Një ekspozitë institucionale që fshin shqiptarët nga ekspozeja e trashëgimisë kulturore e arkeologjike në këto troje. Kështu ka akuzuar Sekretariati për Kulturë i Bashkimit Demokratik për Integrim me rastin e ekspozitës së re në Muzeun Arkeologjik e që u paraqit nga Qeveria si një “moment i madh kulturor” dhe si dëshmi se Maqedonia “e çmon historinë e vet”. “Hapja e ekspozitës së re në Muzeun Arkeologjik u paraqit nga qeveria si një ‘moment i madh kulturor’ dhe si dëshmi se Maqedonia ‘e çmon historinë e vet’. Por pas fjalimeve të kryeministrit Misckovski fshihet një e vërtetë e hidhur, ky projekt…
Author: Hamdi Kumanova
Sot janë bërë katër vite nga tragjedia e zjarrit që përfshiu spitalin modular të Tetovës, si pasojë e së cilit humbën jetën 14 persona, ndërsa spitali u dogj tërësisht. Katër vite më vonë, ende nuk ka drejtësi për jetët e humbura, pavarësisht se u zhvillua një proces gjyqësor, shkruan Portalb.mk. Në këtë përvjetor kanë reaguar nga Më Mirë për Tetovën, ata thonë se për dallim nga rasti në Koçan, për 14 viktimat e spitalit modular as edhe sot nuk ka asnjë person prapa grilave për këtë krim. “Përkundrazi që ironia të jetë edhe më e madhe, përveç që personat përgjegjës…
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se zjarri në fshatin Nikushtak Komuna e Likovës vazhdon të jetë ende aktiv dhe siç bëjnë të ditur nga QMK po përhapet drejt fshatrave Nikushtak-Orlancë. Njoftimi i plotë i QMK-së: “Zjarri në fshatin Nikushtak, Komuna e Likovës, është ende aktiv dhe po përhapet drejt fshatrave Nikushtak–Orlancë. Ekipet e NP “Pyjet Nacionale”, dega e Kumanovës, janë tashmë në terren dhe po ndërhyjnë për shuarjen e tij. Prej orës 10:00 edhe dy Er-traktor nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po intervenojnë në teren”.
Kandidati aktual për kryetar të Çairit dhe ish-ministër i punëve të jashtme, Bujar Osmani, këtë mëngjes me një video-mesazh, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut ua uroi 8 Shtatorin, Ditën e Pavarësisë . Në mesazhin e tij, Osmani kujtoi vizionin, guximin dhe këmbënguljen e gjeneratave që hapën rrugën drejt një shteti të pavarur dhe të lirë, duke theksuar se gjenerata e sotme ka detyrimin ta vazhdojë këtë betejë me vendosmëri edhe më të madhe. “Shteti ynë ka kaluar shumë sprova, por gjithmonë kur e ardhmja dukej e pasigurt, qytetarët zgjodhën dinjitet, demokraci dhe të ardhme evropiane”, tha…
Maqedonia e Veriut 34 vjet më parë shpalli pavarësinë e saj nga ish-Federata jugosllave përmes një referendumi popullor. Referendumi atëkohë u bojkotua nga shqiptarët në Maqedoni, të cilët kërkuan statusin e autonomisë pasi që ishin të pakënaqur me pozitën e tyre. Sipas vlerësimeve shtetërore të asaj kohe, mbi 95 për qind të qytetarëve që dolën në referendum, iu përgjigjën pozitivisht pyetjes së referendumit “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në fuqi në aleancën e ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”. Referendumit i parapriu Deklarata për Pavarësi, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e…
Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e ambasadorëve #Diplo2025, që mbahet në Tiranë. Siç kumtuan nga Ministria e Çështjeve Evropiane, ministri Murtezani në konferencën dyditore do të flasë në panelin e titulluar “Shqiptarët në rajon – identitet i përbashkët, qëllim i përbashkët evropian
