Një edukatore në Shkup ka rrahur një fëmijë. Pas procedurës së realizuar, prokurori publik në Shkup ngriti aktakuzë kundër saj, bëjnë të ditur nga Prokuroria Publike, transmeton TV21.
“Më datë 01.09.2021, e akuzuara, 48-vjeçare, edukatore në kopsht të fëmijëve në Autokomandë, ka kryer dhunë fizike ndaj fëmijës së lënë nën kujdes në objekt. Derisa ka shpërndarë ushqimin për fëmijët e grupit, e akuzuara me lugë metalike ka goditur fëmijën në kokë, duke shkaktuar plagë trupore”, qëndron në njoftim.