Çmimet e qirave për apartamentet me qëllim strehimi në Tiranë vijuan tendencën rritëse edhe në 2026, duke ndikuar drejtpërdrejt në inflacion. Për muajin mars, sipas të dhënave të INSTAT, grupi i qirave ka dhënë ndikimin kryesor në inflacion, me 0.95 pikë përqindje, nga 2.6% që u rrit inflacioni në total. Transporti ka ndikuar me 0.48 pikë përqindje dhe ushqimet e pijet alkoolike me 0.44 pikë përqindje. Një vëzhgim i bërë nga “Monitor” në Tiranë çmimet e qirave për apartamente afatgjatë për disa zona kanë shënuar tendencë rritëse. Sipas agjentëve imobiliarë, pranë stadiumit “Dinamo”, çmimet e apartamenteve tipologji 1+1 variojnë nga…
Author: Hamdi Kumanova
Administrata amerikane beson se objektivat e operacionit ushtarak kundër Iranit janë përmbushur dhe është koha për të filluar përfundimin e konfliktit. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Jay Dee Vance, e tha këtë në Fox News. “Unë me të vërtetë mendoj se kemi arritur në një pikë ku misioni ynë është përmbushur. Mund të fillojmë ta përfundojmë këtë,” tha ai. Në të njëjtën kohë, Vance theksoi se do të preferonte t’i jepte fund konfliktit nëpërmjet “negociatave të suksesshme”. Ai preku gjithashtu çështjen e programit bërthamor të Iranit, i cili “është një burim shqetësimi në Shtetet e Bashkuara”: “Pra, ne do të donim ta…
Qeveria ia lë në kompetencë të Komunës së Likovës zgjidhjen e rastit të familjes Shukriu nga Likova, shtëpia e së cilës rrezikohet nga çarja e tokës. Për këtë rast televizioni Alsat ka raportuar më herët, ndërsa edhe sot nuk ka zgjidhje konkrete në terren. Çarja e tokës që ka ndarë në dysh oborrin e familjes vazhdon të zgjerohet, duke rrezikuar seriozisht shtëpinë dhe objektet përreth. Agim Shukriu thotë se po jetojnë në frikë të vazhdueshme dhe pa siguri për jetën e tyre. Qeveria ia lë në kompetencë të Komunës së Likovës zgjidhjen e rastit të familjes Shukriu nga Likova,…
Më 12.04.2026 rreth orës 22:00 pranë Vendkalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Bllace arrestuan V.A. (72) nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandë emigrantësh” sipas nenit 418-b të Kodit Penal të RMV-së. Në fakt, në automjetin e tij “Folksvagen Pasat” me targa të Shkupit u gjetën katër persona -emigrantë nga India. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.
“Gjithnjë e më tepër shtohet numri i klasave të këtilla nëpër shkollat fillore në Pollog. Me zero nxënës, me pesë gjashtë apo nëntë nxënës. Një nga punonjëset e shkollës fillore këtu në Tearcë thotë se klasa dikur numëronte mbi 30 nxënës, ndërkohë që tani, mezi arrin pesëmbëdhjetë”. “Sigurisht se është e dhimbshme dhe është një fenomen ky që numri i nxënësve është në rënie dhe ka faktorë të ndryshëm që ndikojnë….. Është e dhimbshme që një objekt shkollor të shihet i zbrazët, sepse shkollën e gjallërojnë fëmijët. Sigurisht që edhe çështja e tepricës teknologjike të punëtorëve të arsimit sigurisht…
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme të Qeverisë, e cila do të zhvillohet nesër në orën 11:00, me fokus miratimin e masave për përballimin e rritjes së çmimeve të karburanteve. Duke folur sot nga Komuna e Ilindenit, Mickoski u përgjigj edhe në pyetjet e gazetarëve lidhur me situatën e çmimeve të derivateve, duke theksuar se janë përmbushur kushtet për uljen e akcizës. Sipas tij, parashihet që akciza për naftën të ulet për 4 denarë për litër, ndërsa për benzinën për 2 denarë për litër. Ai theksoi se këto masa synojnë të zbusin goditjen që rritja…
