Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski ende nuk kanë arritur propozimet për ambasadorët e rinj që kaluan në qeveri. Sipas informacioneve, ish-kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi do të emërohet për ambasadore në BE, ndërsa drejtori aktual i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski në Francë, ndërsa ambasador në SHBA do të jetë Zoran Popov, sekretar shtetëror në MPJ. Nga kabineti i Pendarovskit për Kanal 5 u shprehën se përveç propozimit për ambasador të Ljubomir Fërçkovskit në Kombet e Bashkuara, emra të tjerë nuk ka pasur. Për propozimet e reja reaguan edhe OBRM-PDUKM duke i cilësuar këto propozimet si të turpshme…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë të premten ka reaguar lidhur me rezultatet e regjistrimit të popullsisë c duke kontestuar numrin e popullsisë bullgare. Sipas rezultateve të Entit të Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 3,504 bullgarë. “Si është e mundur që të ketë një dallim të madh mes atyre që janë deklaruar si bullgarë (3,504) dhe numrit prej mbi 100.000 shtetasve maqedonas, të cilët janë të pajisur me shtetësi bullgare. Objekt i analizës serioze është fakti se 7.2% e qytetarëve të shtetit fqinj nuk janë të numëruar aktivisht. Sipas informacioneve, të dhënat për ta janë mbledhur nga një…
Deputetët e përfunduan debatin e përgjithshëm për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën bujqësore në lexim të parë. Propozim ligji është dhënë në përpunim të mëtutjeshëm, ndërsa votimi do të caktohet në mënyrë shtesë. Kjo ishte edhe pika e fundit nga seanca e 30-të kuvendore. Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Zdravko Trajkovski, duke folur për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tokën bujqësore, tha se toka cilësore nuk duhet të shndërrohet në tokë ndërtimore. Ai thotë se nuk ka asgjë kundër që në mënyrë urbanistike zgjerohen qytetet, por paralajmëron se nuk duhet të vijmë në…
Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski u shpreh shumica e përbërë nga LSDM dhe BDI vazhdon me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së kuvendit. “E shohim se si kryetarja e Komisionit për Sistem Politik vazhdon të insistojë se rendi i ditës është miratuar dhe diskutimi është hapur edhe pse jemi dëshmitarë se javën e kaluar kjo nuk ndodhi. Pse? Për arsye se Mirakovska din më mirë se para hapjes së pikës duhet të pyesë formalisht nëse disa nga deputetët ose anëtarët kanë propozim-ndryshime në rend dite, gjë që nuk u bë”, u shpreh ai. Ai tha se një…
Ilire Dauti nga ASH ka folur rreth miratimit të Propozim planit financiar të komisionit regullator për energjetikë. ”Është e padrejte të miratohet Propozim-plani financiar i Komisionit Rregullator për Energjetikë që ka planifikuar rritje të shpenzimeve, në ndërkohë që nuk pranohen kërkesat e mësimdhënësve, policëve, të punësuarve në shëndetësi etj, që pagat e tyre të rriten në mënyrë lineare me rritjen e pagës minimale, tha Ilire Dauti.”/KlanMacedoni/
Presidenti Stevo Pendarovski ka komentuar për deklaratën e djeshme të kryeministrit bullgar Kirill Petkov, që agjentët rus në Bullgari kanë punuar kundër marrëdhënieve të mira në mes Shkupit dhe Sofjes, dhe thotë se duhet t’i besohet sepse bëhet fjalë për kryeministër aktual. “Deklaratën e Petkovit nuk mund ta komentoj sepse bazohet në informacionet të institucioneve bullgare dhe shërbimeve bullgare. Por, sepse bëhet fjalë për kryeministër aktual të Bullgarisë, duhet t’i besohet”, deklaroi Pendarovski për televizionin Tellma. Presidenti Stevo Pendarovski, e sqaroi edhe dëbimin e diplomatëve rus nga vendi, por iu kthye edhe deklaratës së kryeministrit bullgar. “Për ato pesë diplomatë…
Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, nuk e respekton vendimin e Gjykatës Themelore të Strugës, me të cilën u urdhërua kthimi i Resul Hanit në vendin e punës, shef i sektorit të urbanizmit në komunë, thotë Hani. Më parë, në vitin 2017, pasi Merko u bë kryetar komune, Hani dhe disa të punësuar tjerë, për të cilët Hani thotë se ishin politikisht të papërshtatshëm për Merkon, i ka ripozicionuar në pozita më të ulëta. Hani thotë ndonëse Merko, fillimisht ka marrë vendim për ta rikthyer si shef, menjëherë pastaj ka marrë një vendim të ri, për ta pezulluar nga puna. Shpjegimi…
“PËRKATËSIA FETARE NUK ËSHTË PREZANTUAR SAKTË” Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit, duke shqyrtuar rezultatet zyrtare të Regjistrimit të Popullsisë, ka shfaqur dyshime në saktësinë statistikore. Metodologjia e zbatuar në grafën “përkatësi religjioze”, sipas Kishës Ortodokse Maqedonase, qartazi nuk e dallon përkatësinë fetare të besimit fetar dhe të Kishës ose Bashkësive fetare. Kjo, sipas Kishës Ortodokse, I ka bërë rezultatet konfuze, të pasakta, për shkak se nuk e reflektojne situatën reale të përkatësisë fetare në vend. KOM-i vlerëson se ndoshta ekziton problem jo vetëm në metodologjinë, por ndoshta edhe disa nga regjistruesit nuk u kanë…
Gjykata Civile e Shkupit mori vendim në favor të kryetari të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që kishte të bëjë me padinë që e parashtroi kundër LSDM-së për shpifje. Padia kishte të bëjë me shpifjen ndaj Mickoskit kur në rrjetin social në “Facebook”, LSDM ka ofenduar duke e cilësuar atë “anti-perëndimori Hristijan Mickoski është dora e zgjatur e Nikolla Gruevskit”, ndërsa për këtë vendim gjyqësor, LSDM do të duhet të paguajë 1 euro dëm, aq sa kërkuar Mickoski, por jo edhe shpenzimet për procedurën. “Edhe pse kemi gjyqësi të kapur, me besim të vogël, e vërteta nuk mund të ndryshohet”, u shpreh…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se nga korriku do të vendoset model i ri tarifor për llogaritjen e shpenzimit të energjisë elektrike. Bekteshi tha se ekzekutivi është në përgatitje të zgjidhjes ligjore. “Për mua është jologjike dhe e pakuptimtë që 20 shfrytëzues të energjisë elektrike, 20 amvisëri në shtetin tonë në mënyrë joadekuate të harxhojnë 10% të shpenzimve ditore të energjisë elektirke dhe për këtë do të vendosen bllok tarifa nga 1 korriku”, tha mes tjerash Bekteshi. Bekteshi theksoi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të jetë i njëjt për të gjithë,…
Prej sot mund të aplikohet për ndihmë financiare për pagesën e pagës minimale. Në ueb-faqen e Drejtorisë për të Ardhura Publike, tani më ekziston softuer përmes të cilit mund të dorëzohet kërkesë për ndihmë financiare për pagesën e dallimeve të kontributeve të neto pagës minimale, që tashmë me ligj është rritur në 18 mijë denarë. “Punëdhënësit që dëshirojnë të përdorin ndihmë të këtillë shtetërore, për dorëzimin e MPIN, në fushën 3.23 duhet të vendos shifrën 405, për të punësuarit që kërkojnë ndihmë financiare. Punëdhënësit që tanimë kanë paguar pagën e marsit, dhe kanë kërkuar ndihmë financiare, poashtu mund të të…
Prokuroria Themelore Publik e Gostivarit, pas procedurës së zbatuar ngriti kallëzim penal kundër 50 vjeçarit nga fshati Gjurqevisht e Komunës së Vrapçishtit i cili sulmoi gazetarët më 16 shkurt. Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikim me mjet të rrezikshëm gjatë përleshjes”, e dënueshme me nenin 133 të Kodit Penal. Sipas Prokurorisë, i pandehuri më 16 shkurt gazetarin dhe kameramanin i ka parë duke incizuar në shkollën e fshatit. “Ai ka nisur zënkën duke sharë dhe më pas ka marrë sëpatën dhe ka nisur të drejtohet tek ata. Gazetarët janë larguar nga vendi dhe ngjarjen e kanë denoncuar në…

