Author: Hamdi Kumanova

Sot (11.03.2022) me urdhër të Gjykatësit në procedurë paraprake, nëpunës policorë të SPB Veles-Seksioni për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, paraprakisht pas koordinimit me Departamentin e Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Byrosë për Siguri Publike, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të N.C. (28) nga Velesi. Gjatë bastisjes, në shtëpi dhe në oborrin e shtëpisë janë gjetur pesë paketime më të mëdha në të cilat ka pasur nga rreth një kilogramë marihuanë, gjithsej rreth pesë kilogramë, e cila ka qenë e groposur në oborr. Marihuanë është gjetur edhe…

Lexo më Shumë

Për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike me Koronavirusin, autoritetet e Malit të Zi e kanë shfuqizuar detyrimin për posedim të një COVID- vërtetimi për hyrje në Mal të Zi. Vendimi i ri ka hyrë në fuqi nga dita e sotme (11.03.2022), njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme. Gjithashtu, udhëtarëve për në Irlandë tashmë nuk u kërkohet të paraqesin dëshmi për vaksinim, dëshmi për kalim të sëmundjes ose test negativ PCR pas mbërritjes. “Nuk ka kërkesa për testim ose karantinë pas mbërritjes në Irlandë. Për më tepër, udhëtarëve në Irlandë nuk u kërkohet as të plotësojnë formular për vendndodhjen”,…

Lexo më Shumë

MENDOHET SE 30% E TË SËMURËVE VUAJNË NGA “COVIDI I ZGJATUR” Sistemi shëndetësor në vend përgatitet për trajtim të “Covidit të zgjatur”, përkatësisht të pasojave që virusi korona i lë te një pjesë e të sëmurëve, posaçërisht te ata me pasqyrë më të rëndë klinike. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në Klan Debatin e mbrëmshëm theksoi se po pajisen qendra kardiologjike ose për terapi fizikale për trajtim të këtyre pacientëve. Mesazhe nga persona me pasoja afatgjate çdo ditë merr edhe mikrobiologu Nikolla Panovski, i cili shton se rreth 30% e pacientëve me pasqyrë më të rëndë klinike zakonisht kanë probleme…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi beson se nga e hëna do të ulen çmimet e derivateve të naftës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mund të jetë pak më e shtrenjtë se në Serbi, nuk besoj se dizeli është më i shtrenjtë se në vendet e tjera. Ligji për TVSH-në dhe ligji për akcizat ndoshta miratohet sot në Kuvend dhe duke pasur parasysh çmimet e djeshme në bursë dhe çmimin e dy ditëve më parë, sipas analizave të djeshme, ndërsa është shumë e rëndësishme të thuhet se nga e hëna jo vetëm që do të kemi çmime më të lira në rajon, por…

Lexo më Shumë

Në disa markete të vendit ka filluar të kufizohet shitja e vajit. E në disa të tjera edhe mungon. Ka kohë që në vend dhe rajon çmimet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje. Në Kosovë çmimi për një litër vaj ka shkuar deri në 3.49 euro apo 210 denarë. Autoritetet e vendit kanë siguruar se në vend ka rezerva të mjaftueshme të mallrave dhe se inspektoratet përkatëse do të veprojnë kundër marketeve që nuk respektojnë vendimet për shitjen e mallrave me për çmimin furnizues. KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pret që në seancat e ardhshme të qeverisë të miratohen masa konkrete shtrënguese në administratën shtetërore dhe se policia është e gatshme për racionalizim gjatë krizës ekonomike. “Jo rekomandim, por masa konkrete për racionalizimin me plan se si do të përcaktohet mënyra e kursimit të atyre mjeteve financiare. Këtu përfshihet racionalizimi në sferën e automjeteve, udhëtimeve afariste, përfaqësim dhe çdo gjë që nuk është thelbësore në punë”, tha Spasovski. Ai shtoi se nuk përdor kartelë pagesore zyrtare dhe celular. “Çdo gjë që do të merret si vendim do ta respektojmë. Duhet të racionalizojmë…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale ka shqiptuar sot dy dënime për rastin “Dhoma Publike”, Darko Kostovski dhe Mihail Panevski. Krijuesi i grupit u dënua me 4 vjet burg, ndërsa i njëjti dënim me 4 vjet burg u shqiptua edhe për administratorin Mihail Panevski. Ata u ndoqën penalisht për lejimin e publikimit të një videoje që tregonte marrëdhënie seksuale me një fëmijë. Të dy u akuzuan për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë me fëmijët. Rasti “Dhoma Publike” u zbuluar para një viti, pas së cilës grupi u mbyll por u hapën dy të reja në të njëjtën kohë.

