Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zekiri shprehu solidaritet ndaj ministres së Mbrojtjes, Sllavjenka Petrovska. Sipas tij, asnjë grua nuk duhet të jetë shënjestër e gjuhës së urrejtjes bazuar në gjini. “Gjatë periudhës së kaluar shohim se çfarë i ndodh një gruaje që ka profesion publik dhe në mënyrë profesionale po kryen detyrën. Deri sa opinioni i sheh gratë vetëm në prizmin seksist, nuk do të shohim më shumë gra në pozita udhëheqësire”, shkruan Zekiri. Ai po ashtu publikoi edhe fotografi ku ministrja e Mbrojtjes ofendohet në rrjete sociale./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve nga ana e policëve të Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip, janë zbardhur katër vepra penale “vjedhje e rëndë”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Nga këto vepra, tre janë tentativa për të vjedhur katalizator të sistemit të shkarkimit të mjeteve motorike në rajonin e Shtipit, për të cilat ekziston dyshimi se janë kryer nga tre grupe: njëra është formuar nga T.I.(22) nga fshati Podaresh të Radovishit, D.I.(21) dhe T.N.(23) të dy nga Injeva e Radovishit – e dyta nga I.K.(24), E.A.(28) dhe A.R.(26) që të tre nga Velesi dhe grupi i…
Këshilli i Kumanovës sot ka marrë vendim për rritjen e çmimeve të transportit të taksive. Transporti me taksi zyrtarisht është rritur për 20 denarë, nga 60 në 80 denarë për kilometër dhe 40 denarë për secilin pasues. Më herët kompanitë e taksive kanë rritur vullnetarisht çmimet e shërbimeve për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, duke sqaruar se kanë paraqitur dy propozime në muajt e fundit, pas konstituimit të këshillit. Nga grupi i këshilltarëve “Për Kumanovën tonë” e mbështetin propozimin, duke sqaruar se janë rritur çmimet e derivateve, për kontrollin teknik, emergjent, sigurimin e udhëtarëve, shërbimet, çertifikatat mjekësore, licencat.…
Qyteti i Shkupit nuk do të rrisë çmimin e biletave për autobusët e Ndërmarrjes për Qarkullim Publik, me qëllim që qytetarët të shfrytëzojnë sa më shumë transportin publik gjatë krizës ekonomike dhe energjetike në vend. Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se goditja që pësojnë qytetarët nga rritja e çmimeve për shkak të krizës është përgjegjësi e pushtetit qendror, ndërsa sipas saj pushteti lokal nuk ka kompetenca për të ndihmuar qytetarët me masa të tjera ekonomike. “Mekanizmat për krijimin e politikave cilësore janë në duart e pushtetit qendror. Pushteti lokal bën gjithçka që mundet në nivel lokal për…
Deputeti Kastriot Rexhepi, ka bërë të ditur se në seancën e sotme parlamentare do t’i mbështesë masa e propozuara nga Qeveria për uljen e akcizës së karburanteve dhe TVSH-së për prodhimet e ushqimore, shkruan gazeta LAJM. “Të gjitha masat që janë në dobi të qytetarëve do t’i mbështesim si masa zbutëse që po bëhen tash për rritjen e çmimit të derivative por edhe TVSH-në për produketet ushqimore do t’i mbështesim”, tha Rexhepi. Gazetari: A janë të mjaftueshme këto masa, apo duhet të pranohen edhe propozimet e opozitës? Kastriot Rexhepi: Më së miri është që t’i bëjmë gratis edhe derivatet edhe…
Ndërsa çmimet e derivateve të naftës kanë arritur kulmin, një pjesë e deputetëve nuk mendojnë të zgjedhin alternativa të tjera për vajtje-ardhje në punë. Shumica e tyre thonë se paratë e rrugës u takojnë dhe për këtë vazhdimisht udhëtojnë me makina, shkruan Alsat Në kohën kur çmimi i karburanteve ka arritur rekordin, deputetët nuk zbresin nga makinat e tyre. Të pyetur nga Alsat se a do të vazhdojnë të përdorin makinat dhe me këtë të rëndojnë edhe më shumë buxhetin, një pjesë e të zgjedhurve të popullit thonë se shpenzimet i kanë të arsyeshme. YouTube video A jeni të gatshëm…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.182 teste, ndërsa janë regjistruar 302 raste të reja me coronavirus. Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja 35 janë riinfektime. Instituti për Shëndet Publikë ka regjistruar 315 pacientë të shëruar nga COVID-19. Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 5 viktima nga coronavirusi. Dy persona të vdekur nga Shkupi (79 dhe 81) dhe nga një i vdekur nga Strumica (72), Struga (80) dhe Manastiri (90). Në regjistrin “Termini Im” poashtu është regjistruar edhe një viktimë nga coronavirusi në Ohër (88), i paraqitur me datë 07.03.2022. Numri…
Këto janë propozim amandamente që u deponuan sot gjatë debatit parlamentar! Ne propozojmë që: Për karburantin dizell akciza të zvoglohet nga 15.5 denar në 9 denar! Për karbuarantin benzin propozojmë që akciza të zvoglohet nga 22 denar në 15 denar! Giithashtu, propozuam që TVSH për dy llojet e karburanteve të voglohet nga 18% në normën preferenciale prej 5%! Me këto propozime në tregun me pakicë në rrethanat aktuale do të fitohet çmimet si vijon: Benzin: 77 denar Dizeli : 79,5 denar
Më datën 11.03.2022, Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, Sektori për Hetime Kriminalistike-Njësiti Nacional për Asgjësimin e Kontrabandës me Migrantë dhe Tregti me Njerëz deri te Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit parashtroi kallëzim penal kundër R.N. (25) dhe M.N. (29) të dy nga Dibra, ndryshe në lidhje martesore, për veprën e kryer penale ”tregti me fëmijë” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 418-g paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas denoncimit, fëmiu i mitur ka qenë i ekspozuar kërkim lëmoshës dhe dhunës fizike. Gjatë ditës…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot rreth orës 03:30 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën Zhelinë-Jugunovc, në hyrje të Zhelinës është gjetur një trupi i pajetë i një mashkulli, përcjell TV21. Trupi i pajetë është gjetur brenda një veture “VW Polo”, me targa të Gjermanisë, që po qeëndronte në anën e djatht të korsisë. “Është thirrur një ekip i ambulancës nga Tetova, e cila ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune të shoferit N.Xh.(42) nga Pallatica e Tetovës”, theksojnë nga MPB. Kontrolle në vendin e ngjarjes ka kryer edhe Prokuroria, pas çka trupi i pajetë është dërguar…
Në konkursin e brendshëm-trajnues për pjesëtarë në Njësinë Speciale të Anti-Terrorit “Tigri” ka të paraqitur nga të gjitha etnitë në vend. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski thotë se përfaqësimi do të varet nga kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë konkurrentët, shkruan Alsat. I pyetur nëse pas këtij konkursi do të thyhet diskriminimi etnik në këtë njësi, Spasovski tha se kjo varet nga kandidatët. “Nga njoftimi që kam, kemi të paraqitur nga të gjitha etnitetet. Shpresoj se çdo një kandidat i cili është pranuar në trajnim do të kalojë me sukses, do ta përballojë atë, do t’i përkushtohet dhe çdonjëri që…
Shoqata ekologjike e Maqedonisë informoi se këto ditë në liqenin e vogël të Prespës në Greqi janë gjetur mbi 500 pelikanë të ngordhur. Zogjtë, të cilët u pikasën nga Shoqata PrespaNet Society for the Protection of Prespa (SPP), ngordhën nga gripi i shpendëve H5N1, transmeton Portalb.mk. ShEM njoftoi se i kanë informuar të gjitha institucionet tona përkatëse, pas së cilës virusi është konfirmuar edhe në vendin tonë. Ambientalistët paralajmërojnë se do të monitorojnë situatën me përhapjen e gripit në vend, por presin të vërehen edhe raste të reja. Shoqata ekologjike e Maqedonisë apelon që të gjithë qytetarët nëse vërejnë zogj…

