“Në Republikën e Maqedonisë Veriore nuk ka krizë me derivatet, benzinën, naftën dhe me derivatet e tjera sepse kemi furnizim të pandërprerë me derivatet e naftës që kryesisht zhvillohet përmes Greqisë”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski në emisionin “Brifingu i mëngjesit” (Утрински брифинг) në Slobodna Tv. “Lidhur me atë që ndodhi dje, dua tu bëj thirrje qytetarëve që të mos i nënshtrohen asnjë spekulimi, të mos bëjnë panik duke patur parsyshë se në vend ka sasi të mjaftueshme të naftës dhe derivateve të naftës. Ju bëj thirrje tregtarëve të derivateve të naftës që të mos kufizojnë sasitë që shesin në pompat…
Author: Hamdi Kumanova
LSDM përmes një komunikate njofton se partia E majta mbështet Rusinë në agresionin ndaj Ukrainës. “Deputetët e partnerit të koalicionit të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së, E majta, votoi kundër Deklaratës për Ukrainën në kuvend. Partneri i Mickoskit, Dimitar Apasiev i përdor fjalët e Putinit. Dje deputeti Krmov ukrainesët i quajti neonacistë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Ata shtojnë se është e palejueshme të mbështetet agresioni rus ndaj për shkak se është shkelje e të drejtës ndërkombëtare dhe sovranitetit ndaj Ukrainës. “Duke pasur parasysh se E majta është partner i koalicionit të OBRM-PDUKM-së në kuvend dhe në nivel lokal në disa komuna,…
Një shqiptar nga Maqedonia teksa po përpiqej që të hynte në Kosovë, iu ka prezantuar Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit, certifikatë fals të vaksinimit . Siç njofton Policia e Kosovës i dyshuari ka pohuar se çertifikata është marrë në mënyrë jo të rregullt. “Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është inicuar në procedurë të rregullt, ndërsa te dyshuarit i është refuzuar hyrja në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media
Është anuluar seanca për rastin “Monstra”, shkruan Alsat. – Advertisements – Sipas informacioneve, seanca e radhës do të mbahet më 18 mars në ora 9:30./ Alsat.mk
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten një deklaratë më të cilën dënohen sulmet ushtarake ruse kundër Ukrainës. Për deklaratën votuan 100 deputetë, kurse tre ishin kundër; dy deputetët e partisë “E Majta” dhe një deputet i Partisë Demokratike Serbe. Deklarata ishte propozuar nga Partia Liberal-Demokrate, Ripërtëritja Demokratike dhe deputetet, Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin. Deputetja Zajkova, e veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, tha se “çmimi i luftërave gjatë historisë po paguhet nga njerëz të pafajshëm”. “Kuvendi, si institucioni më i lartë në një demokraci parlamentare, nuk duhet të qëndrojë i heshtur ndaj zhvillimeve dhe duhet…
Mr. Hamdi Nuhiju Hyrje Shekulli XXI. Maqedonia, vend në mes të Evropës, vend që i lidh Lindjen me Perëndimin. Vend në të cilin bashkëekzistojnë të gjitha civilizimet. A mund ta paramendojmë se në shekullin XXI në Maqedoni, konkretisht në Kumanovë, gra, nëna me fëmijë të vegjël nuk do të pranohen në punë vetëm se kanë fëmijë nga mosha 1 deri në moshën 3 vjec? Nëse i shohim të dhënat në tregun e punës, mund të kuptojmë se ka shumë ndarje të padrejtë të punës midis burrave dhe grave. Sipas të dhënave të fundit të cilat mjerisht janë nga viti 2014,…
Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” në bashkëpunim me komunat e Tetovës, Tearcës dhe Gostivarit në kuadër të 8 Marsit filloi realizimin e kampanjës vetëdijësuese kundër diskriminimit ndaj grave, me ngjitjen e billbordeve me mesazhin“Sa herë në vit do të doje të ishte 8 mars?”, transmeton Portalb.mk. Bilbordet me këtë mbishkrim do të qëndrojnë në disa lokacione të komunave të lartpërmendura për disa javë, ku qëllimi kryesor i kësaj kampanje sipas “Mollëkuqjes” është dhënia e mesazhit se gratë nuk meritojnë të trajtohen si të barabarta vetëm 1 ditë të vitit, por çdo ditë. “„Mollëkuqja” çdo ditë e trajton si “Dita e…
Qeveria në seancën e sotme miratoi Strategjinë kombëtare për menaxhim të integruar kufitar 2021-2025, me Plan të veprimit për implementim 2022-2025. Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, Strategjia kombëtare dhe Plani i veprimit janë kushtëzuar me kornizën ekzistuese strategjike kombëtare dhe dokumentet strategjike bazë, me theks në Programin për punën e Qeverisë 2021-2024 dhe janë në funksion të realizimit të aktiviteteve të planifikuara në kuadër të procesit të aderimit drejt BE-së. “Qëllimi kryesor i kësaj Strategjie është mbajtja e kufijve të sigurt dhe të hapur për rrjedhë të shpejtë dhe të sigurt të udhëtarëve dhe mallrave dhe për shuarje efikase të aktiviteteve…
Qeveria në mbledhjen e sotme shpalli Kurshumli an-in në Shkup si trashëgimi kulturore me rëndësie të veçantë. Me këtë vendim me propozim të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, mundësohet mbrojtja e Kurshumli An, i cili është ndërtuar kah mesi i shekullit ХVI dhe paraqet monument kulturor. Vendimi mundëson ruajtjen e përhershme të Hanit në gjendje burimore, përhapjen e vlerave dhe rëndësinë e Kurshumli An-it, si dhe parandalimin e veprimeve, dukurive dhe ndikimeve me të cilat kryhet, ose mund të ndodh dëmtimi ose degradimi i këtij monumenti kulturoro-historik nga trashëgimia arkitektonike.
Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt në kontekst të ngjarjeve të fundit në lidhje me Ukrainën, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e miratoi Informacionin për situatat me qytetarët e shtetit tonë në Ukrainë dhe nevojës për ndërmarrje të masave për pranim të shtetasve ukrainas të cilët janë të detyruar që ta lëshojnë vendin e tyre. Sipas vendimit të Qeverisë, njoftuan nga shërbimi për informim i qeverisë, institucionet specifike shtetërore të Maqedonisë së Veriut detyrohen që në afat sa më të shpejtë kohor të dorëzojnë informacione për kapacitetet shtetërore strehuese në dispozicion, me qëllim të përgatitjes për…
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka sjellë vendim që t’i rekomandojë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut heqjen e certifikatës së vaksinimit anti-Kovid, bëjnë të ditur për TV21 nga KSN. Me këtë, parashihet që qytetarët në qendra tregtare të mund të hynë pa qenë të obliguar për të treguar certifikatë se janë të vaksinuar kundër Kovid-19, dhe të njëjtën nuk do t’ua kërkojnë as shërbimet. Megjithatë, që ky rekomandim të fillojë të zbatohet, duhet të kalojë edhe në Shtabin e Krizës dhe në seancë qeveritare.
Këshilli i Prokurorëve Publikë as këtë javë nuk do t’i plotësojë pesë vendet vakante në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. Kreu i këshillit të prokurorëve priti që zgjedhjet të mbaheshin sot. “Planifikojmë të mbajmë seancë të mërkurën për të përzgjedhur prokurorët në atë prokurori, nëse ka kushte”, deklaroi Antonio Jolevski, Këshilli i Prokurorëve Publikë. Por, Jolevski tani do të presë që të gjithë anëtarët e Këshillit të jenë në punë dhe vendimi të merret me kapacitete thuajse të plotë. Në një bisedë telefonike për Alsat, Jolevski tha pret që të mos vijë deri te ndonjë skenarë më i…

