Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim që të ndryshojë metodologjinë e përcaktimit të çmimit të derivateve të naftës. Sipas metodologjisë së re, çmimet do të ndryshojnë në bazë ditore dhe në këtë mënyrë do të shmangen ndryshimet e mëdha të çmimeve. Po ashtu qeveria shtyp vendosjen e taksës ekologjike për derivate të naftës që ndodhet në procedurë kuvendare. “E zvogëlojmë TVSH-në nga 18% në 10% për dizellin, benzinën, vajin djegës dhe gaz. Kjo masë do t’i mbrojë shfrytëzuesit dhe do të ketë ndikim te çmimet”, tha Kovaçevski. Ai sqaroi se me këto masa në vend të 85.6 denarëve, çmimi…
Author: Hamdi Kumanova
Është ulur TVSH-ja për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0, tha në konferencën e sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat. Siç tha ai, masa i referohet produkteve ushqimore bazë. “Produktet bazë që do të mbulojë kjo masë janë: buka, sheqeri, mielli i llojit 400, vaji i lulediellit, qumështi, mishi i freskët, orizi dhe vezët. Ne ngrijmë marzhet për produktet ushqimore bazë. Me këtë masë parandalojmë krijimin e fitimit të tepruar dhe do të zbutet tronditja e çmimeve për një kategori të caktuar të produkteve ushqimore”, tha Kovaçevski.
Është ulur TVSH-ja për produktet ushqimore bazë nga 5% në 0, tha në konferencën e sotme kryeministri Dimitar Kovaçevski, shkruan Alsat. Siç tha ai, masa i referohet produkteve ushqimore bazë. “Produktet bazë që do të mbulojë kjo masë janë: buka, sheqeri, mielli i llojit 400, vaji i lulediellit, qumështi, mishi i freskët, orizi dhe vezët. Ne ngrijmë marzhet për produktet ushqimore bazë. Me këtë masë parandalojmë krijimin e fitimit të tepruar dhe do të zbutet tronditja e çmimeve për një kategori të caktuar të produkteve ushqimore”, tha Kovaçevski./ alsat.mk
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi për një sërë masash për ballafaqim me krizën ekonomike, përcjell TV21. Kovaçevski njoftoi se Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar masë me të cilën rreth qytetarët në kategorinë e rasteve sociale do të marrin nga 1000 denarë vauçerë, që do të mund t’i shfrytëzojnë për blerjen e produkteve bazë ushqimore. “Vauçerë për produktet bazë për kategoritë sociale për tre muaj, në shumë prej 1.000 denarëve për rreth 35 mijë qytetarë”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Kur Komisioni i Sëmundjeve Infektive do të rekomandojë që nxënësit të mos mbajnë maska mbrojtëse në shkolla, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta pranojë. Unë mund të kërkoj, mirëpo faktori që vendos është Komisioni për Sëmundje ngjitëse tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Shaqiri tha se Komisioni ka bërë së fundmi rekomandime për lehtësimin e disa masave. Për mua faktor shumë i rëndësishëm është skrining testimi i bërë nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunimme Komisionin për Sëmundje Infektive, i cili rezultoi se masat për tu mbrojtur nga Kovid -19 respektohen nga ana e fëmijëve, pasiqë një numër…
Enti Shtetëror i Revizionit (ESHR) ka kryer revizion në punën e Inspektoratit shtetëror për punë në pjesën e raporteve financiare së bashku me revizionin e harmonizimit të llogarisë së buxhetit themelor 637 për vitin 2020. Më pas, ndër tjerash, ka konfirmuar mungesën e procedurave të shkruara për sistemin e kontrolleve të brendshme në procesin e furnizimeve dhe pagesën, moskryerjen e detyrave të punës nga të punësuarit në madhësi dhe mënyrë të konfirmuar me aktet për sistematizim, por edhe me veprimet për furnizime publike të zbatuara vetëm nga personi i angazhuar sipas marrëveshjes për shërbime, për një pjesë nga furnizimet nuk…
Komuna e Kumanovës ka filluar me rikonstruimin e parkut të qytetit. Në këtë park parashikohet të ndërtohen Kumanova shtigje të reja për këmbësorë, ulëse të reja smart, shandane solare, kënd të ri lojrash për fëmijë, hapësirë për kafshë shtëpiake, fushë të re sportive, shatërvan, vende parkimi dhe platformë për organizim të ngjarje në natyrë. “Qytetarët do të kenë hapërsirë të re për sport dhe reksreacion”, tha kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Me projekt tjetër është paraparë riparimi i plotë i rrugës “Vëllazërim Bashkimi” me trotuar, kurse në mënyrë shtesë parashihet edhe lidhja e saj me bulevardin “Revolucioni i Tetorit”.
