Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bashkë me Departamentin për Preventivë të SPB – Tetovë, kanë iniciuar një fushatë për rritjen e sigurisë së fëmijëve në komunikacion. Ky aktivitet, që zhvillohet për të dytin vit radhazi me fillimin e vitit të ri shkollor, ka si qëllim edukimin e nxënësve dhe rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me sigurinë në rrugë. Një nga aktivitetet kryesore të kësaj fushate ishte defileja e organizuar nga autoritetet lokale së bashku me nxënësit dhe mësimdhënësit, e cila filloi nga Komuna dhe përfundoi në sheshin e qytetit. Gjatë këtij aktiviteti, fëmijët patën mundësinë të mësojnë…
Author: Hamdi Kumanova
SPB Kumanovë është ende në kërkim të një burri pesëdhjetë e dy vjeçar nga Kumanova i cili u raportua si i zhdukur para dy ditëve nga policia e Kumanovës. Personi ka probleme shëndetësore, ndërsa zhdukja e tij është denoncuar në polici nga babai i tij. “Më 3 shtator në orën 11:30 në SPB Kumanovë T.P. (79) nga Kumanova raportoi se nga shtëpia është larguar djali i tij S.P. (52), i cili ka probleme shëndetësore”, kumtoi policia. SPB Kumanovë po ndërmerr masa për gjetjen e personit.
Ekipi i prokurorisë që merret me rastin në lidhje me zjarrin në diskotekën “Puls” të Koçanit sot ngriti aktakuzë kundër një personi tjetër në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për kryerjen e – Krimeve të rënda kundër sigurisë publike sipas nenit 292, paragrafi 2 në lidhje me nenin 288, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 2 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal, raporton SHENJA. “Ky i pandehur akuzohet edhe për kontributin e tij të veçantë, sepse së bashku me disa persona përgjegjës dhe zyrtarë për të cilët është ngritur aktakuzë dhe është në fazën e vlerësimit, si…
Argjentina po përjeton atë që shumë e quajnë periudha më e mirë në historinë e saj të futbollit Një Kupë Bote, dy Kupa Amerika, seria e skuadrës amerikano-latine nën drejtimin e Lionel Scaloni ka qenë pothuajse e përsosur dhe trajneri vazhdon të ushqejë lojtarë të rinj të talentuar. Në një intervistë, Scaloni theksoi se suksesi nuk ka qenë kurrë i lehtë: “Mesazhi është të vazhdojmë të luftojmë. Rezultatet ndonjëherë mund të ndryshojnë, por gjëja e rëndësishme është t’i sjellim gëzim vendit tonë”. Trajneri argjentinas ndihet me fat që është pjesë e një grupi fitues, që luan e fiton me stil.…
Lëvizja Vetëvendosje e cila të dielën e voton, kryetarin e saj Albin Kurti si mandatar për kryeministër thotë se e ka seriozisht formimin e Qeverisë së re Deputeti i kësaj partie, Artan Abrashi tha për RTV21 se besojnë se i kanë numrat për Qeverinë re dhe se sipas tij, kusht i vetëm që vendi të ketë një qeveri dhe një stabilitet politik është votimit i Kurtit në krye të saj. “Se a kemi përnjëmend këtë pune konsideroj se të vetmin që e kemi përnjëmend këtë punë është LVV-ja. E vetmja qeveri qe i duhet aktualisht Kosovës është një Qeveri e…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska shpreson se ekziston mundësia për rritjen e vlerës së racionit studentor për shkak të inflacionit, por, siç tha, për vitin e ardhshëm. “Sinqerisht shpresoj se ekziston mundësi e tillë. Po, duhet të ketë barazim të ushqimit të studentëve me inflacionin, po flasim për vitin e ardhshëm. Për këtë vit, ata kërkuan zgjerim të kuotës, ne e zgjeruam kuotën. Deri tani, ne i kemi përmbushur kërkesat e tyre për gjithçka që kanë kërkuar dhe i falënderoj, pasi ata e njohin këtë, e promovojnë”, tha Janevska. Ajo shpreson se masa për rritjen e sasisë së…
