Dje policia ka realizuar bastisje anti-drogë edhe në Veles.
Aty ka kapur 18 pako me heroinë dhe si pasojë është arrestuar një 48-vjeçar me iniciale A.N.
“Tek ai janë gjetur dhe marrë 18 pako me heroinë. Pas dokumentimit të rastit kundër tij do të shqiptohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, transmeton TV21.
Paraprakisht u njoftua se bastisje anti-drogë është kryer edhe në Kërçovë.