Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot promovoi parkun e ri, transmeton Almakos.
“ Sot së bashku me kryetaren e qytetit të Shkupit, Daniela Arsovska e lëshuam në përdorim parkun e ri të urbanizuar në tërësi në vendbanimin Rasadnik që është punuar nga ana e Ndërmarrjes Publike Parqe dhe gjelbërim.
Qytetarët e Komunës së Butelit fituan edhe një hapësirë të re të gjelbër, vegjetim të ri të gjelbër, arë e cilësisë së lartë, bari i formuar me një sistem të ujitjes pikë për pikë si dhe janë vendosur edhe hidrues me çka do të mundësohet mirëmbajtja e vazhdueshme e parkut.
Ajo që para disa muajve ishte një vend i lënë në harresë, sot është një hapësirë në tërësi e rregulluar dhe urbanizuar.
Shumë shpejtë edhe një fushë futbolli do të lëshohet në përdorim që do të jetë me një hapësirë speciale për futboll. Me këtë e tërë kjo pjesë do të fitoj pamje të re.”, shkruan Kostovski.