Lexo më Shumë

Jemi të vendosur të vazhdojmë edhe në vitin 2022 me përmirësimin sistematik dhe me përkushtim të kushteve për policinë në drejtim të avancimit të performancave në luftë kundër krimit, përmirësimin e sigurisë në trafik, por edhe të sigurisë në përgjithësi për të gjithëqytetarët e shetit tonë. Duke filluar në vitin 2017, pasi në krye të MPB-së erdhi ministri Oliver Spasovski, me vendosjen planit të ri strategjik në MPB për periudhën nga data 01.06.2017 deri më 18.01.2022 realizuam investime në uniforma në vlerë prej mbi gjysmë miliardë denarëve me TVSH ose thuajse 10 milionë euro. Kështu, rinovuam 70 objekte të MPB-së…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave Fatmir Besimi tha se rasti me tokën atraktive shtetërore prej 7 euro për metër katror, ​​e cila ka përfunduar në pronësi të kompanisë ndërtimore “ZSF-KOM” afër ish-objektit të NIP “Nova Makedonija”, do të jetë i fundit i këtij lloji. Sipas dokumenteve të ndërtimit të investitorit në këto 4 parcela është planifikuar të ndërtohet një kompleks i ri biznesi. Toka atraktive në qendër të Shkupit është shitur për 438 denarë për metër katror. Platforma “Samo Prashaj” ka publikuar më herët dokumente sipas të cilave 4 parcela shtetërore prej 663 metrash katrorë janë privatizuar për më pak se 5…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Turqis, ku po marrin pjesë në Forumin Diplomatik të Antalias. Përmes një postimi në Facebook, Osmani thotë se me Abazoviqin ka folur për NATO-n, Ukrainën dhe anëtarësimin në BE. “Me Zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias. Dy vendet kanë orientim të qartë gjeopolitik- anëtarë të NATO-s, mbështetje të fuqishme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, partnerë kredibil të BE-së të harmonizuar 100% me PBJS dhe të bashkuar e vendosur në qëllimin tonë- anëtarësimin…

Lexo më Shumë

Qeveria kufizon eksportin e disa drithërave, miellit, lulediellit dhe vajrave të lulediellit Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 26-të ka miratuar Vendim për kufizimin e eksportit të mallrave të caktuara. Sipas këtij vendimi kufizohet eksporti i grurit dhe elbit, elbit, misrit, miellit të grurit dhe elbit, farave të lulediellit, si dhe vajrave të farave të lulediellit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendimin për kufizimin e eksportit të këtyre mallrave si masë paraprake për të shmangur veprimet shpekuluese të tregtarëve dhe prodhuesve dhe për të mbrojtur prodhimin vendor, tregun vendor dhe qytetarët. Ky vendim është marrë si…

Lexo më Shumë

Një market në Gjilan është gjobitur nga Inspektori i tregut, për shkak të mos përputhjes së çmimneve të produkteve. Gjoba prej 400 eurosh është vendosur pasi çmimi i reklamuar i sheqerit në paketim 5 kilogramësh ka qenë 4.09 euro, ndërsa në arkë konsumatori ka paguar 4.19 euro. Ditëve të fundit, për shkak të rritjes së naftës, është abuzuar edhe me rritjen e çmimeve të tjera të produkteve të shportës. Top Channel

Lexo më Shumë