Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, në urimin e Vitit të Ri drejtuar qytetarëve tha se duhet kohë për të amortizuar goditjet ndaj shtetit të së drejtës, të cilat, siç thotë ai, janë të përditshme nga qendra të ndryshme të pushtetit. “Reformat në sektorin që unë drejtoj nuk janë as të shpejta dhe as të lehta. Ka sulme të përditshme ndaj shtetit të së drejtës, nga qendra të ndryshme të pushtetit, dhe çmontimi i mbetjeve të regjimit në gjyqësor kërkon kohë dhe durim real. Megjithatë, jam i sigurt se pasi problemet tashmë janë folur publikisht dhe zgjidhet puna e tyre dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Në vitin 2021, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë pesë fundjava të zgjatura. Prej gjithsej 11 ditë jo-pune për të gjithë qytetarët, pesë shoqërohen me fundjavën, ndryshe nga ky vit, kur kishte gjashtë fundjavë festive të zgjatura. Fundjava e parë e zgjatur për të gjithë qytetarët do të jetë gjatë festave të Vitit të Ri, kur dita jo-pune është 1 janari, e premtja. Dita e dytë jo-pune që bashkohet me fundjavën është 3 maji, dita e dytë e festës krishtere – Pashkët. Do të ketë fundjavë të zgjatur për 24 maj – Dita e Shën Cirilit dhe Metodit,…
Me rastin e festave të fundvitit, Sport Life ka donuar pako të Vitit të Ri në më shumë institucione për fëmijë dhe të rinj të kategorive të ndjeshme. Gjatë kësaj dhe javës së kaluar, përfaqësuesit e Sport Life i vizituan: Shtëpinë e fëmijëve “11 tetori” në Shkup, Qendrën brendakomunale për punë sociale-Kumanovë, shoqatën Qendra regjionale për persona me pengesa intelektuale “Porosia e jonë” nga Kumanova të cilët u gëzuan me pakot e Vitit të Ri. “ Më e rëndësishme është gëzimi dhe lumturia e fëmijëve, për këtë arsye, për festat e fundvitit, Sport Life misionin e saj human e dedikoi…
Më 20 dhjetor për herë të parë në Kosovë u mbajt ngjarja për burrat më të suksesshëm nën organizim të Gentelmen magazin dhe Friday communications. Në këtë mbrëmje, u bënë përzgjedhjet e burrave më të suksesshëm për vitin 2021 në 13 kategori, ndërsa çmimi për “Burri i vitit në përzgjedhjen e organizatorëve” iu nda z. Arton Gjokaj, drejtorit të myWorld në Kosovë dhe në Shqipëri. Arton Gjokaj, edhe pse i ri, me shumë merita e mori këtë shpërblim special si provë për zhvillimin e suksesshëm të myWorld në tregun e Kosovës. z. Gjokaj, i lindur dhe i rritur në Tuz…
Nuk do të ketë masa shtesë për festat e Vitit të Ri, autoritetet bëjnë me dije se situata me virusin në vend është stabile. Deri më tani në vend është konfirmuar vetëm një rast me Omicron, njoftoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë, e cila përgënjeshtroi lajmin për një rast të ri të konfirmuar të këtij lloji të coronavirusit në Strugë. “Me sekuencën e virusit SarsCoV2, deri më tani me llojin omicron është zbuluar vetëm tek një pacient i cili kohë më parë është kthyer në vend nga Britania e Madhe”, njoftoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani, në testet PCR…
Policia nga SPB Kumanovë dje ka konfiskuar mjete piroteknike, ndërsa kanë arrestuar edhe një person. “Me datë 30.12.2021 në ora 16:20, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë e kanë arrestuar D.R., për shkak se tek ai janë zbuluar 800 copë mjete piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB.
