Këshilli komunal i Komunës së Kumanovës i ka dhënë përkrahje propozimit të Këshillit Drejtues të Çerdhes për fëmijë “Angel Shajçe” për tu rritur për 35 %, çmimi i qëndrimit . Prandaj, në vend të cmimit të deritanishëm prej 1.490 denarë për qëndrim gjithëditor të fëmijëve deri në moshën 6 vjecare, prindërit në të ardhmen do të paguajnë 2.011 denarë.
Author: Hamdi Kumanova
Në një analizë që gërsheton filozofinë e lirisë me realitetin e hidhur të arsimit të lartë, ish-rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, ka zbërthyer projekt-ligjin e ri për arsimin, duke e cilësuar atë jo si një dokument reformues, por si një “arkitekturë të varësisë” dhe centralizim të pastër politik. Në vijim reagimi i plotë i Ametit: “𝚀𝚞𝚘 𝚅𝚊𝚍𝚒𝚜 𝚄𝚗𝚒𝚟𝚎𝚛𝚜𝚒𝚝𝚊𝚜” (disa shënime “mbi frymën e ligjit”) Sikur Monteskie të ishte gjallë sot dhe të lexonte projekt-ligjin për arsimin e lartë, ai ndoshta nuk do të ndalej fillimisht te nenet, por te fryma. Ai do të pyeste: çfarë raporti…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur propozimin për emërimin e Driton Sulejmanit në pozicionin e zëvendësministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Sulejmani, i cili vjen nga radhët e partisë Alternativa dhe aktualisht shërben si zëdhënës i koalicionit VLEN, është përzgjedhur për të marrë këtë përgjegjësi pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Lulzim Aliu. Ky i fundit, po ashtu pjesë e strukturave të Alternativës, u largua nga detyra pak kohë më parë duke deklaruar se vendimi i tij bazohej në arsye të natyrës personale. Driton Sulejmani vjen nga qyteti i Kumanovës. Ai deri vitin e…
Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Manastir raportoi sot se në dy ditët e fundit, dy banorë të Manastirit kanë qenë viktima të mashtruesve që u paraqitën si mjekë dhe i zhvatën gjithsej 19.600 euro, transmeton Portalb.mk. Rasti i parë u regjistrua dje, kur një banore 84-vjeçare e Manastirit raportoi se i ishte mashtruar me 9.600 euro. Mashtruesi e kontaktoi atë me telefon, u prezantua si mjek dhe e bindi se vajza e saj kishte fraktura të rënda dhe se një operacion urgjent dhe i shtrenjtë ishte i nevojshëm. Gruaja ia dorëzoi paratë një personi të panjohur që erdhi…
Universiteti i Tetovës sot është përfshirë nga një situatë tensioni pas një alarmi për mjet shpërthyes. Autoritetet universitare kanë reaguar menjëherë duke evakuuar studentët dhe stafin akademik nga të gjitha objektet e kampusit. Sipas informacioneve të para, alarmi ka ardhur përmes një porosie elektronike, ashtu siç ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në institucione të tjera arsimore në vend. Ditëve të fundit janë shtuar alarme për bomba nëpër shkollat e Tetovës që kanë rezultuar të rrejshme, por po shqetësojnë fëmijët dhe banorët e kësaj komune.
Qeveria e Maqedonia e Veriut ka dorëzuar sot zyrtarisht në Kuvendi i Maqedonisë së Veriut dhe kryetarit Afrim Gashi propozimin për emërimin e zëvendësministrit të ri të Mbrojtjes. Sipas dokumentit të dorëzuar, Admir Shabani është propozuar për të marrë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes, duke u bërë pjesë e strukturës drejtuese të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Propozimi tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare dhe pritet të votohet nga deputetët në seancën e ardhshme parlamentare, shkruan Top24.
