Kryeministri Dimitar Kovaçevski, homologu i tij shqiptar, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të mërkurën do të sjellin vendim të përbashkët nëse marrin ose jo pjesë në Samitin e Brukselit për Ballkanin Perëndimore. Jo zyrtarisht vendimi i Kovaçevskit, Ramës dhe Vuçiqit për pjesëmarrje ose jo në samit do të varet nga mbledhja Komisionit për politikë të jashtme në Kuvendin e Bullgarisë i cili ka thirrur mbledhjen për shqyrtimin e propozimit francez pikërisht të mërkurën në mëngjes. “Në prag të samitit të BE-së për Ballkanin perëndimore, sot mbajtëm mbledhje të jashtëzakonshme të Ballkanit të hapur bashkërisht me kolegët e mi…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, duke komentuar zhvillimet e fundit rreth procesit eurointegrues të vendit, tha se ka shpresa që ShBA do të arrijë të menaxhojë situatën me Bullgarinë dhe do ta bindin ta tërheqë veton, pasi se kjo destabilizon tërësisht rajonit. Në lidhje me propozimin francez, Thaçi gjatë emisionit Klan Debat, theksoi se është optimist se ky do të jetë propozimi i cili do të pranohet nga bullgarët. “Gabohemi ne rajonalët dhe ballkanasit, kur perëndimorët na ofrojnë një marrëveshje duhet pranuar. Sjellja jonë me kokëfortësi që të presim marrëveshje më të mirë, ju garantoj përherë do të kemi marrëveshje…
Katër të dënuar në SHNP- burgu i Shtipit kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë. Familjarët e të burgosurve thonë se deri te kjo situatë ka ardhur pasi të drejtat në burg nuk kanë vlejtur për të gjithë njësoj. Revolta vjen për faktin se një i dënuar është transferuar nga pjesa e mbyllur e hapësirës në atë gjysmë të hapur edhe pse atje ka qenë në periudhë më të shkurtër kohore se ta. Drejtori i burgut të Shtipit, Miki Todorov për MIA-n konfirmon se të dënuarit janë në grevë urie, mjeku sot në mëngjes u ka bërë…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot njoftoi se Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve. Bekteshi tha se Ligji posaçërisht do të ndihmojë në eliminimin e praktikave të pandershme tregtare, mashtrimeve tregtare dhe praktikave agresive tregtare, ndërsa theksoi se do të ketë edhe gjoba ndaj atyre që shkelin të drejtat e konsumatorëve. “Rreth kundërvajtjeve dhe gjobave. Në varësi prej madhësisë së kompanisë, sillen nga 500 deri në 10.000 euro. Në pjesën e personave fizik, apo tregtarët personal gjobat janë më të vogla, por dispozitat tjera vlejnë për të gjithë. Rreth sanksioneve kundërvajtëse është paraparë edhe ndalesa…
Policia në rajonin e Pollogut në periudhën e ardhshme do të intensifikojë dukshëm aktivitetet kontrolluese për zbulimin dhe sanksionimin e të shtënave me armë zjarri, bërjen e fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Këto ditë po mbahen takime të intensifikuara të autoriteteve kompetente dhe qytetarëve, me të vetmin qëllim për të reduktuar dhe parandaluar prishjen e rendit dhe qetësisë publike. Nga SPB Tetovë njoftojnë se në dy muajt e ardhshëm (korrik dhe gusht), në rajonin e gjerë të Pollogut janë planifikuar dhe do të organizohen një sërë dasmash dhe ahengje të tjera familjare. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski shprehet…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se kufizimi i marzheve tregtare për disa produkte bazë nuk ka ulur çmimet në nivelin që prisnin autoritetet, përcjell TV21. Bekteshi tha se do të zgjerohet lista e produkteve ndaj të cilave do të kufizohet marzha tregtare, pas çka autoritetet do të dalin me raport të detajuar. “Ne në bazë ditore e ndjekim dhe marrim raport nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Te disa produkte ka ulje të çmimeve, a janë ulur sipas pritjeve tona, të jem i sinqertë, jo. Por, shtesë e di që do të zgjerohet vendimi, me siguri gjatë javës…
