NDALOHEN PACIENTË PËR TË KALUAR PRANË KLINIKËS SË ONKOLOGJISË
“Nëse ke problem më trego”.
Një i punësuar në Klinikën e Onkologjisë ndalonte kalimin e pacientëve pranë Klinikës ku Ministria e Shëndetësisë së bashkë me këtë klinikë organizuan promovim të aparaturës së re për shërim të pacientëve me kancer, raporton KlanMacedonia
Pas reagimit të mediave, drejtori dha urdhër të lëshohen pacientët.
Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se pritje të pacientëve në këtë Onkologji nuk ka. Të gjithë pacientët shërbehen me caktim të një termini.
“Është Klinika e vetme në të cilën nuk ka listë të pritjes. çdo pacient i cili ka nevojë për shërbim cakton termin dhe fillon me trajtimin “ , deklaroi Sali
Drejtori Klinikës Universitare për radioterapi dhe onkologji, Nikolla Vasev tha se pacientja më e re që ështtë trajtuar në këtë Klinikë është 22 vjeçare. Ndërsa mbi 80% të pacientëve janë mbi 60 vjeç.
“Pacientja më e re që është trajtuar në Onkologji i ka 22 vjet. Ndërsa shumica e pacientëve gjëgjësisht 80% janë prej 60 deri 70 vjeç. Me pak pacientë ka prej moshësh 40 deri 50 vjeçare për fat të mirë. Te ne pacientë vijnë vetëm ne kimioterapi “ , deklaroi Nikolla Vasev drejtor i Klinikës Universitare Radioterpaisë dhe Onkologjisë
Ndryshe në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë është vënë në funksion aparat i ri linear i tipit Varian, i cili ofron mundësinë për radioterapi precize dhe efektive. Aparati tashmë është funksional dhe i disponueshëm për pacientët, siguron sukses të madh në trajtimin e kancerit./KlanMacedonia/