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot duhet të njoftojë se sa do të rritet çmimi i ngrohjes qendrore për përdoruesit e BEG. Informacionet janë se kjo kompani ka kërkuar që ngrohja qendrore të rritet me 300 për qind. Mirëpo, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski, dje tha se rritja drastike e çmimit të ngrohjes qendrore nuk është zgjidhje pasi në atë rast shumë shfrytëzues do të kalonin në ngrohje me rrymë, që do t’i sillte goditje shtesë sistemit energjetik. “Çmimi i blerjes së gazit natyror në pjesën ku BEG blen me çmimin e bursave është rreth 1480 dollarë për metër kub.…
Lideri i LSDM-së, dhe mandatar për formimin e Qeverisë, Dimitar Kovaçevski, në fjalimin e tij për fundvit, deri te qytetarët dërgoi porosi se gjatë vitit 2022, ekipi i tij “të motivuar po hyjnë për një fillim të ri”, dhe se do të punojnë për përmirësimin e standardit jetësor. “Viti 2022 do të jetë vit i sfidave të reja, veçanërisht në pjesën e energjetikës dhe pandemisë me korona virusin, por do të jetë dhe vit i sukseseve të përbashkëta në plan shoqëror, social dhe para se gjithash ekonomik. Me fokus në ekonomi, efikasitet në institucione, përgjegjësi dhe ndershmëri të përmirësojmë standardin…
Mbrojtja dhe Armata në vitin 2021 kanë pasur rezultate të rëndësishme në planin e rrumbullaksimit të procesit integrues në NATO, reformat dhe përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Armatës, zhvillimin e kapaciteteve të armatës dhe ripërtëritjen e Armatës. Marketing Maqedonia e Veriut në vitin 2021 është bërë vend-anëtar i Aleancës, e cila është plotësisht e integruar në NATO, proces që e kemi përfunduar në kohë rekorde, vetëm 19 muaj pas anëtarësimit të plotfuqishëm. Qielli ynë është kyçur në sistemin për patrullim ajror në NATO me çka e kemi përforcuar sovranitetin edhe në tokë edhe në ajër. Armata është institucion me…
Nga 1 janari, e diela është përcaktuar si ditë jopune. Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore për marrëdhëniet e punës, të cilat do të zbatohen nga viti i ardhshëm. Marketing Përcaktohen aktivitetet në të cilat pushimi javor mund të zëvendësohet me një ditë tjetër pune dhe sipas vlerësimeve janë të nevojshme për funksionimin normal të shoqërisë. Ndryshimet parashikojnë 50 për qind më shumë mëditje dhe ditë pushimi për ata që do të punojnë të dielave dhe janë pjesë e këtyre aktiviteteve. Inspektorati Shtetëror i Punës bën me dije se me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore në Ligjin e Punës për të…
Hamdi Nuhiju Pinokio një ditë del në treg për ta blerë një shejtan. E dini rrëfimin, që e ka ble më të voglin de. Dhe i habitur ka pyetur pse shejtani i vogël është më i shtrenjtë se shejtani i madh? Sepse është birë shejtani. Pinokio ka marr pjesë edhe në mbledhjen e shejtanëve ku u vendos unanimisht që një ditë ta marrin pushim. Edhe këtë rrëfim e dini, besoj. Cështja e kunjit. Kunjit të vogël de. Kunjit ku kali ka qenë i lidhur. Kunji që shkaktoi fatkeqësi në katund. Kunji që krijoi vrasje, probleme, përcarje. Dhe përgjigjen e shejtanit…
Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, në profilin e tij në fejsbuk ka publikuar disa fotografi ku shihet se si qytetarët i kanë sjellë lodrat e fëmijëve në një gjendje jo të vyeshme! Ai apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen për qytetin e tyre e ta mirëmbajnë atë, jo të thyejnë e coptojnë mundin dhe kujdesin e komunës. Postimi i tij i plotë: APEL QYTETAR! Fenomene të shëmtuara, me skena vandalizmi karshi pronës publike kanë ndodhur ditëve të fundit në terrenin sportiv të sapo ndërtuar në lagjen “ 22 Dhjetori “ në Kërçovë. Rrëzohen, demolohen, coptohen pajisjet…