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.067 testime për Covid-19, me ç’rast janë regjistruar 91 raste të reja. Shkup – 65, Kumanovë – 8, Manastir – 6, Ohër – 4, Prilep dhe Kavadar – nga 2, Tetovë, Veles, Gostivar dhe Shtip – nga 1. Nga numri total i pozitivëve (91), janë regjistruar 23 riinfeksione. Janë regjistruar 67 pacientë të shëruar, ndërsa nuk është regjistruar asnjë vdekje. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.073.238 testime për Covid-19. Numri i përgjithshëm i personave të…
Halkbank AD Skopje ka rritur normat e interesit të depozitave për depozitat e personave fizikë. Konkretisht, janë korrigjuar normat e interesit për Kursimet e përgjithshme, për një periudhë kursimi prej 6 deri në 36 muaj dhe janë rritur deri 0.3 pikë përqindjeje. Respektivisht, nëse për një afat prej 36 muajsh deri më tani norma e interesit ishte 1.20%, tani është 1.50%. Afati i depozitës Normat e mëparshme të interesit Normat e interesit nga data 15.06.2022 MKD MKD 6 muaj 0,10% 0,20% 12 muaj 0,30% 0,50% 13 muaj 0,40% 0,60% 24 muaj 0,90% 1,20% 25 muaj 1,10% 1,30% 36 muaj…
Harta e re Gjyqësore e miratuar nga KLGJ po kundërshtohet nga avokatët, pasi sipas tyre cenon aksesin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Avokati Ilmi Leka, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Abc Live” në Abc u shpreh se kjo është një reformë e nxituar e cila rrezikon të hedhë në erë sistemin e drejtësisë. Leka: Është një reformë e nxituar, është një reformë e cila vjen në një moment shumë kritik dhe problematik për sistemin e drejtësisë. Kjo reformë rrezikon ta çojë sistemin drejtësisë në kolaps ose ta hedhë në erë atë. Është marrë një model i gabuar dhe për…
Zgjidhja e kontestit me Maqedoninë e Veriut ka trazuar gjithë qeverinë bullgare. Qeveria e Kiril Petkov-it numëron dita ditës dorëheqjet dhe largimet e figurave kyçe nga qeveria, si nga pozicionet shtetërore ashtu nga rradhët e deputetëve. Duke hyrë në Asamblenë Kombëtare Bullgare, kryeministri Kiril Petkov tha sot për mediat bullgare se është optimist për mbijetesën e qeverisë që ai drejton, fati i së cilës po shqyrtohet sot në kuvendin bullgar. Petkov thotë se është optimist sepse njerëzit që mbështesin qeverinë bullgare prandaj edhe ka të drejtë të mendojë kështu. Kiril Petkov nuk ka pranuar të komentojë më shumë detaje para…
Shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, në një paraqitje televizive në Syri TV, ka analizuar situatën e fundit politike në hapësirën shqiptare si dhe ka folur edhe për rrethanat e fundit politike në Maqedoninë e Veriut, transmeton Almakos. Mehmeti, vlerëson se parimin fituesi me fituesin e ka shkelur me dy këmbë, BDI-ja duke u bërë vazale e LSDM-së dhe në këtë mënyrë ka krijuar një situatë të re politike. Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme pa problem i fiton VMRO-DPMNE-ja, prandaj edhe LSDM-ja edhe BDI-ja kanë frikë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. “ Nëse gjërat…
Tre pensíonístè nga Shkupí mbí moshèn 75 vjeçare janè pèrleshur nè fshatín Pestaní nè orèn 4 tè mèngjesít. Tre banorè tè Shkupít, tè gjíthè mbí 75 vjeç, kanè príshur rendín dhe qetèsínè publíke nè orèt e para tè mèngjesít tè djeshèm, kur po gríndeshín me njèrí tjetrín nè afèrsí tè fshatít Pestaní tè Ohrít, njoftojnè nga Mínístría e Punève tè Brendshme. “Me datè 20 Qershor 2022 nè ora 04.45 nè Sektorín pèr Punè tè Brendshme nè Ohèr èshtè raportuar se nè afèrsí tè vendbanímít Pestaní èshtè príshur rendí dhe qetèsía publíke me njè pèrleshje fízíke ndèrmjet S.D (75 vjeçar) dhe…

