Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev thotë se nuk duhet të largohet vëmendja e politikanëve tonë nga agjenda e bullgarëve dhe kjo është e qartë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk do të kishim marrë propozimin francez, i cili është më i miri deri tani, nëse Bullgaria nuk do të kishte vënë veton ndaj dy këshillave të zgjerimit me një qëndrim të qartë vitin e kaluar. Partnerët tanë evropianë tashmë ndajnë këtë pikëpamje se çështja e të drejtave civile dhe mbrojtja e tyre nuk mund të jetë vetëm dypalëshe ndërmjet RMV-së dhe Bullgarisë, por duhet të ngrihet në nivel të BE-së”, theksoi Radev.…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk duhet të shkojë të enjten në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet para takimit të Këshillit Evropian, në të cilin duhet të merret vendim nëse do të fillojnë negociatat inkuadruese të BE-së me Maqedoninë e Veriut. Sipas Pendarovskit, Kovaçevski nuk ka çfarë të kërkojë në Bruksel, veçanërisht që në takimin e djeshëm të ambasadorëve të vendeve-anëtare të BE-së, pala bullgare ka dhënë kërkesa të reja për heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut. “Unë e këshilloj kryeministrin të mos shkojë në Bruksel. Para disa ditësh kemi biseduar në këtë temë…
Të punësuarit në sektorin publik prej sot janë në grevë të përgjithshme, pasi në takimin e djeshëm, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dhe përfaqësuesit e Qeverisë nuk arritën të merren vesh për rritjen e rrogave. Në protestë janë edhe gjithë stafi mjeksor në spitalin ”8 shtatori” në Shkup bashkë edhe me administratën, e cila ka filluar në ora 10. /KlanMacedonia/
Vetëm gjashtë muaj pas marrjes së detyrës, qeveria e koalicionit bullgar e kryesuar nga Kirill Petkov përballet të mërkurën, më 22 qershor me një mocion mosbesimi, duke shkaktuar paqëndrueshmëri të re politike në shtetin anëtar më të varfër të BE-së. Mocioni i mosbesimit u ngrit nga partitë opozitare mbi “dështimin në politikën financiare dhe ekonomike të kabinetit aktual”. Mbështetje për mocionin e mosbesimit deri më tani kanë shprehur edhe partitë e tjera opozitare – partia e turqve etnikë dhe myslimanëve të tjerë në Bullgari Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe partia nacionaliste “Vëzrazhdane”, si dhe partia e Sllavi…
Masat e qeverisë kanë dështuar për të ulur çmimet e mallrave. Në raftet e marketeve vërehet një ulje prej 7 deri në 9 denarë për vajin e gatimit dhe brumërat, por për produktet tjera ulja është pothuajse e padukshme. Çmimet e bukës, miellit, vezëve, qumështit, sheqerit, përveç marzhës së kufizuar tregtar dhe heqjes së shpenzimeve shtesë, shiten për një deri në tre denarë më lirë. Qytetarët thonë se çmimet ndryshojnë nga dita në ditë. Produktet janë më të shtrenjta ndërsa çmimet nuk ulen. Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se masat nuk e kanë arritur efektin në uljen e…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, duke u bazuar në informacione që i kanë marrë si parti, thonë se në kanalet për komunikim mes Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë dhe Francës është miratuar propozimi francez për zgjidhjen e kontestit. Nga kjo parti thonë se Qeveria e LSDM-së po e lejon bullgarizimin e Maqedonisë. “Qeveria e Maqedonisë është pajtuar me propozimin e fundit katastrofik për Maqedoninë. A heshtja e qeverisë për këtë propozim është për faktin se për shkak ata tashmë e kanë pranuar? Le të thonë publikisht se çfarë qëndrimi kanë. A janë të vetëdijshëm se nëse e kanë marrë propozimin, i…
Dokumentet për negociata në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ka shenjë për sekret dhe janë shkruar në evidencën publike të Asamblesë Parlamentare dhe të Këshillit ministror të Bullgarisë, kumtoi sot shërbimi për shtyp bullgari i MPJ-së. Siç shkruan MIA, komunikata e MPJ-së bullgare paraqet reagim ndaj thirrjes që partisë qeveritare “Vazhdojmë me ndryshime” të kryeministrit Kirill Petkov deri te shefja e diplomacisë Teodora Gençovska “për të hequr shenjën për sekret nga dokumentet e lidhura me RMV-në”. “Dokumentet kanë numrat pasues: hyrje № КВП – 47-253-05-71 / 20.06.2022; dalje № 01-00-233 / 20.06.2022; hyrje № КВП – 47-253-05-72 /…
Kryetari i Kuvendit ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për këshill komunal në Komunën e Tetovës. Vendimi është publikuar në Gazetën Zyrtare prej kur edhe ka filluar rrjedhja e afateve zgjedhore. Këshilli komunal i Tetovës u shpërnda me vendim të Qeverisë si pasojë e mos miratimit të llogarisë perfundimtare deri më 31 mars sa parashikohet me ligj.
VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Opozita maqedonase konsideron se edhe me ribalancin e buxhetit Qeveria nuk tregon kujdesin e duhur për qytetarët. “LSDM refuzoi amendamentin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik për 2.806 denarë. Ashtu si për çdo gjë tjetër LSDM i manipuloi qytetarët. S’ka vesh për kërkesat dhe nevojat reale dhe s’ka nismë që e dëshmon të kundërtën. S’ka para për punëtorët por, ka para për enë të arta, për tenderë dhe gjithçka tjetër veç, jo për popullin. U teprua. Koha është për…
Mbetet bosh pika për Maqedoninë e Veriut në draft-konkluzionet e Samitit të BE-së që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Ky dokument i cili do t’u jepet për diskutim dhe miratim vendeve anëtare para samitit, nuk do të jetë i plotë për aq kohë sa çështje mes Shkupit dhe Sofjes mbetet e paqartë. MIA njofton se draft-Konkluzionet e Samitit të Këshillit Evropian trajtojnë idenë e presidentit Makron për një “Bashkësi politike evropiane” me vendet anëtare, vendet partnere në lindje si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. “Qëllimi është të inkurajohet dialogu politik dhe bashkëpunimi për të adresuar çështjet me…
TË HOSPITALIZUAR JANË 20 PACIENTË ME COVID-19 Vendet evropiane shënojnë rritje të hospitalizimeve për shkak të nënvarianteve më infektues të Omicronit, me cka paralajmërohet një valë e re globale e sëmundjes, për shkak se kufizimet për pandeminë thuajse janë shfuqizuar. Në Maqedoninë e Veriut, autoritetet e shëndetësisë thonë se situata është nën kontroll dhe se infektimet ditore me COVID-19 janë në rënie e sipër. Në Evropë, në krahasim me llojet tjera të virusit të COVID-19, gjithnjë e më shumë po përhapen dy subvariante të Omicronit – BA.4 dhe BA.5, që sipas ekspertëve, sikurse që po bëhen dominues mund të rrisin…
Sindikatat nuk tërhiqen nga vendimi, nesër hidhen në grevë të përgjithshme. Vendimi erdhi pas takimit me përfaqësuesit qeveritarë të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i ekonomisë, Fatmir Bytyqi, shkruan Alsat. Autoritetet erdhën të pajtohem në LSM, por takimi përfundoi pa zgjidhje sepse në vend të pagave më të larta për punonjësit, u ofrua zgjidhje sistematike për të punësuarit në sektorin shtetërorë dhe publik. Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë thotë se për momentin punonjësit janë të interesuar vetëm për ekzistencën e familjeve të tyre. “Jam i zhgënjyer me negociatat që sot u mbajtën në minutën e fundit, padyshim që ishte vetëm…