VMRO dhe koalicioni “Maqedonia jote” kanë shpenzuar më së shumti mjete për reklamim të paguar politik në zgjedhjet lokale të vitit 2025, përkatësisht rreth 1.4 milion euro. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve është përqendruar te televizionet, ndërsa portalet e internetit kanë përfituar përafërsisht 400 mijë euro. Disa portale nën pronësinë e një kompanie hungareze kanë marrë pjesën më të madhe të parave nga VMRO-ja prej mediave online, shkruan Portalb.mk. Të dhënat janë marrë nga KShZ në janar të këtij viti, ndërsa shumat për media në infografika përfshijnë TVSH dhe janë llogaritur në euro sipas kursit 6.5. Kujtojmë që bëhet fjalë për para…
Në pyetjen për ta komentuar rastin me ish zëvendëskryeministrin Artan Grubi, euroambasadori Rokas tha se në parim BE-ja nuk përzihet në vendimet gjyqësore. Por, shtoi se me zgjuarsi ndiqen ndryshimet në Kodin penal dhe paralajmërimi i rreth 30-të ligjeve të reja, që pastaj do të vëzhgohen. “Bashkimi Evropian nuk komenton kurrë për raste të tilla, të cilat lidhen me zbatimin e vetë legjislacionit. Por, qëndrimi ynë është gjithmonë që të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, para së drejtës. Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në mënyrë të barabartë dhe nuk duhet të ketë politizim apo ndërhyrje në…
Autopsia e vërtetoi dyshimin e hetuesve. Autopsia për rastin me vrasësin serik në Staro Nagoricane, ka vërtetuar vdekje të dhunshme edhe tek gruaja tjetër, përderisa raporti në formë të shkruar i AND analizave pritet të hënën në Prokurori. Hetimi vazhdon me vlerësimin psikiatrik të të dyshuarit dhe me grumbullimin e dëshmive plotësuese. Ka përfunduar edhe autopsia për gruan e dytë për të cilën Prokuroria javën e kaluar urdhëroi eks-humim dhe autopsy, pas vrasjes në Staro Nagoricane të Kumanovës. Drejtori I Mjekësisë Ligjore prof.dr.Aleksandar Stankov për MIA tha se bëhet fjalë për vdekje të dhunshmeedhe tek rastin I gruas tjetër, por…
Javën e ardhshme fillon rikonstruimi i aeroportit Shën Apostoli Pal në Ohër, i pari që nga ndërtimi i tij, paralajmëroi zëvendëskryeministri dh eminisstër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Sipas Nikolloskit, janë ndërmarrë aktivitete dhe aeroporti është legalizuar, që, theksoi, ishte proces i vështirë. “Rikonstruimi do të jetë i pari i atijn lloji që nga ndërtimi i tij. Deri vonë ishte objekt pa leje, e kishim para nesh, por në letër nuk ishte. Arritëm ta legalizojmë, që është e turpshme për shtetin një prej dy aeroporteve të mos jetë në letër. Ai ishte një proces i vështirë sepse duhet të…
Mjeku Dragan Danillovski reagoi ndaj njoftimeve për ndryshime ligjore që do të kufizonin drejtimin e automjetit bazuar në moshë, duke vlerësuar se një zgjidhje e tillë ngre një çështje serioze të diskriminimit të institucionalizuar të moshës, të ashtuquajturit “diskriminim sipas moshës”. Në një deklaratë publike, Danillovski thekson se mosha si kriter administrativ për kufizimin e të drejtave krijon një precedent të rrezikshëm, pasi prezanton një kategori qytetarësh me të drejta të reduktuara dhe e trajton autonominë si të kushtëzuar, në vend që të jetë një e drejtë themelore njerëzore. Ai thekson se në ligj dhe bioetikë, diskriminimi njihet kur një…
Sistemi i përmbarimit në Maqedoninë e Veriut vazhdon të prodhojë shpenzime joproporcionale për qytetarët. Rasti i fundit i denoncuar nga Konfederata e Sindikatave të Lira (KSOM) tregon se si një borxh minimal prej 50 denarësh për shërbime të parkingu, është fryrë deri në 15.000 denarë pas kalimit nëpër hallkat e sistemit juridik, përcjell INA. Sipas kryetarit të KSOM-it, Marjan Ristevski, kjo rritje drastike vjen si pasojë e tarifave të akumuluara nga palët e përfshira në procesin e arkëtimit të detyrueshëm: Shërbimet e avokatit: 6.000 denarë (angazhuar nga ndërmarrja publike). Kostot e noterit: 4.000 denarë. Tarifat e…

