Me propozim të këshilltares nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Marija Andonovska, Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të tretë me 24 vota “për” dhe 19 “kundër” në rend të ditës e shtoi edhe pikën për “Vendimin për shfuqizimin e vendimit për përcaktimin dhe ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit”. “Ky është vendim, që u miratua nga përbërja paraprake dhe para zgjedhjeve dhe kjo gërshetohet me procedurat e caktuara ligjore dhe e njëjta u ngujua në regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë. Përveç asaj se u miratua në mënyrë joadekuate dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.858 testime të realizuara 396 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21. Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 207 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq, 14 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin./TV21
Dje, në ora 10 të mëngjesit në rajonin e Çairit policia arrestoi një fëmijë nga Shkupi. Ai është kapur me marihuanë, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, transmeton TV21.
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot në një konferencë për media tha se qeveria do të reagojë nëse furnizuesit në mënyrë të kundërligjshme do t’i ndërpresin kontratat e kompanive të mëdha të furnizimit me energji elektrike dhe do t’i shantazhojnë ato që të paguajnë 500 euro për megavat orë paraprakisht. “Shteti nuk mund të ndërhyjë, marrëveshjet bëhen sipas tregut të liberalizuar. Jemi duke diskutuar me Komisionin Rregullator të Energjisë nëse arsyet për ndërprerje janë në përputhje me Ligjin për Detyrimet dhe Ligjin për Energjinë. Nëse shohim se ka një bazë, sigurisht që do të reagojë Qeveria. Çmimet e…
Që nga dita e nesërme nuk do të vlejnë masat kundër ndotjes së ajrit që i ndërmori Qyteti i Shkupit. Këto masa kishin për qëllim parandalimin e ndotjes enorme të ajrit në kryeqendër. Në takimin e sotëm me gazetarët, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklaroi se masat e deritanishme kanë dhënë rezultat. Për këtë arsye, nga dita e nesërme do të shfuqizohen masat dhe transporti publik kthehet në normalitet, që nënkuptohet edhe me pagesë./Alsat
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.12.2021) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 199 sanksione, prej të cilave tridhjetë e tre sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dyzet e një sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e një gjobë për drejtimin e automjetit pa patentë shofer. Poashtu janë shqiptuar edhe dhjetë masa për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, shtatëmbëdhjetë sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, dymbëdhjetë kundërvajtje për këmbësorët dhe tridhjetë e shtatë gjoba…
Gjatë ditës së djeshme (28.12.2021) Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në tërë terrirorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 116 shoferë, katër prej tyre kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 55 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 61 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë…
Gjatë mbrëmjes së kaluar (28.12.2021) në periudhën nga ora 09:00 deri më ora 13:00 Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk u japin përparësi kalimi këmbësorëve. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar dyzet e gjashtë shoferë të cilëve u janë shqiptuar gjoba adekuate. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në brifingun me gazetarë zbuloi se vitin e kaluar, në dhjetor, ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në atë kohë, Ekaterina Zakharieva i ka dhënë propozim – marrëveshje për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Siç tha Osmani, dy nene ishin kontestuese nga kjo marrëveshje ku kërkohej që të nënshkruajnë se gjuha maqedonase ka dalë nga bullgarishtja, kurse kombi nga përpjekja për çlirim nga Perandoria Osmane. Ai ka shtuar se tani për tani nuk ka ndonjë ide për marrëveshje të re me fqinjin tonë.
Në rrjetin social Telegram është hapur grupi i ri “Dhoma publike” në të cilin ndahen fotografi, profile nga rrjetet sociale, të dhëna personale, adresa dhe numra të vajzave nga Maqedonia, njofton Telma. Grupi për një ditë numëron 219 anëtarë, kurse deri më tani janë shpërndarë 61 foto dhe 14 video. Skandali i “Dhomës publike” u zbulua vitin e kaluar kur foto dhe video me vajza, disa prej tyre edhe të mitura, u shpërndanë në grupin Telegram. Atëkohë, grupi u mbyllë, por në janar të këtij viti, përsëri ishte hapur një grup tjetër. Prokuroria Publike në muajin prill pas reagimeve të…
Balkan Energy Eroup (BEG) ka kërkuar që çmimi i ngrohjes qendrore të rritet për 300% nga 1 janari i vitit të ardhshëm, njofton “Faktor”. Në kërkesën që ata e kanë dorëzuar deri te Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), ata potencojnë se çmimi i gazit u është rritur në mënyrë drastike, gjegjësisht për 300%, në raport me korrikun e vitit të kaluar kur KRRE solli vendimin përfundimtar për çmimin e energjisë së ngrohjes. Çfarë rritje do të aprovojë KRRE nuk dihet, por tregojnë se vendi nuk ka prodhim vendor të gazit dhe ai blihet, ndërkaq çmimi në bursën botërore është dramatik.…
Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 22:30 policia ka marr një thirrje për ndihmë nga 57 vjeçari P.H. nga Tetova, njoftojnë nga MPB. Sipas njoftimit, për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës në malin e Galiçicës, P.H. është bllokuar me makinën e tij “Jeep” me targa të Shqipërisë, në rrugën Otoshev-Shën Naum, në të cilën rrugë ka ndalesë aktive për qarkullim gjatë dimrit. “Zyrtarë policorë nga Vendkalimi Stenje menjëherë kanë dal në terren, pas çka në ora 21:00 në afërsi të vendit të quajtur Qendër Sikijimi – Galiçicë është gjetur vetuar e bllokuar në borë. Personit P.H. i…

