OBRM-PDUKM kërkon të pranohet propozimi i tyre që për 50% të zvogëlohet akciza për derivatet e naftës. “Qeveria LSDM dhe BDI së pari na bindte se nuk do të ketë shtrenjtim. Më tragjike është se qeveria lavdërohet se ka pasur informacione për krizën para 4 muajve, dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta parandaluar’, thonë nga OBRM-PDUKM. Sipas tyre, shtrenjtimi i fundit i derivateve të naftës u shtrenjtuan për 80% dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e transportit, ushqimit, shërbimit dhe prodhime. “OBRM-PDUKM kërkon urgjentisht të pranohet masa për uljen e akcizës te derivatet e naftës për 50% ME…
Author: Hamdi Kumanova
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup, sot më 9 mars 2022 ka regjistruar tërmet, epiqendra e të cilit i përket zonës epicentrale të Shkupit, transmeton Portalb.mk. Sipas të dhënave që disponon observatori, tërmeti ka ndodhur në orën 9:48 minuta me magnitudë lokale Rihter ML2.0 dhe intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane dhe është ndjerë nga popullata në Shkup dhe rrethinë.
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën e 45-të, 50-të dhe të 51. Në rend dite në seancën e 45-të janë Propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjeve për shoqëri tregtare, lojërave të fatit, për mjedis jetësor dhe shërbim në armatë, të gjitha në lexim të parë. Deputetet në kuadër të seancës së 50-të do të diskutojnë për Propozim-ligjet për plotësime të Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, në procedurë të shkurtuar, propozimin për llogarinë përfundimtare të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 202, propozim e strategjisë për barazi gjinore 2021-2026, propozim-ligjin për procedurë pagesore në…
Çmimet e karburanteve sot kanë regjistruar një rritje të ndjeshme pas vendimit më të ri të Komisionit Rregullator të Energjisë. Pas rritjes së çmimeve të shportës ushqyese dhe energjisë elektrike, rritja e sotme në nivele rekorde e çmimit të karburanteve do të ketë një ndikim negativ në buxhetin familjar, kështu thonë nga Aleanca për Shqiptarët, njofton Nistori. Faktori kryesor, sipas ASh-së është rritja e çmimit në bursa ndërkombëtare. Por, përveç kësaj ka edhe faktorë të brendshëm, pasi taksat, akciza e tatimet janë në nivele të larta. Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik i cili gjithmonë është kujdesur e do të…
Federata Futbollit të Maqedonisë së Veriut, promovoi strategjinë e parë për zhvillimin e futbollit në kategorinë e femrave me moton, “Më shumë femra – më shumë gola”, në të cilën mysafirë special ishin ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns. “Shtëpia e Futbollit”vendor përmes këtij proejtki ka për qëllim përmirësimin në futbollin e femrave në të gjitha segmentet. Në promovimin e strategjisë foli nën-kryetari i FFM-së, Lazar Rakixhiev si dhe përmes një video një mesazh mbështetës dha seleksionuesi i SHBA-ve, Vllatko Andonovski. Lazar Rakixhiev, nënkryetar i FFM-së “Futbolli te femrat është duke u bërë një…
Raportet Maqedoni-Rusi janë në nivelin më të keq në histori, thonë disa ekspertë, duke komentuar zhvillimet e fundit, përkatësisht lëvizjen e Moskës për vendosjen e vendit në listën e shteteve jomiqësore dhe veprimin e Ministrisë së Jashtme për demarsh verbal, për ambasadorin rus për “Post kërcënues në rrjetet sociale”, shkruan Alsat. Sipas analistit Petar Arsovski, vendimi i diplomacisë që të mos i përgjigjet në mënyrë dypalëshe këtij akti të Rusisë, por të ndërtojë qëndrim të përbashkët me aleatët e BE-së është i logjikshëm. “Përgjigja jonë duhet të jetë në sinkronizim me aleatët e tjerë. Këtu nuk kemi shumë hapësirë për…
