Aleanca për Shqiptarët demanton në mënyrë kategorike pretendimet e Qeverisë për ulje të papunësisë dhe këtë e vlerësojmë si një tentim për mashtrim të qytetarëve dhe fshehje të dështimeve të kësaj Qeverie. E vërteta është e kundërt me atë që pretendohet. Në realitet të dhënat zyrtare dëshmojnë se nuk është ulur papunësia, por është ulur numri i popullatës që në mënyrë aktive kërkon punë. Ky numër zvoglohet vazhdimisht, nga viti në vit dhe është pasojë e ikjes së të rinjëve dhe forcës punëtore nga vendi. Vetëm për dy vite kur Qeveria manipulon me përqindje, numri i popullatës aktive ka rënë…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë, në ora 22:22 në fshatin Saraj të Shkupit ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale N.N., transmeton TV21. “Ai kërkohej me fletarrest nga Burgu i Idrizovës për shkak të arratisë ku ka qenë duke e mbajtur dënimin me burg prej dy vjetësh e nëntë muaj për kryerjen e veprës penale “larje parash” dhe “trafikim me emigrantë”. Personi do të dorëzohet në burg”, qëndron në njoftimin e MPB-së.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 3.148 teste, ndërsa janë regjistruar 370 raste të reja me coronavirus. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 51 janë riinfektime. Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 391 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 3 viktima nga Covid-19. Nga një person i vdekur nga Shkupi (72), Velesi (74) dhe Ohri (64). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore. Në regjistrin “Termini Im” janë konfirmuar edhe 7 viktima nga Covid-19. Tetova (1), Manastir (1), Kumanovë (1), Kriva Pallankë…
Komuna e Mavrovës dhe Rostushës jo vetëm që arkëton një pjesë shumë të vogël të tatimit mbi pronën por nuk i ka regjistruar thuajse gjysmën e objekteve që gjenden në këtë komunë. Kreu i komunës Medat Kurtovski tha se planifikon formimin e një komisioni për të bërë regjistrimin e pronave por nuk sqaron përse ka pritur kaq vite për ta bërë këtë. “Situata e pagesës së tatimit në gjitha komunat shkon vështirë. Unë kur erdha si kryetar në vitin 2017, punësuam një person që duhej të bëj këtë punë, dhe nga numrat që kemi, pra nëse në vitin 2017 kemi…
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vlerëson se ish-gjyqtarja dhe kryetarja e Gjykatës e Lartë, Lidija Nedellkova, me të drejtë është ankuar për shkarkimin e saj nga Gjykata. Është hapur një rast, pas së cilës ligjshmëria e shkarkimit të saj do të shqyrtohet nga Këshilli Gjyqësor, i cili e ka marrë një vendim të tillë vitin e kaluar. Për këtë është njoftuar edhe vetë Nedellkova, e cila është udhëzuar që të vazhdojë të paraqesë parashtresa që do të ishin dëshmi për shkarkimin e saj. Ajo beson se i janë shkelur të drejtat dhe është shkarkuar në mënyrë të paligjshme,…
Qytetarët të jenë të qetë dhe të mos shqetësohen pasi në vend ka sasi të mjaftueshme të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës në rezervat e mallrave. Tregtarët rregullisht furnizojnë karburant në pajtim me kërkesë, sigurojnë autoritetet. Shteti ka sasi të mjaftueshme të drithërave në rezervat e mallrave. Shteti, siç pohojnë nga Qeveria, ka sasi të mjaftueshme të drithërave në rezervat, në mullinjtë e vendit ka rezerva prej 45.000 tonë grurë, sasi të cilat janë të mjaftueshme për nevojat e tregut të vendit deri në korrjen e ardhshme. Në përputhje me të dhënat zyrtare statistikore kemi rritje të prodhimit të…
