Ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se partia e tij kishte propozuar heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, një masë që sipas tij është aplikuar edhe në disa vende të tjera evropiane, përfshirë këtu Gjermaninë.
Hoti tha se Qeveria e Kosovës e ka refuzuar këtë propozim, duke e kritikuar qasjen e saj fiskale si të gabuar dhe jo në përputhje me ekonominë e tregut.
Ai shtoi se, sipas tij, qeverisja aktuale ka një mentalitet që e sheh rritjen e pagesave të qytetarëve si përfitim për shtetin.
Postimi i plotë:
Të njëjtën gjë që e paska bërë Kancelari Merz në Gjermani e kemi propozuam si LDK, heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën. Qeveria e refuzoi.
Por, ky lloj mentaliteti qeverisës komunist nuk ka lidhje me ekonomi të tregut. Sipas tyre sa më shumë që paguajnë qytetarët, aq më shumë përfiton shteti.


