Më 10.04.2026 në ora 22:00 në rrugën lokale drejt fshatit Kamjan, punonjësit policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë ndaluar një mjet veturën “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.D.(19) nga fshati Ozormisht, i cili nuk posedonte patentë shoferi. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur një qen i lënduar i racës “Pit Bull”, për të cilin personat në automjet kanë deklaruar se është lënduar gjatë ndeshjeve me qen në fshatin Kamjan. Së bashku me shoferin, janë privuar nga liria edhe dy bashkudhëtarë 17-vjeçarë nga fshati Zhelinë. Është njoftuar inspektori veteriner dhe po merren masa për trajtimin…
Author: Hamdi Kumanova
Më 10.04.2026 në ora 18:00 në Stacionin Policor të Gostivarit, personi A.M.(48) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 17:40, në ambientet e një kompanie taksish në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga kolegu i tij S.J.(61). Më vonë, në ora 19:20, S.J. është privuar nga liria dhe është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës.
Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në fillimin e këtij viti, Qeveria e Kosovës e miratoi për së dyti Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor më 3 prill 2026. Më 10 prill i njëjti u miratua në lexim të parë nga Kuvendi i Kosovës. Megjithëse një ligj të tillë Kosova e ka që nga 2014-ta, në praktikë sigurimi shëndetësor asnjëherë nuk u realizua. Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, profesori i politikave shëndetësore, Liridon Bllaca, thotë se Kosova është vonuar me këtë sistem, megjithëse tani sheh mundësi se do të jetësohet në praktikë. Bllaca vlerëson se funksionalizimi i…
Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë asetet e ngrira iraniane të mbajtura në Katar dhe banka të tjera të huaja, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar një burim të lartë iranian. Burimi, i cili nuk donte të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, e përshëndeti këtë veprim si një shenjë “serioziteti” në arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në në bisedimet në Islamabad. Sipas Reuters, SHBA-të ende nuk kanë bërë ndonjë koment publik për këtë çështje. Aty thuhet se ngrirja e aseteve është “e lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit”. Ju…
FC Barcelona ka vendosur një rekord jo fort të dëshirueshëm në Ligën e Kampionëve. Sipas statistikave të 10 sezoneve të fundit, gjiganti katalanas është klubi me më së shumti kartonë të kuq në këtë kompeticion, duke grumbulluar plot 12 përjashtime nga loja. Ky bilanc negativ tregon për problemet disiplinore që skuadra ka hasur ndër vite në skenën më të madhe të futbollit evropian, shpesh në momente vendimtare që kanë ndikuar në rrjedhën e ndeshjeve. Kartonët e kuq kanë qenë shpesh faktor kyç në eliminimet e Barcelonës në këtë periudhë, duke lënë ekipin në disavantazh numerik ndaj kundërshtarëve.
Burrel- Skuraj është ndër akset nacionale më problematike në vendin tonë. E gjithë rruga ka probleme të ndryshme që nga dëmtimi i asfaltit, mungesa e barrierave mbrojtëse e deri tek mungesa e sinjalistikës horizontale e asaj vertikale. Më problematik mbetet segmenti nga Burreli deri tek Ura e Ulzës, ku çedimet e shumta, gropat e mëdha dhe dëmtimi i shtresës së fundit asfaltike, e bëjnë udhëtimin tepër të vështirë. Drejtuesit e mjeteve shprehen se nuk mbajnë mend se kur është investuar për herë të fundit ndërsa emigrantët që janë kthyer pas 19 vitesh thonë se gjendja nuk ka asnjë ndryshim pasi…
Një 28-vjeçar nga Kosova është dënuar me pesë vite burg në Gjermani dhe përballet gjithashtu me dëbim nga vendi, pasi shkaktoi një aksident fatal gjatë një gare ilegale me makina. Ngjarja kishte ndodhur në vitin 2019 në qytetin Moers, ku i riu po drejtonte automjetin me shpejtësi ekstreme, rreth 167 km/h, brenda zonës urbane dhe në korsinë e kundërt. Si pasojë, ai u përplas me një automjet tjetër, duke shkaktuar vdekjen e një gruaje 43-vjeçare, nënë e dy fëmijëve. Sipas raportimeve të gazetës gjermane Bild, pas përfundimit të procesit gjyqësor, gjykata e shpalli fajtor për vrasje nga pakujdesia në rrethana…
Vedat Muriqi me shumë gjasa do të jetë i Fenerbahçes për edicionin e ardhshëm. Transferimi i sulmuesit nga Kosova mund të konkretizohet për 5 deri në 6 milionë euro. Vetë dëshira e Muriqit është që të luajë në Turqi. “Më 11 janar, mund të transferohesha te Fenerbahçe. Fola me drejtorin tonë sportiv në Majorka, por ata nuk e dhanë lejen”, u shpreh Muriqi. 31-vjeçari po kalon një sezon ëndrrash në aspektin personal. Me 19 gola e tij është i vetmi që ndjek Mbapen që regjistron 23 gola në La Liga. Majorka rrezikon rënien, pasi është 2 pikë larg zonës së…
Më datë 10.04.2026, zyrtarë policorë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin M.S. (38) në Gostivar. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në një objekt gastronomik (restorant), të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë dhe lëndë pluhur të bardhë, ndërsa marihuanë është gjetur edhe brenda objektit gastronomik. Më datë 11.04.2026, në ora 02:00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Çegranit kanë privuar nga liria personin U.I. (57) nga fshati Forinë e Gostivarit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar lëndë…
Nga tridhjetë e ca posta private, vetëm 2-3 plotësojnë kushtet për punë dhe të tjerat duhet të mbyllen, tha në emisionin “Biznis 21” në TV21, Nikollçe Ugrinov, zëvendësdrejtor i Postës së Maqedonisë. Ugrinov tha se këto posta punojnë pa letra fiskale dhe dëmtojnë Postën e Maqedonisë dhe buxhetin me praktika të padrejta. “Shteti është humbësi më i madh këtu, sepse të gjithë e dini parimin: Alo, Nikollçe, unë jam para ndërtesës, dil të ta jap dërgesën. Shkon, do të hapë një i panjohur dritaren e një furgoni. Firmos këtu që e ke marrë dërgesën, më jep 150 denarë. Kush ka…
Kryeministri Mickoski paralajmëroi ulje të çmimeve të dizelit dhe benzinës në mbledhjen e radhës të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE). Në një konferencë për media në Qeveri, ai njoftoi se mbetet në fuqi edhe zbritja prej dy denarësh nga OKTA për partnerët e saj. ”Presim që në mbledhjen e radhës të KRRE-së të merret vendim me të cilin do të kemi ulje të çmimeve të karburanteve dizel dhe benzinës. Konkretisht, EUROSUPER 95 dhe 98 do të ulen për 1.5 denarë, ndërsa dizeli do të ulet për 2.5 denarë,” deklaroi Mickoski. Ai shtoi se Maqedonia në mënyrë të rregullt dhe të…
Paris Saint-Germain është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me trajnerin Luis Enrique, e cila pritet ta mbajë atë në krye të ekipit deri në vitin 2030. Trajneri spanjoll është kthyer në figurën kyçe të projektit afatgjatë të klubit parisien, dhe drejtuesit duan të sigurojnë vazhdimësinë e tij përtej kontratës aktuale, e cila ishte e vlefshme deri në vitin 2027. Marrëveshja e re synon ta lidhë atë edhe për katër vite të tjera me kampionët e Francës. Drejtuesit e klubit, të udhëhequr nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, po punojnë për të finalizuar detajet para përfundimit të sezonit. Madje, PSG po…