Në raportin e fundit të Entit Shtetëror për Revizion është konstatua se në tranzicionin energjetik të Maqedonisë së Veriut ka sfida të natyrës së ndryshme. Ky hulumtim u krye me temën “Tranzicioni i gjelbër përmes promovimit të burimeve të rinovuese të energjisë”. “Termoelektranat, si prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, por edhe ndotësit më të mëdhenj që duhet të mbyllen deri në vitin 2030, ende nuk kanë zëvendësim të përshtatshëm, pasi SHA EMV nuk ka ndërtuar kapacitete të reja prodhuese”, theksohet në raportin, duke theksuar objektivi i vendit është pjesëmarrjen e burimeve rinovuese deri 38 përqind. Raporti sqaron se…
Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se deri sot (05.09.2025), në orën 07:00, në territorin e RMV ka gjithsej 8 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilëve nuk ka aktive, 1 është nën kontroll dhe 7 janë të shuar. Nga atje thonë se zjari që është nën kontroll është në Komunën e Gjevgjelisë, gjegjësisht në Malin Kozhuf ku ka zjarr në sipërfaqe. “Zjarret e shuara janë në Komunën e Kavadarit – f. Vatasha (vegjetacion i ulët); Komunën e Likovës – mes fshatrave Sllupçan dhe Vaksicë (vegjetacion i ulët); Komunën e Strumicës – f. Dabillë (vegjetacion i ulët dhe kallamishte);…
Nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut njoftojnë se është anuluar seanca e Komisionit Kuvendor për Mbikëqyrjen e Punës së ASK-së, transmeton TV21. Nga Kuvendi nuk dhanë shumë detaje për anulimin e seancës, por shtuan se për mbajtjen e seancës do të japin informacion shtesë.
Në prag të zgjedhjeve lokale 2025, sot zyrtarisht do të fillojë vëzhgimi nga ana e misionit të OSBE/ODIHR-së, pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) dje njëzëri i miratoi kërkesat për akreditimin e 14-të vëzhguesve ndërkombëtarë. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, në seancën e djeshme informoi se sot do të mbahet takim i parë zyrtar me përfaqësuesit e Komisionit vëzhgues, me çka edhe formalisht do të fillojë puna e tyre. “Njoftoj opinionin se prej nesër zyrtarisht do të kemi takim me përfaqësuesit e misionit vëzhgues të ODIHR-së dhe prej sot fillon puna e tyre dhe vëzhgimi zyrtar i zgjedhjeve. Ata do…
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka kujtuar sot figurën e Shën Terezës në ditën e shenjtërimit të saj. Përmes një mesazhi të publikuar, ai theksoi se Nënë Tereza ndërtoi përjetësinë e saj në heshtjen e një jete të përkushtuar për të tjerët, duke u bërë zë i përhershëm i mëshirës dhe dashurisë njerëzore. Në këtë ditë të veçantë, ambasadori Meidani u përul përpara fuqisë së dashurisë që udhëhoqi jetën e shenjtores shqiptare, e cila mbetet simbol universal i humanizmit dhe dhembshurisë. ️ “Shën Tereza e ndërtoi përjetësinë e saj në heshtjen e një jete të dhënë…
Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit për 3,4 për qind në prill, maj dhe qershor. Veçanërisht më vjen mirë që sektorët ndërtimtari, transport dhe magazinim po rriten fuqishëm! Ata janë shtytëse të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut! Në tremujorin e dytë sektori ndërtimtari u rrit për 7,3 për qind, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Fejsbuk. “Kryeministri Hristijan Mickoski publikoi lajme të shkëlqyera për ekonominë maqedonase – në muajt prill, maj dhe qershor, prodhimi i brendshëm bruto u rrit me 3.4%. Jam veçanërisht i lumtur që sektorët e ndërtimit, transportit dhe magazinimit po…

