Author: Hamdi Kumanova

Më 10 mars Këshilli i Prokurorëve Publik caktuan seancë në të cilën do të zgjidhen prokurorët e Prokurorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Zgjedhje e prokurorëve është pikë e pestë në seancën që do të mbahet ditën e enjte, ndërkaq tashmë një muaj në këtë prokurori punohet me 5 prokurorë më pak për shkak 5 prokurorëve u skadoi afati më 1 shkurt. Më herët, shefja e kësaj prokuroria u shpreh se funksionojnë me vështirësi, ndërsa në gjykime nga 1 shkurti shkojnë vetëm prokurorët me mandat. Për 5 vendet e lira në garë janë 10 prokurorë të cilët…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut drejt heqjes së tërësishme të masave kufizuese. Kreu i Komisionit për sëmundje infektive Aleksandar Petlickovski në një intervistë u shpreh optimist se trendi i uljes së rasteve të reja dhe shtrimeve në spitale si pasojë e Kovid19 do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së ardhshme, gjë e cila do të mundësojë lehtësimin e masave. Ai shtoi se për momentin nuk parashihen lehtësime për shtetasit e huaj të cilët futen brenda Maqedonisë. Doza e tretë e vaksinës anti Kovid sipas tij, për momentin është mbrojtja më e sigurt ndaj virusit korona. z. Petlickovski, disa vende të BE-së si…

Lexo më Shumë

Anastasija Ilievska nga VMRO-DPMNE në konferencë për shtyp tha se opinioni ka pasur mundësi të dëgjojë deklaratë të Pendarovskit se ai ka ditur që nga 8 nëntori se do të ketë luftës mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas saj, për 5 muaj, krerët shtetërorë nuk kanë ndërmarrë asgjë në sigurimin e rezervave dhe përgatitje për krizë. Ajo theksoi se as më 24 shkurt në Këshillin për Siguri nuk janë marrë masa për të mbrojtur qytetarët nga pasojat që i nxit kjo luftë. “Qeveria duhet të përgjigjet se çfarë ka bërë në lidhje me rezervat e domosdoshme të derivateve tv naftës dhe…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend prezanton për herë të parë Çmimin e Komunës më të Gjelbër. Thirrja është e hapur për të gjitha komunat në Maqedoninë e Veriut dhe u ofron atyre mundësinë për të shpalosur aktivitetet me të cilat kanë kontribuar në mbrojtjen e mjedisit, transmeton Portalb.mk. Thirrja synon promovimin e praktikave të mira të krijuara në vitin 2021 në nivel komunal sa i përket menaxhimit të mbeturinave. Çmimi do t’i dorëzohet komunës ‘më të gjelbër’ më 05 qershor 2022 në Ditën Botërore të Mjedisit, nga Ambasadori David Geer, Shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian. “Në vazhdim të…

Lexo më Shumë

Delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në përbërje të koordinatorëve nacionalë Marjan Zabërçanec dhe Nolla Ismajlloska Starova dhe këshilltari i Kryeministrit për politikë të jashtme, Edmond Ademi realizuan takim pune në Uashington me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Eskobar, në kuadër të vizitës studimore në SHBA të grupit koordinues rajonal të nismës “Ballkani i Hapur”. Në takim, përfaqësuesit e “Ballkanit të Hapur” nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia me përfaqësuesit t Departamentit të Shtetit të SHBA-ve biseduan për rëndësinë e lidhjes rajonale dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve, kapitalit,…

Lexo më Shumë

Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë i Universitetit të Tetovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Trakisë nga Republika e Turqisë, sot organizuan Simpozium shkencor, me temë: “Qasjet aktuale ndaj kancerit të mushkërive”. Në emër të Universitetit të Tetovës, të pranishmëve me fjalë rasti iu drejtua prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Hazir Pollozhani. Prorektori i përgëzoi njësitë tona akademike për organizimin e kësaj veprimtarie shkencore, për përkushtimin ndaj mjekësisë, me theks të veçantë për trajtimin e qasjeve aktuale ndaj kancerit të mushkërive, që është edhe tema kryesore e këtij tubimi shkencor. Sipas tij, Universiteti i Tetovës, si njëri…

