VENDI KA SASI TË MJAFTUESHME TË MALLRAVE REZERVË DHE DERIVATEVE
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski e ka quajtur “përfitim klasik lufte” veprën e një pjese të tregtarëve të derivateve të naftës të cilën dje kufizuan sasinë e shitës, me çka u krijua panik në mesin e qytetarëve. Kovaçevski tha për “Utrinski brifing” se, tregtarët e kanë bërë këtë për të kursyer sasitë e tyre që kanë blerë për arsye spekulative dhe u bëri thirrje që të mos kufizojnë sasitë e derivateve që shesin në pompat e benzinës. Ai ka qetësuar qytetarët se, nuk ka krizë me furnizimin e derivateve të naftës dhe ka sasi të mjaftueshme të mallrave rezervë dhe u bëri thirrje që të mos bien pre e spekulimeve dhe të mos bëjnë panik.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I RMV-së
“Rezervat e mallrave në raport me produktet strategjike të cilat i kemi në Maqedoninë e Veriut janë në nivelin që duhet të jenë. Në lidhje me atë që ishte ditën e kaluar, gjithashtu nuk duhet të ngritët panik në lidhje me drithin, miellin, sepse të gjitha sasitë për të cilat flasim janë pjesë e punës së rregullt të industrisë private të miellit”.
Kovaçevski shprehu shqetësim për përshkallëzimin e agresionit ushtarak të Rusisë dhe tha se është një kërcënim i madh për sigurinë evropiane dhe botërore dhe duhet të përfundojë menjëherë.
DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR I RMV-së
“Sot ka ndodhur një zjarr në një termocentral bërthamor, i cili për fat të mirë është shuar, por vetëm konfirmon se sa i madh është rreziku për sigurinë evropiane dhe botërore nga një sulm i tillë i pamatur”.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dje miratoi deklaratën me të cilën dënon agresionin rus ndaj Ukrainës./KlanMacedonia/