Nga sot, 80.000 të punësuar, bashkë qytetarë tanë punëtorë në industri të ndryshme do të marrin 18.000 denarë pagë minimale ka deklaruar kryeministri Kovaçevski. Paga minimale prej 18.000 denarë është realitet, por më e rëndësishme është që ajo do të rritet vazhdimisht pa nevojë të ndërhyrjeve shtesë. Tani, me dy paga minimale shporta sindikale mbulohet, gjë që nuk ishte rast në vitin 2016, kur nevojiteshin më shumë se 4 paga minimale që të mbulohet një shportë, ka shkruar sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në “Fejsbuk”. Kovaçevski porosit se mbrojtja e standardit të jetesë mbetet një ndër prioritetet e Qeverisë dhe se…
Author: Hamdi Kumanova
Në prag të ditës së nesërme kur besimtarët e konfesionit musliman edhe do të fillojnë me agjërimin e Ramazanit, Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës apelon qytetarët e zonës Tetovë-Gostivar që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm, sidomos kur dalin nga shtëpitë e tyre dhe shkojnë në darkat e Iftarit apo tek të afërmit. Ata këshillohen që të mbyllin dyert, të mos i lënë dritaret hapur dhe të mos publikojnë fotografi nëpër rrjetet sociale, duke dhënë sinjale se nuk janë në shtëpi, pra se janë me persona të tjerë. Nga ana tjetër, nëse vërejnë lëvizjen e personave të dyshimtë pranë…
Ish-deputeti nga radhët e LSDM-së, Petar Atanasov sot në “Utrinski brifing” komentoi rezultatet e regjistrimit të popullsisë. Ai theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim po e fsheh uljen e përqindjes së shqiptarëve. “Duhet të jem i hapur, BDI fsheh numrin se sa përqind e shqiptarëve janë më pak. Për 20 vite keni parti në pushtet që thonë se shqiptarët janë më shumë”, u shpreh Atanasov. Ai po ashtu theksoi se të gjitha pakicat nuk janë të kënaqura me rezultatet e regjistrimit të popullsisë.
Bullgaria jo një herë ka deklaruar se është me një rëndësi të madhe krijimi i kushteve për vetëidentifikim të lirë të qytetarëve me identitet bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe garantimi i të drejtave të tyre. Kjo theksohet në një pozitë të Ministrisë së Jashtme bullgare. Jemi shumë të befasuar nga të dhënat e publikuara për numrin e bullgarëve të vetëidentifikuar në regjistrim. Vërejmë mospërputhjen drastike mes këtyre të dhënave dhe mbi 100 000 qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë dorëzuar personalisht dokumente që vërtetojnë origjinën dhe vetëdijen bullgare për marrjen e nënshtetësisë bullgare. Objekt i një analize…
Më shumë se një muaj pasi Rusia pushtoi Ukrainën, sulmet e intensifikuara në disa qytete të Ukrainës kanë lënë shumë njerëz pa qasje në shtëpitë e tyre, pa energji elektrike, ujë, ushqim dhe nevoja elementare. Vendet që mbështesin Ukrainën në këtë luftë, përfshirë Maqedoninë e Veriut, po dërgojnë ndihma të formave të ndryshme për të ndihmuar forcat ushtarake, si dhe ndihma humanitare për ata që po vuajnë pasojat e tmerrshme nga sulmet, shkruan Vërtetëmatësi. Shkruan: Simona Atanasova Institucionet, komunat, ndërmarrjet, kompanitë, odat ekonomike, si dhe qytetarët e thjeshtë të Maqedonisë së Veriut kryejnë aksione të ndryshme për mbledhjen e ndihmave…
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit parashtroi aktakuzë kundër një personi për dhunë. Siç njoftojnë nga prokuroria, i pandehuri më 26.11.2021 në cilësinë e zëvendësdrejtorit të shkollës fillore në fshatin Çegran të Gostivarit ndaj një nxënësi ka vepruar në mënyrë ku preket dinjiteti dhe personaliteti. Fëmija që ka qenë në klasë të 8 është njoftuar se bashkë me dy nxënës të tjerë është transferuar në një klasë tjetër. Ai ka shkuar në katin e dytë të shkollës për ta marrë orarin, ndërsa i pandehuri është fjalosur me nxënësin dhe më pas ka nisur ta godasë me shqelma dhe shuplaka. Nënësi ka…
Një aksion i madh policor po zhvillohet mëngjesin e sotëm në disa rajone në vend, gjegjësisht në Haraçinë, Nerez dhe Radushë. Mësohet se është kapur drogë ndërsa janë arrestuar disa shpërndarës të drogës. Nga MPB e konfirmojnë lajmin ndërkaq thonë se aksioni ende po vazhdon në disa lokacione në Shkup. Jozyrtarisht mësohet se është kapur drogë e tipit kokainë dhe marihuanë.
