreska dhe z. Igor Veliçkovski, të sapoemëruar si zëvendësguvernatorë të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dhanë deklaratën e tyre solemne. Me këtë akt, ata shprehën përkushtimin e tyre për të ushtruar funksionin me përgjegjësi, profesionalizëm dhe integritet, në shërbim të stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të vendit. I urova për detyrën e…
Profesoresha universitare Ana Çupevska tha se përpjekjet për riaktualizimin e çështjeve të mbyllura që lidhen me gjuhët përbëjnë rrezik për rendin kushtetues dhe kohezionin e shtetit, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht dhe të shoqëruara me keqpërdorim të diskursit publik, përcjell KDP. Në një postim në rrjetet sociale, Çupevska vlerësoi se Marrëveshja e Ohrit mbetet themeli funksional i shtetit dhe një kusht kyç për stabilitetin politik, duke theksuar se çdo relativizim i saj përbën “atak të drejtpërdrejtë ndaj kohezionit shtetëror”. Ajo deklaroi se çështjet që lidhen me përdorimin e gjuhëve duhet të trajtohen me “precizion politologjik” dhe pa…
Tre banorë të fshatit Kamjan kanë raportuar bashkëfshatarin e tyre I.E. për “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim të pasurisë së paluajtshme”. Sipas denoncimit, ai ka ndërtuar një mur betoni në tokë shtetërore, duke u bllokuar rrugën drejt pronave të tyre, pavarësisht se denoncuesit posedojnë një vendim gjyqësor për të drejtën e përdorimit të asaj rruge që nga viti 1979.
Çmimi i lartë i naftës në Shqipëri vijon të shkaktojë dyndje të shtetasve shqiptar drejt vendeve fqinje që e kanë shumë më lirë litrin e naftës. Vizion Plus shkruan se në doganën e Bllatës që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut çdo ditë krijohet radhë e gjatë për shkak të numrit të lartë të automjeteve që dalin në Maqedoninë e Veriut për të mbushur makinat e tyre me naftë. Banorët e Dibrës dhe Bulqizës i drejtohen karburanteve të Maqedonisë së Veriut sa herë kanë nevojë për të furnizuar automjetet e tyre. Vizion Plus raporton se përveç në Bllatë, ka radhë…
Në Regjistrin Elektronik Kombëtar të Rregulloreve (ENER), prej sot është i disponueshëm propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit të njeriut për qëllime mjekimi, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. “Nga zbatimi i deritanishëm i ligjit ka dalë nevoja për të bërë ndryshime dhe plotësime në drejtim të zgjerimit të rrethit të personave që mund të jenë dhurues të gjallë të organeve, thjeshtësimit dhe ndryshimit të procedurave administrative, si dhe mundësimit që çdo qytetar, përmes një deklarate te mjeku i tij amë, të përcaktohet si donator potencial i organeve pas vdekjes. Ky është edhe…
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot mori pjesë në seancën e pyetjeve të opozitës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me menaxhimin e mbeturinave, ministri Hoxha theksoi se sistemi rajonal për menaxhimin e mbeturinave është në fokus të punës së tij. Ai para deputetëve tha se bëhet fjalë për një strategji jashtëzakonisht të rëndësishme që më në fund po realizohet dhe nuk është më vetëm një dokument në letër, por po zbatohet aktivisht në terren. Deponitë ilegale, si dhe ato me funksionim të dobët apo jofunksionale, po bëhen…
Gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në Alsat, u trajtua një çështja e mundësimit dhe e organizimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në këtë kontekst, juristi Ibrahim Bajrami dha një sqarim të detajuar lidhur me bazën ligjore që e mundëson një gjë të tillë duke sqaruar se kjo e drejtë buron nga ligji për përdorimin e gjuhëve i cili u miratua me 14 janar 2019, dhe i cili hyri në fuqi tetë ditë pas shpalljes në gazetën zyrtare, duke shtuar se ligji ka një gamë të gjerë zbatimi dhe përfshin edhe përdorimin e gjuhës shqipe në…
Në territorin e Shkupit pa ujë janë disa rrugë si dhe shkolla “Dimitar Vlahov”, që nga ora tetë. Këshktu njoftuan nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” Shkup.

