Në Shkup janë hapur qendra për pranimin e ndihmave humanitare për Ukrainë. Ndihmat në ushqime për Ukrainë duhet të jenë të konzervuara dhe të vakumuara kurse ka nevojë për ilaçe veshmbathje për fëmijë dhe ujë.
MARJANÇO VELKOVSKI-QENDRA E GRUMBULLIMIT
“Këtu i kemi produktet dhe presim kamionët që të ngarkohen e të dërgohen në Ukrainë. Ka veshmbathje dhe gjësende tjera, ushqimet me afat skadimi I ruajmë për t`ua dhënë refugjatëve që pritet të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut”
Përvec vullnetarëve nga vendi, në këtë mission humanitar asistonte edhe ukrainasja Olena. Në pritje të donacioneve për ndihmë bashkëvendasve në Ukrainë, me padurim pret lajme dhe informacione nga vatrat e krizës.
OLENA SOTOPOÇKINA – UKRAINASE NË RMV
“Familjarët e mi janë në Ukrainë nën okupim me fëmijë. Nuk kanë rrymë, ujë, ushqime. Është shumë vështirë. Unë komunikoj me ata por nuk e dijë se sa do të zgjasë e gjithë kjo. Një falënderim të madh për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Në punktet ku grumbullohen ndihmat për në Ukrainë, po bëhen edhe përgatitjet për furnizimin me ushqime edhe për refugjatët ukrainas që pritet të mbërrijnë në vend./KlanMacedonia/