Lexo më Shumë

Në deponinë e Drislës sot janë asgjësuar 67 mijë doza vaksina Pfizer, Astra Zeneka dhe një pjesë e vogël e Sinofarm, me afat të skaduar. Asgjësimi i vaksinave realizohet në disa faza, duke filluar nga sot dhe do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme ku do të asgjësohen edhe 200 mijë doza të tjera. E gjithë procedura është realizuar në bashkëpunim me Institutin e Transfuziologjisë. Theksojmë se të gjitha vaksinat që përdoren aktualisht janë të sigurta dhe të mbrojtura dhe sipas procedurës ligjore, vaksinat me afat të skaduar fillimisht tërhiqen nga përdorimi dhe më pas nis procedurë për asgjësimin e…

Lexo më Shumë

Edhe këtë muaj nuk do të ketë epilog gjyqësor për rastin “Llaskarca”. Tashmë ka filluar superekspertiza e kërkuar nga Gjykata penale e Shkupit, shkruan Alsat. Byroja e Ekspertizës Gjyqësore ka angazhuar shtatë ekspertë të licencuar për të bërë ekspertizën, që duhet të tregojë se përse autobusi i “Durmo Tours” u aksidentua në autostradën Shkup – Tetovë më 13 shkurt 2019. Byroja nuk jep detaje, as kur ka nisur ekspertiza dhe as kur pritet të përfundojë. Ndërkohë në Gjykatën Penale, janë caktuar seancat për muajin mars dhe prill, por duket se ato do të shtyhen deri në mbërritjen e super-ekspertizës. “Nga…

Lexo më Shumë

Mjekët nuk dëshirojnë të dalin në rrugë për grevë, por shprehen të mllefosur që shëndetësia publike humb fuqinë për shkak të presionit nga shëndetësia private. Këtë e thanë mjekët amë që sot sërish protestuan si para dy javëve. Mjekët në Maqedoni tani qëndrojnë vetëm për pacientët urgjent. Te mjekja Stanoevska sot ka pasur vetëm një pacient për ta matur temperaturën, ndërsa në telefon thirrin persona për termin dhe testime. Mjekët që janë pjesë e organizatave që bëjnë thirrje për protestë sot nuk lëshojnë sistemin “Termini im”. Pacientët kronikë tashmë e kanë siguruar terapinë, ndërsa recetë do të mund të marrin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në selinë e partisë ka takuar kryetarin e Unionit Demokratik Qytetar, Petar Kolev. Me të kanë biseduar për ngjarjet e brendshme politike, por edhe për zhvillimet ndërkombëtare, transmeton Almakos. “ Pata nderin që sot të kem mysafir në selinë e partisë, Kryetarin e Unionit Demokratik Qytetar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petar Kolev. Biseduam për ngjarjet e brendshme politike, por edhe për zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht rreth Ukrainës, që shkaktojnë shqetësim në mbarë Europën dhe botën, edhe në vendin tonë. Në këtë funksion theksuam se sa e rëndësishme është qe vendi ynë të jetë plotësisht…

Lexo më Shumë

VENDI KA SASI TË MJAFTUESHME TË MALLRAVE REZERVË DHE DERIVATEVE Kryeministri, Dimitar Kovaçevski e ka quajtur “përfitim klasik lufte” veprën e një pjese të tregtarëve të derivateve të naftës të cilën dje kufizuan sasinë e shitës, me çka u krijua panik në mesin e qytetarëve. Kovaçevski tha për “Utrinski brifing” se, tregtarët e kanë bërë këtë për të kursyer sasitë e tyre që kanë blerë për arsye spekulative dhe u bëri thirrje që të mos kufizojnë sasitë e derivateve që shesin në pompat e benzinës. Ai ka qetësuar qytetarët se, nuk ka krizë me furnizimin e derivateve të naftës dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.624, ndërsa 389 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja në Shkup – 204, Manastir – 26, Veles – 22, Kumanovë dhe Prilep – 21, Kavadar – 20, Tetovë – 12, Kërçovë – 9, Resnjë – 7, Ohër dhe Shtip – 6 nga një, Gjevgjeli dhe Negotinë – 5 nga një, Vinicë – 4, Gostivari, Strumica, Koçani dhe Radovishi – nga 3, Sveti Nikole, Kriva Palanka dhe Kratovë – nga 2, Struga, Probishtip dhe Demir Hisar – nga 1. MSH në 24 orët e fundit…

Lexo më Shumë