Një shtetas i Republikës së Kongos është gjetur i pajetë në oborrin e një objekti fetar në fshatin Llojan të Likovës, njoftoi sot Policia e Kumanovës. Mjekët kanë konstatuar vdekjen pa dhunë në trupin e të ndjerit. “Dje në ora 06:00 në njësinë policore në Mateç është raportuar se një person është gjetur i vdekur në oborrin e objektit fetar në fshatin Llojan. Një mjek i ambulancës ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Nga kontrolli i kryer nga ekipet policore nga SPB Kumanovë, është konstatuar se bëhet fjalë për BK (41) nga Republika e Kongos, njofton policia. Me urdhër të…
Është djegur vetura Audi e ish-kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov. Para se të merrte flakë Automjeti ishte parkuar nga bashkëshortja e tij Jasmina dhe ishte regjistruar në qendrën arsimore Junior. Nga zjarri janë përfshirë edhe tre automjete tjera. Me 09.09.2022 në ora 03.20 minuta është raportuar se ne rrugën “Petre Piruze” në Shkup është hapur zjarr në veturën e tipit Audi me tabla regjistrimi të Shkupit në pronësi të personit juridik. Nga zjarri janë përfshirë edhe tre vetura tjera me tablla regjistrimi të Shkupit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:50 Ndihma e Shpejtë në Saraj ka raportuar se në fshatin Arnaqi është konstatuar vdekja nga korrenti e dy personave të gjinisë femërore, përcjell TV21. MPB thekson se dy viktimat janë nënë e bijë. “Punonjësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas deklaratës së N.S. (27) nga fshati Arnaqi, diku rreth orës 14:10 ka gjetur motrën e saj M.S. (24) nga i njëjti fshat në banjë të prekur nga rryma, ajo është drejtuar për ndihmë, por ndërkohë nëna e saj Z.S. (57), teksa po përpiqej…
Këshilli i Ambasadorëve shpreh keqardhje që agresioni rus ndaj Ukrainës ka marrë përmasa të tilla ku përveç objekteve ushtarake dhe ushtarëve, më së tepërmi vuajnë civilët, personat në moshë, gratë dhe fëmijët si dhe infrastruktura në vendbanime, e nevojshme për kënaqjen e nevojave elementare dhe furnizimin me ushqime, ujësjellsit dhe kanalizimet, instalimet për ngrohje dhe korridoret transportuese humanitare. Këshilli konsideron se Rusia menjëherë duhet ta ndrëpres agresionin ushtarak dhe të dy palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të gjejnë mënyrën për zgjidhjen paqësore të konfliktit ushtarak. Këshilli vlerëson se Bashkimi Evropian duhet pozitivisht t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës…
Prokuroria Themelore Publike parashtroi aktakuzë kundër 20 vjeçarit nga fshati Raven i Gostivarit për drogë. “Gjatë kontrollit të shtëpisë më 29 janar, policët gjetën 58.74 gram drogë narkotike marihuanë dhe një peshore digjitale. I akuzuari e ka blerë në janar dhe është përgatitur për ta shitur me pakicë”, sqarojnë nga policia. Prokurori Publik në Gjykatën Penale të Shkupit propozoi vazhdim të masës së paraburgimit në shtëpi duke vlerësuar se ka mundësi të arratiset dhe të ndikojë te dëshmitarët./Telegrafi/

