Këshilli i Ambasadorëve e përshëndet deklaratën e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të G-7 dhe
përfaqsuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri shprehur në deklaratën e përbashkët të mbledhjes të
mbajtur më 14 maj 2022 në Vajzenhaus të Gjermanisë me ç ‘rast fuqimisht mbështetet hapja e
bisedimeve të anëtarsimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.në BE informon TS.
Vendet anëtare të G-7 edhe njëherë e shprehen përcaktimin e tyre për mbështetjen e perspektivës
evropiane të gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor me qëllim të sigurimit të stabilitetit, sigurisë dhe
prosperitetit të regjionit.
Këshilli i Ambasadorëve e përshëndet vendimin e Finlandës për anëtarrsim në Aleancën veriatlantike
NATO si dhe gatishmërinë e Aleancës me procedurë të shpejtuar t;i pranojë në gjiun e saj Finlandën dhe
Suedinë anëtare të barabarta me qëllim të forcimit të paqës, sigurisë dhe prosperitetit në regjion dhe në
Evropë në tërësi.
Në lidhje me shtyerjen e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Republikës së Bullgarisë dhe
Maqedonisë së Veriut e cila u deshtë të mbahej këto ditë dhe e cila u shty për më vonë, për
“mosplotësim të kushteve” nga ana e Maqedonisë, siç u prononcuan institucionet shtetërore
bullgare, Këshilli i Ambasadorëve e shprehë zhgënjimin e tij për qasjen joserioze dhe kushtëzuese
të institucioneve shtetërore bullgare drejt përmirsimit të marrëdhënieve miqësore bilaterale midis
dy vendeve dhe konsideron se këto marrëdhënie mund të përparohen vetëm me pranimin dhe
respektimin e dyanshëm të vlerave evropiane.
Këshilli i Ambasadorëve i inkurajon institucionet shtetërore bullgare më në fund ta anulojnë veton e
anëtarsimit në BE ndaj Maqedonisë së Veriut me qëllim të kontribuojnë në prosperitetin, paqën
dhe sigurinë e regjionit në këto kohë krize.Tetovasot
Data 14.11.2026
Aktuale
- Tri vjet nuk e pa nënën, Olechka zbulon të kaluarën e dhimbshme, tregon edhe se është në listën e zezë në Bjellorusi
- Një mama single, vushtrriasja paralajmëron hallakamë në Big Brother – a do ta përballojnë banorët e tjerë?
- E bija e madhe e Shyhrete Behlulit zbulon një sekret të madh nga jeta e saj – nuk e paskemi njohur deri më tani
- Siria heq kërkesën për miratim paraprak të hyrjes për shtetasit amerikanë dhe britanikë pas polemikave
- Iu desh një raport mjekësor për ta bindur, ky është lajmi tronditës që Beharja e mori sa ishte akoma në Big Brother
- Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit
- Venera Azizi: Me Kosovën e nisëm, me Shqipërinë po e përmbyllim
- Sulmohet brutalisht një i mitur para shkollës në Rashçe, 5 bashkëmoshatarë e rrahin me grushte, shqelma dhe sende të forta