Aleanca për Shqiptarët (ASH) konteston rezultatin e regjistrimit. Sipas kësaj partie opozitare rezultati i regjistrimit nuk reflekton gjendjen faktike në terren. Muhedin Brava nga kjo parti në “Rruga drejt” përkujtoi edhe në problemet teknike me të cilat u përball që në fillim procesi i regjistrimit, shkruan Alsat. “Ky numër i cili ka dal nuk reflekton situatën faktike dhe kemi shpreh pa besueshmërinë tonë në rezultatet e numrit etnik të cilat kanë dalë. Ne për të gjitha këto kemi paralajmërua edhe gjatë procesit të regjistrimit se duhet të merren disa masa që të mos ketë njolla të këtilla. Edhe gjatë procesit…
Suat Usejni: Vetëm Komuna e Çashkës ka të drejtën për të festuarKomuna e Çashkës shtrihet në pjesën qendrore të vendit. Mbulon një sipërfaqe prej 819,45 km2 dhe është një nga tre komunat më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Është një komunë rurale me pozitë të mirë gjeografike. Komuna ka një tokë të punueshme gjithsej 476 km2 dhe 48.97 km2 kullosa. Komunat fqinje në kufi me komunën janë: në lindje Velesi dhe Gradsko, në veri Zelenikova dhe Studeniçani, në perëndim Makedonski Brod, në jug-perëndim Dolneni, në jug Prilepi dhe në jug-lindje Kavadarci dhe Rosomani. Komuna e Çashkës përfshinë 42 vendbanime.…
Tërësia është më e madhe se shuma e pjesëve të saj, kështu i komentoi zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi rezultatet e regjistrimit. Sipas tij, “Një shoqëri për të gjithë” është e tëra që e bën vendin tonë, shtëpi për të gjithë. “Ne do t’i shfrytëzojmë këto rezultate të regjistrimit pikërisht për këtë, që të vazhdojmë ta zhvillojmë vendin, për të gjithë ne, të gjithë bashkë… për vendin tonë”, theksoi Bytyqi. Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb…
VMRO-DPMNE-ja konsideron se regjistrimi, rezultatet e të cilit janë prezantuar sot, është jo i plotë për shkak të të dhënave të nxjerra se 7,2 për qind e qytetarëve nuk janë regjistruar, ndërsa të dhënat janë marrë nga baza, pa me këtë rast të definohet përkatësia e tyre etnike. Regjistrimi, konsiderojnë nga partia është dështues, për shkak të numrave alarmante për zhvendosje nga shteti. “VMRO-DPMNE-ja duke konsideruar se ky regjistrim është i pakompletuar obligohet për ndryshimin e pushtetit që të zbatojë regjistrim të pastër elektronik sipas të gjitha standardeve të cilat mund të jenë edhe të kompletuar, të besueshëm dhe të…
Në regjistrimin e popullsisë në shtator të vitit 2021 në Maqedoninë e Veriut, vetëm 3504 persona janë identifikuan si bullgarë, tha Apostol Simovski, drejtor i Institutit Shtetëror të Statistikave në Maqedoninë e Veriut. Në të njëjtën kohë, vetëm në 15 vitet e fundit, më shumë se 86 000 qytetarë nga Maqedonia e Veriut kanë marrë pasaporta bullgare, sipas të dhënave të Ministrisë bullgare të Drejtësisë. Sipas regjistrimit, në Maqedoninë e Veriut jetojnë 2 097 319 veta – 54% e tyre identifikohen si maqedonas, 30% si shqiptarë, 4% si turq, 2% si romë, 1% si serbë, 1% si boshnjakë dhe 0,5%…