Papa Leoni XIV sot i hodhi poshtë kritikat e ashpra që presidenti amerikan Donald Trump i kishte drejtuar atij pas deklaratave për luftën e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, duke theksuar se thirrjet e Vatikanit për paqe dhe pajtim janë thellësisht të rrënjosura në Ungjill dhe se ai nuk frikësohet nga administrata e Trump. “Ta vendosësh mesazhin tim në të njëjtin nivel me atë që presidenti është përpjekur të bëjë këtu, mendoj se nuk tregon kuptim të mesazhit të Ungjillit”, tha Papa, duke shtuar se i vjen keq për këto komente, por se do të vazhdojë misionin që e konsideron…
MPB njoftoi se ka ndaluar dy persona nga Shkupi, të dyshuar për grabitjen e një gruaje në urën “Goce Delçev”, ndërsa stolitë janë gjetur te ta. “Më 11.04.2026 rreth orës 15:30, zyrtarë policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup (SPB- Shkup) privuan nga liria A.M. (39) dhe A.S. (28), të dy nga Shkupi, pas një kallëzimi të mëparshëm nga një grua 74-vjeçare nga Shkupi. Ajo kishte raportuar se rreth orës 13:05, në urën “Goce Dellçev” në Shkup, ata i kishin marrë me forcë stolitë personale që ajo kishte me vete. Sendet e marra janë gjetur dhe…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se nga 13 deri më 19 prill fillon aksioni evropian për kontroll të shpejtësisë në rrugë. Nga atje theksojnë se Policia rrugore e Maqedonisë, si anëtare e Rrjetit Evropian të Policive Rrugore – ROADPOL, i bashkohet këtij aksioni me kontrolle të shtuara për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar. “Ndërsa të mërkurën, më 15 prill, nga ora 00:00 deri të enjten, 16 prill në ora 00:00, do të zhvillohet një “Maratonë 24-orëshe e shpejtësisë”, gjatë së cilës do të ketë kontrolle të pandërprera të shpejtësisë së lëvizjes në të gjithë territorin e…
Në Spanjë ka shpërthyer një debat i ri dhe mjaft i çuditshëm rreth Real Madridit: a luan skuadra më mirë me apo pa Kylian Mbappén? Diskutimi është bërë temë kryesore në media dhe mes tifozëve, sidomos pas disa rezultateve të fundit të “Los Blancos”. Sipas analizave dhe opinioneve të ndryshme, mungesa ose prania e sulmuesit francez duket se ka ndikim të madh në mënyrën e lojës së ekipit, por interpretimet janë të ndara. Një pjesë e opinionit në Spanjë argumenton se Real Madridi duket më i ekuilibruar kur Mbappé nuk është në fushë, duke theksuar më shumë…
Një video nga kamerat e sigurisë që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një incident në një bastore në Sanxhak, ku një grua ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj para dëshmitarëve të pranishëm. Në video shihet se si gruaja i afrohet burrit brenda objektit dhe e godet, pas çka ndërhyjnë persona të tjerë për ta qetësuar situatën. Sipas publikimeve që po shpërndahen online, incidenti ka ndodhur gjatë ditës, ndërsa rrethanat e sakta dhe arsyet ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Një pjesë e komenteve në rrjetet sociale spekulojnë për motivet, por institucionet përkatëse ende nuk kanë dalë me njoftim zyrtar.…
Komandanti UÇK-së, Zejnulla Ganiu, mbahet me orë të tëra në Tabanoc, rrugës për në Preshevë nga policia serbe dhe pastaj dëbohet me vendim për rrezikim të sigurisë shtetërore, përcjell TS. Këtë njoftim e ka vet Ganiu në Facebook. “Vetëm dua t’ju njoftoj se dje, rrugës për në Preshevë, për vizitë tek disa miq, jam ndaluar për orë të tëra nga policia serbe dhe më pas më dhanë një vendim për ndalesë hyrjeje në shtetin serb, me arsyetimin se unë paraqes rrezik për sigurinë e shtetit. Arsyeja e vetme që e bëj këtë status është që t’i shmangeni udhëtimit për…

