Author: Hamdi Kumanova

Edhe dy muaj e gjysmë pasi u hap thirrja publike, Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk e ka zgjedhur operatorin i cili duhet të përgatisë uniformat e reja të policisë. Nga MPB na njoftuan se ende janë duke bërë vlerësim të ofertave. “Ju njoftojmë se furnizimi me uniforma të terrenit është në fazë të evaluimit, respektivisht se nuk është zgjedhur operator ekonomik”, njoftojnë nga MPB. Ribrendimi i policisë është paraparë të bëhet me uniforma moderne, cilësore e funksionale, të përpunuara sipas modelit të forcave policore evropiane. Megjithatë, në këto uniforma nuk është paraparë të figurojë edhe gjuha…

Lexo më Shumë

Qytetarët dhe kompanitë i detyrohen Qytetit të Shkupit mbi 36 milionë euro në taksa dhe tarifa, informon sot administrata e qytetit. Për këtë arsye, ata u bëjnë thirrje të gjithë taksapaguesve që nuk kanë paguar tatimin në pronë, tatimin në qarkullim, tatimin në trashëgimi dhe dhurata dhe tatimin komunal, që të shlyejnë detyrimet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Mbikëqyrje në borxhin dhe pagesat elektronike mund të bëhen përmes platformës elektronike të Qytetit të Shkupit: https://danoci.skopje.gov.mk/gskopje/root/public/login.xhtml. Nga Qyteti ofrojnë edhe numër kontakti ku qytetarët mund të telefonojnë për më shumë informacion. për tatimin…

Lexo më Shumë

MPB njofton se një 35 vjeçar nga Gostivari është ndaluar, pasi që kishte vozitur 174km/h në zonën 80 në autostradën Gostivar-Tetovë. “Më 08.12.2025 në orën 15:45 në autostradën Gostivar-Tetovë, në pikëpagesën në Tetovë, punonjës të policisë së trafikut në Tetovë arrestuan S.A. (35) nga Gostivari. Gjatë një kontrolli të trafikut me radar, u përcaktua se ai po drejtonte një automjet pasagjerësh Audi me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 174 kilometrash në orë në një zonë të populluar, ku shpejtësia maksimale e lejuar është e kufizuar në 80 kilometra në orë.” /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit ka shkruar se kjo ditë nuk është vetëm simbol por një kujtesë serioze se e ardhmja e vendit varet nga aftësia për të ndërtuar institucione të pastra me integritet dhe me llogaridhënie, përcjell Alfax.mk “Në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit, kujtojmë që kjo ditë nuk është vetëm simbol, por një kujtesë serioze se e ardhmja e një vendi varet nga aftësia e tij për të ndërtuar institucione të pastra, me integritet dhe me llogaridhënie. Të mos harrojmë se korrupsioni as nuk luftohet i vetëm dhe as vetëm me ligje. Ai…

Lexo më Shumë

​Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, VLEN kujton se kjo nuk është një ditë formale për deklarata boshe, por një alarm i fortë për një sëmundje që ka gërryer themelet e shtetit për vite me radhë. ​Korrupsioni nuk është thjesht shkelje ligjore, është tradhti ndaj qytetarëve, vjedhje e së ardhmes dhe shkatërrim i besimit publik. Ai nuk luftohet me fjalë, as me dokumente për sy e faqe. Luftohet me vendime të guximshme, me njerëz të pastër dhe me refuzim të kompromisit me të keqen, dhe këtë po e bëjmë. ​Shteti nuk pastrohet me deklarata, por me karakter. Institucionet…