Aleanca për Shqiptarët thekson se pas donacionit miliona euro që Bilall Kasami pranoi nga një kompani sërbe, tani edhe një funksionar tjetër i koalicionit VLEN kyçet drejtëpërdrejtë në projektin e ashtuquajtur “Sërbski Svet” Reagimi i plotë: Pas donacionit miliona euro që Bilall Kasami pranoi nga një kompani sërbe, tani edhe një funksionar tjetër i koalicionit VLEN kyçet drejtëpërdrejtë në projektin e ashtuquajtur “Sërbski Svet”. Zëvendës drejtori i Fondit Pensional, i emruar nga koalicioni i partive shqiptare në Qeveri ka qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes me “Republika Sërbska” të udhëhequr nga Millorad Dodik, bashkë me drejtorin e këtij…
Sot (05.09.2025) në orën 00:05, në SPB Shkup, një 45-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se më 04.09.2025, rreth orës 20:40, në shtëpinë familjare në komunën Aerodrom të Shkupit, ai dhe babai i tij 70-vjeçar janë sulmuar fizikisht nga dhëndri i tyre M.P. (23) nga një fshat i Shkupit, i cili është në proces divorci me vajzën e personit që bëri kallëzimin dhe i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një mjet të fortë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresë përkatëse.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski thotë se Prokuroria ka treguar guxim dhe vendosmëri që të veprojë për një pjesë të lëndëve, siç është ajo me zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, por për një pjesë tjetër të lëndëve, për të cilat MPB ka ngritur kallëzime penale me numër të madh të dëshmive, nuk është bërë asnjë hap. Në intervistë për Agjencinë e lajmeve “Mia” Toshkovski si shembull mori rastin “Aditivët” i cili siç tha, ishte i procesuar dhe me aktakuzë, por prokuroria publike dhe gjykatat nuk i trajtojnë të gjithë personat kundër të cilëve janë ngritur akuza penale…
Në vitin e ri shkollor për herë të parë do të angazhohen asistentë arsimor edhe në shkollat e mesme. Sipas Ministrisë së Arsimit, fillimisht do të angazhohen 130 asistentë arsimor për fëmijët me nevoja të posaçme ndërkohë që numri I tyre do të rritet varësisht kërkesave të parashtruara me dokumentacionin e duhur. Ajshe Beqiri, edukatore speciale në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup tha se asistentët arsimor kanë ndikim dhe rol të rëndësishëm në arritjet e fëmijëve me aftësi ndryshe. Në një intervistë për Alsat, Beqiri tha se në këtë gjimnaz mësimin e ndjekin 10 fëmijë me nevoja të posaçme,…
Përplasje mes opozitës dhe pushtetit lidhur me aferën e zbuluar nga Agjencia për Siguri Kombëtare se kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski, gjatë periudhës 2019-2024 derisa ishte në opozitë ka qenë i përgjuar dhe ndjekur në mënyrë të paligjshme. Nënkryetari i LSDM-së, Metodija Ilievski thekson që pushteti aktual refuzon t’i deklasifikojë dokumentet e Agjencisë për Siguri Kombëtare me qëllim që të zbardhet rasti, derisa parashtrojnë pyetjen nëse Mickoski për torba me para ka shitur interesat e Maqedonisë te shtetet armike. “A është e vërtetë se Mickoski, edhe pse nuk ka qenë në shënjestër të ndjekjes është ka rënë në kontakt me…
Parimisht nuk ju iki debateve. Kështu u përgjigj në pyetjen e gazetarëve kandidati i Alancës Kombëtare për Integrim për kryetar i Çairit, Bujar Osmani, nëse pranon debat me kundërkandidatin e VLEN-it, Izet Mexhiti, ndërsa tha se “më shumë do dëshironte të debatojë me shefin e VLEN-it, Hristijan Mickoski”. “Unë parimisht nuk ju iki debateve. Kam tentuar që aq shumë të imponoj fushatë pozitive. T’ju tregoj se politika është garë idesh e jo garë për ofendime dhe shpifje. Dje në faqet e kundërkandidatit kanë prerë deklaratën time kur flas për politikën e dy shteteve. Kanë prerë pjesën e Palestinës, e kanë…

