Më 10.04.2026 në ora 22:00 në rrugën lokale drejt fshatit Kamjan, punonjësit policorë nga Stacioni Policor i Kamjanit kanë ndaluar një mjet veturën “Golf” me targa të Tetovës, të drejtuar nga A.D.(19) nga fshati Ozormisht, i cili nuk posedonte patentë shoferi. Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit është gjetur një qen i lënduar i racës “Pit Bull”, për të cilin personat në automjet kanë deklaruar se është lënduar gjatë ndeshjeve me qen në fshatin Kamjan. Së bashku me shoferin, janë privuar nga liria edhe dy bashkudhëtarë 17-vjeçarë nga fshati Zhelinë. Është njoftuar inspektori veteriner dhe po merren masa për trajtimin e duhur të kafshës dhe dokumentimin e rastit, ndërsa ata së bashku me automjetin janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
Data 01.11.2026
Aktuale
- Risi të reja në WhatsApp: Si të menaxhoni më mirë grupet tuaja
- Pranvera dhe Marjani do të bëhen prindër për herë të dytë! Reagimi i Marjanit emocionon rrjetin
- Protesta e qytetarëve: Albin Kurti nën presion për dorëheqje
- Zgjedhjet në Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 13:00 kanë votuar 4.518 qytetarë, dalja arrin në 27,81%
- Dalja në votime në Bërvenicë deri në orën 13:00 është 27,81%! 7,31% më e lartë se në raundin e parë
- 30 huliganë të “FAMILY”-t sulmojnë 50 tifozë të “Rabotniçkit”, rëndë plagoset një 16-vjeçar
- Petrushevski: Si është e mundur që për zjarrin në spitalin modular në Tetovë të mos ketë të dënuar?
- Apeli i Naim Murselit: Dënimi me burgim të përjetshëm në shqyrtim



