Ministria e Brendshme njofton për Alsat se janë në përgatitje 30 masa disiplinore ndaj policëve të sistemuar në vendkalimin kufitarë “Bllacë” me Republikën e Kosovës. Dyshimet lidhen me raportimin e Televizionit Alsat për shkatërrimin e qëllimshëm të kamerave trupore nga ana e disa nëpunësve të policisë, veprim ky i cili (jo zyrtarisht) për motiv ka pas shmangien e gjurmëve korruptive.
“Në procedurë janë 30 masa disiplinore për shkak të mosveprimeve në bazë të Procedurës Standarde Operative për shfrytëzimin e sistemit mobil të incizimit me kamera (trupore). Është konstatuar se 30 policët kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat nga Marrëveshja kolektive. Propozohet kërkesa për kompensimin e dënimit nga 5 policë dhe udhëheqës ndërrimi në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, thuhet në përgjigjen e MPB-së dërguar për Alsat./ Alsat.mk
Data 13.11.2026
Aktuale
- Kenia, të paktën 6 të vdekur nga shembja e një ndërtese 8-katëshe në ndërtim pranë kryeqytetit
- (VIDEO) Mickoski: Ndryshimet e kodit penal nuk do të vlejnë në mënyrë retroaktive
- (VIDEO) Mbi 100 aktorë në 10 shfaqe në edicionin IV të festivalit “Moisiu”
- Rikonstruimi i Qeverisë së RMV-së pritet të bëhet deri në fund të nëntorit, VLEN nuk do të humb pozicionet e saja
- Çmimet e larta të naftës vazhdojnë të ngjallin shqetësim në Kosovë
- “Minimale dhe e përballueshme për qytetarët”, tha Mickoski për pritjet për rritjen e ngrohjes qendrore në Shkup
- Kapen në flagrancë gjatë shit-blerjes së drogës, dy të arrestuar në Tetovë
- Punëtori i ndërtimit rrëzohet nga shkallët, përfundon me lëndime të rënda



