Objektet e përkohshme ilegale në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, ku shiteshin bizhuteri dhe magnete për turistë, janë larguar gjatë natës.
Nga pamjet e dërguara në redaksi, shihet se punëtorët mbrëmë kanë kryer demontimin e tezgave, me çka është pastruar hapësira në një nga hyrjet më të frekuentuara të Çarshisë.
Kjo pjesë e Çarshisë për një kohë të gjatë ishte e mbushur me shtanda improvizuese, të cilat, sipas reagimeve të qytetarëve dhe turistëve, prishnin pamjen e hapësirës dhe pengonin lëvizjen e këmbësorëve. Njëkohësisht, përmes tyre realizohej fitim pa paguar tarifën përkatëse për një pjesë të tyre.