Lexo më Shumë

Komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Vermontit, gjeneral-major Gregory Knight, nga sot deri më 11 dhjetor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vendin tonë, përcjell TV21. Mëngjesin e sotëm ai u prit nga kryeministri Hristijan Mickoski. “Pata një takim me Komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Vermontit, gjeneral-major Gregory Knight. Gjatë bisedës u fokusuam në thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve tona, veçanërisht në fushat e trajnimit, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes në ndërtimin e kapaciteteve mbrojtëse moderne dhe efikase”, shkroi kryeministri Mickoski. Gjatë qëndrimit të tij, sipas agjendës, është parashikuar edhe takim me presidenten e…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pret që Kamboxhia dhe Tajlanda të respektojnë plotësisht angazhimet e tyre për armëpushim pas përleshjeve vdekjeprurëse përgjatë kufirit të tyre të diskutueshëm, tha një zyrtar i lartë i administratës të hënën. “Presidenti Trump është i përkushtuar për ndërprerjen e vazhdueshme të dhunës dhe pret që qeveritë e Kamboxhias dhe Tajlandës t’i përmbushin plotësisht angazhimet e tyre për t’i dhënë fund këtij konflikti”, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti. Deklarata erdhi ndërsa Tajlanda nisi sulmet ajrore të hënën në mëngjes në përgjigje të një sulmi të mëparshëm nga forcat kamboxhiane që vrau të paktën…

Lexo më Shumë

Për shkak të rrëshqitjes së dherave, trasa e rrugës ka pësuar çarje në një gjatësi të konsiderueshme dhe rrezikon shembjen e plotë në rrugën Shëngjin–Velipojë, pranë fshatit Rrjoll. Pas problematikës së krijuar, është bllokuar një krah i lëvizjes në zonën ku janë konstatuar rrëshqitjet e dherave, pasi paraqet rrezikshmëri për drejtuesit e automjeteve. Kompania që ka ndërtuar këtë segment rrugor ka vendosur barriera betoni dhe sinjalistikë në një gjatësi prej 50 metrash, në vendin ku ka ndodhur shembja. Rruga panoramike Shëngjin–Velipojë u hap për qarkullimin e automjeteve në pranverë të këtij viti. Ky segment rrugor, me gjatësi 15 km, është…

Lexo më Shumë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, duke komentuar mbi përpjekjet për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë, tha se po bashkëpunojnë me Turqinë për të promovuar paqen. Sipas lajmit të gazetës “Hungary Today”, Orban vlerësoi marrëdhëniet Budapest-Ankara gjatë fluturimit të tij për në Turqi. Orban deklaroi se ata shqyrtojnë “çështjet më të rëndësishme” me Turqinë çdo vit, duke vënë në dukje se katër pikat kryesore të negociatave aktuale janë ekonomia, migrimi, lufta në Ukrainë dhe çështja e energjisë. Orban vuri në dukje se Takimet e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, ekuivalente me një takim të përbashkët qeveritar,…

Lexo më Shumë

Një rast i dhunës në familje është raportuar të hënën në Fushë-Kosovë. Djali e ka rrahur babanë e tij. Policia njofton duke iu referuar deklaratat së viktimës se i dyshuari ka qenë nën ndikim të substancave narkotike dhe i njëjti shpesh bën këso veprimesh kërkon para dhe bëhet agresiv. “Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari nuk është hasur nga policia. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur policia në raportin 24-orësh.

Lexo më Shumë

Ish-futbollisti i kombëtarës gjermane Lukas Podolski, po e mbyll ngadalë karrierën e tij të shkëlqyer si lojtar aktiv, dhe tashmë po mendon për atë se çfarë do të bëjë kur t’i varë këpucat. Lojtari ofensiv me përvojë ka luajtur për Gornjik Zabrze për sezonin e pestë dhe vendosi të ndërmarrë një hap të ri dhe bleu 8.3% të aksioneve të klubit, duke u bërë bashkëpronar automatik dhe aksionari i dytë më i madh. “Do të doja që ky të ishte fillimi i diçkaje vërtet të mirë për klubin dhe tifozët. Procesi i privatizimit është duke vazhduar, lufta vazhdon”, shkroi Podolski.…

Lexo më Shumë

Një rast i pazakontë është raportuar në Mitrovicë,. Në këtë qytet, dyshohet se gjyshërit kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre të mitur. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari është paraqitur në stacionin e policisë. “Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

Lexo më Shumë