Nën sloganin “Varfëria ka fytyrën e femrës” u marshua nga Qeveria deri tek parku “Gruaja luftëtare”. Protesta e këtij 8 Marsi iu përkushtua varfërisë që ka shkaktuar pandemia e Covid-19 e cila ka sjellë një sërë largimesh nga puna në industri si ajo e tekstilit, ku shumica e të punësuarve janë gra. Bojana Jovanovska nga Platforma për barazi gjinore thotë se vetë institucionet në vend lejojnë diskriminimin e grave. “Gratë në Maqedoninë e Veriut nuk marrin pjesë në mënyrë të barabartë në marrjen e vendimeve. Në mungesë të politikave, dokumenteve strategjike dhe mekanizmave që mbështesin promovimin e barazisë gjinore dhe…
Mënjeherë pasi Ministria e Punëve të Jashtme, shpalosi propozimet për Ambasadorë të Maqedonisë së Veriut në Bullgari, Kanada, OKB, ka reaguar kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, shkruan gazeta LAJM. Gjatë një paraqitje para medieve, Sela, tha se është skandaloze që Maqedonia e Veriut të përfaqësohet në OKB nga një njeri që sipas tij, i ka duart me gjak. https://youtu.be/EENLu6LJ_Ys
Policia ka arrestuar një 38-vjeçar me iniciale S.S. nga Stenja e Prespës, por që banon në Shkup, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur dhe keqpërdorur kartelën bankare të një 82-vjeçareje nga Shkupi, duke tërhequr 62.000 denarë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme. Paratë janë tërhequr gjatë periudhës prej 21.08 deri 15.10.2021. “Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve është konstatuar se i denoncuari është kryerësi i veprës penale. Me të është realizuar bisedë zyrtare i cili në tërësi ka pranuar se ka kryer veprën penale. Ai ka fotografuar kartelën e të dëmtuarës dhe të njëjtën në disa raste e ka…
Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka marrëveshje aktuale për prokurimin e derivateve të naftës me “Lukoil-in”, por me një kompani tjetër vendase për tregtimin e derivateve të naftës, thonë nga MPJ për “Lokalno”. Nga MPJ thonë se fotot që shfaqen në opinion i referohen një kontrate të vjetër, e cila ka skaduar verën e kaluar. “Qëndrimi ndaj kompanive ruse në vend është pjesë e aktiviteteve më të gjera të ndërmarra nga shteti për shkak të agresionit ushtarak të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ndërsa një qëndrim i tillë do të zgjasë për aq kohë zgjatë vetë agresioni”, shtojnë nga…
Masat anti-covid duhet të largohen. Kështu thonë qytetarët e anketuar nga indeks.mk lidhur me paralajmërimet nga qeveria se do të ketë ndryshime. Qytetarët thonë se Qeveria me siguri do të marrë masën më të mirë të mundshme. Ata thonë se kanë besim në autoritetet vendore dhe ato mjekësore. E për dikë masat janë të pakuptimta në jetën e përditshme, e për dikë virusi vazhdon të jetë konspiracion e të mos ekzistojë, njofton indeks.mk Ndryshe, Qeveria sot pritet të vendosë nëse masat anti-covid do të hiqen në tërësi në terrenin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndër masat aktive në vend…
Inspektorati shtetëror i tregut deri më tani nuk ka hasur në asnjë parregullsi gjatë kontrolleve nëpër markete për respektimin e marzhës, si dhe asnjë parregullsi në punën e pompave të benzinës, edhe përskaj numrit të madh të ankesave të qytetarëve. Nga inspektorati i tregut thonë se kanë kryer kontrolle të shtuara në biznese të ndryshme, por pa treguar sa konkretisht. Njoftojnë se bashkëpunojnë me policinë financiare, por përsëri nuk japin detaje në shifra se në sa biznese kanë vepruar bashkërisht dhe nëse kanë hasur në shkelje ligjore të subjekteve juridike, shkruan Alsat. “Në këtë periudhë tani për tani nuk janë…