Dje, rreth orës 20 në rrugën rajonale në pendën Mantovë drejt udhëkryqit me Negotinën, policët kanë arrestuar 3 persona nën dyshimin se kanë organizuar trafikim me emigrantë nga Siria dhe vende të tjera, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. “Janë arrestuar E.G.(33) nga fshati Buçim i Radovishit, O.H.(34) nga Koçani dhe B.J.(38) nga Konçe për shkak të dyshimit se kanë organizuar trafikim me emigrantë nga Siria dhe vende të tjera. Personat janë dërguar në Stacionin policor në Radovish, kurse veturat “folksvagen tuareg” me targa të Radovishit, në pronësi të E.G. dhe “ford mondeo” me targa të Koçanit, në pronësi të…
Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar konkurs i cili ofron mbështetje për studentët që do të studiojnë në Slloven. Aplikimi duhet të bëhet deri më 20 mars, transmeton Portalb.mk. Studentët e ciklit të parë dhe të dytë planifikohet nga 280 euro në muaj, për ata në doktoraturë nga 330 euro në muaj, ndërsa për mësimdhënësit universitar dhe hulumtuesit nga 550 euro në muaj. Nëse nuk është theksuar ndryshe, qëndrimi nuk do të realizohet më herët se 15 Shtator 2022 dhe më vonë se 30 Gusht 2023. “Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup shpall thirrje për…
Qetë dhe pa kolona veturash kështu ishte sot në pompat e benzinës. Ndërsa në markete vërehej fluks i madh i qytetarëve të cilët kishin dalë për të blerë. Në disa markete të cilat ishim nuk kishte fare miell, nuk dihej se as kur do të furnizohen. “Nuk ka asnjë lloj mielli. Nuk ka”. Se a ka pasur keqpëdorime gjatë furnizimit të produkteve ushqimore dhe derivateve të naftës do të kontrollojë Policia Financiare, Inspektorati i Tregut dhe Drejtoria e të Ardhurave Publike. POLICIA FINANCIARE “Administrata e Policisë Financiare njofton se do të kryejmë kontrolle të gjithanshme në funksionimin e të gjitha…
Bekim Tateshi nga Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një paraqitje para mediave, sot ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë, pasi siç thotë, nuk e mbajti fjalën dhe si rezultat u rikthye greva e mjekëve amë. Reagimi i plotë: Aleanca për Shqiptarët me vëmendje e ka ndjekur problematikën e mjekëve amë dhe në kontinuitet ka konstatuar se shëndetësia primare është e organizuar keq, ndërsa shëndetësia sekondare e atrofuar dhe e gjitha kjo ka ndikim direkt dhe indirekt në punën e shëndetësisë terciare, e cila mbytet në kurimin e numrit të madh të pacientëve me diagnoza banale, gjë që rëndon punën e Fondit shëndetësor…
Në Maqedoninë e Veriut shkalla e papunësisë është në rënie dhe këtë e tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), njoftojnë nga Qeveria. Nga atje thonë se papunësia është në nivelin më të ulët historik prej 15.2 përqind. “Papunësia në tremujorin e katërt të 2021 është në nivelin më të ulët në historinë e pavarur ekonomike me 15.2 përqind. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020 është ulur me 5.6 përqind. Me rritjen e investimeve, shkalla e punësimit parashikohet të rritet në 54.3 përqind deri në vitin 2026, ndërsa shkalla e papunësisë të hyjë në zonën njëshifrore…
Në Shkup janë hapur qendra për pranimin e ndihmave humanitare për Ukrainë. Ndihmat në ushqime për Ukrainë duhet të jenë të konzervuara dhe të vakumuara kurse ka nevojë për ilaçe veshmbathje për fëmijë dhe ujë. MARJANÇO VELKOVSKI-QENDRA E GRUMBULLIMIT “Këtu i kemi produktet dhe presim kamionët që të ngarkohen e të dërgohen në Ukrainë. Ka veshmbathje dhe gjësende tjera, ushqimet me afat skadimi I ruajmë për t`ua dhënë refugjatëve që pritet të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut” Përvec vullnetarëve nga vendi, në këtë mission humanitar asistonte edhe ukrainasja Olena. Në pritje të donacioneve për ndihmë bashkëvendasve në Ukrainë, me padurim…

