Me rastin e publikimit të propozimit francez për zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoni konsideron se anëtarësimi i vendit në BE nuk ka alternativë tjetër dhe ka jo vetëm rëndësi strategjike për vendin tonë por është edhe çështje e sigurisë për tërë regjionin. Në këtë drejtim Këshilli u shpreh mirënjohje përpjekjeve që presidenti Macron dhe kancelari Scholz si dhe liderëve të tjerë dhe diplomatëve të BE dhe SHBA të cilët e mbështesin integrimin e Maqedonisë në BE. “Pasi nuk disponojmë me tekstin integral të propozimit francez i cili e ka shqetësuar…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme Antonio Milloshoski, kërkon që kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në Kuvend t’i dorëzojnë dy dokumentet, gjegjësisht propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Sofjen. Në kërkesën që Milloshoski e ka dërguar te Kovaçevski dhe Osmani, kërkon që deputetët që sot ta marrin dokumentin dhe nesër për të njëjtin të diskutohet në Kimisionin për Politikë të Jashtme, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kërkoj që te deputetët ta dorëzoni protokollin që ka të bëjë me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, që është punuar dhe harmonizuar me pjesëmarrje të…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 21.06.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 54-të. Sipas rendit të propozuar të ditës, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të shqyrtohet Propozim-ligji për Mbrojtjen e konsumatorit, si dhe Informacioni për nevojën e përgatitjes së ligjit për praktikat e padrejta tregtare. Mes tjerash, në mbledhjen e sotme para ministrave do të gjendet edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, të përgatitur nga Ministria e Drejtësisë.
Kryetari i GROM-it njëherit edhe kryetar i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski, vazhdon akuzat ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pasi dy partitë zyrtarisht e prishën koalicionin këtë javë. “Nuk janë kreativë, nuk kanë çfarë të thonë për banesat. Ata kanë probleme me mua, por pse kanë probleme me Danela Arsovskën në qytetin e Shkupit, pse punët e tyre nuk shkojnë ashtu siç duhet?”, pyet Jakimovski. Ai thotë se lideri i VMRO-DPMNE “funksionon si Putin”. “Kush është ai në gjithë Maqedoninë që të thotë çfarë duhet bërë? Si kryeministër luan edhe kryetar bashkie. Mund të jetë kudo, por një kryetar…
Presidenti bullgar Rumen Radev është shprehur i lumtur me nivelin e negociatave, që kanë arritur të dakordohen me Maqedoninë e Veriut. Ai nga Letonia ka thënë për mediat bullgare se propozimi francez jetëson kërkesat bullgare dhe pa ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë nuk ka fillim negociatash me BE-në. “Me të vërtetë po bëjmë përparim, tashmë është pranuar të ndodhë ndryshimi i Kushtetutës për Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe fillimisht duhet të ndryshohet kushtetuta dhe pastaj të fillojnë negociatat me BE-në.Çështjet dypalëshe duhet të ngrihen në nivel të BE-së në kuadrin e negociatave. Ky nuk është vetëm një mosmarrëveshje dypalëshe…
Kryministrja Finlandeze, Sana Marin e cila sot dhe nesër qëndron për vizitë në Shkup, përmes një konference për media tha se Finlanda përkrah Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rrugëtimin e tyre evropian. “Pozicioni i Finlandës është shumë i qartë, ne jemi në favor të zgjerimit dhe pozicioni ynë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është shumë i qartë, ne duam që të bëhet përparim, ne duam t’i shohim të dy vendet të bëhen anëtarë të BE-së në të ardhmen dhe ne duhet të ecim përpara këtë çështje”, tha kryeministrja finlandeze. Përgjegjësia e BE-së, sipas kryeministres finlandeze, është të sigurojë…
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Republikës së Finlandës, Sana Marin, e cila ndodhet për vizitë pune në vendin tonë, kanë zhvilluar takim në të cilin kanë biseduar për çështje me interes për të dy vendet. Në fokus të takimit Kovaçevski-Marin ishte mbështetja që merr Republika e Finlandës në procesin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO, si dhe avokimi i fuqishëm i Finlandës për zgjerimin e BE-së me fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE. Kryeministri Kovaçevski theksoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të rrisë ndjeshëm sigurinë…
Propozimi francez mbetet i pakomentuar nga Shkupi zyrtar. Nuk dihet akoma nëse palët kanë komunikuar gjatë këtyre ditëve dhe si do të përgjigjet institucionet në Shkup. Për VMRO-DPMNE-në, zgjidhja e propozuar mbetet e dëmshme. “Është e patolerueshme që Dimitar Kovaçevski dhe Bujar Osmani të heshtin për propozimin francez për zgjidhjen e kontestit të Bullgarisë me Maqedoninë dhe të thonë se nuk e kanë parë, kurse, në realitet, edhe vetë e kanë dakorduar. Me të ashtuquajturin propozim francez nuk zgjidhen problemet e shtetit, nuk fillohen negociata por na jepet kusht nëse duam t’i fillojmë negociatat. Kjo do të thotë se Maqedonia,…
FAMILJARËT PRESIN TE DERA, MJEKËT “FESTOJNË” NË ZYRA Në mesditë, mjekët e repartit të neurokirurgjisë po bëjnë festë, derisa një pacient po pret para dere për të marrë informata rreth gjendjes shëndetësore të prindit, i cili është 3 javë në komë, raporton KlanMacedonia. Babai është i shtrirë në komë 3 javë dhe nuk guxoj ta shoh. Sot po dëgjohet jehona e turbo-folk muzikës që është e lëshuar deri në fund. Janë ulur në dhomë në mes të pacientëve dhe bërtitur sikur të jenë në kafene. I pyeta: Çfarë po ndodhë me këtë muzikë? Infermierja më bëri të ndjehem si *mut*,…
Euro-deputetja dhe njëkohësisht raportuesja e Kosovës për Parlamentin Evropian, Viola von Cramon u shpreh se Brukseli duhet të japë sinjale pozitive për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në prag të vendimit të kësaj jave për dhënien e statusit kandidat për Ukrainën dhe dy shtetet e tjerë ish sovjetike. Gjatë një vizitë në Sarajavë më 19 qershor, deputetja gjermane e “Të gjelbërve” u shpreh se hapja e menjëhershme e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ndihmonin në ruajtjen e besueshmërisë në rajon. Komentet vijnë pasi Sllovenia, një shtet anëtar i BE-së, bëri thirrje për pranimin e përshpejtuar…
Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Nikolla Tupançeski sot ka pasur takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Policisë Gjyqësore, ku është njoftuar me kërkesat e tyre për rritje të pagave prej 15 përqind. Në takim është rënë dakord që më së voni deri në fund të javës të vendoset komunikim me Ministrinë e Financave për sigurimin e mjeteve. Ministri Tupançeski, shtoi se do të bëjë gjithçka në fuqinë që ka për të përmirësuar gjendjen financiare të ekipit të policisë gjyqësore. Kujtojmë se shteti i Maqedonisë kohëve të fundit është përfshirë nga një numër i madh i grevave për rritje…
Ish-ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, beson se me propozimin francez, çështjet dypalëshe hyjnë në kornizën negociuese. Sipas tij, populli meriton një kornizë negociuese evropiane , ku beteja është për reforma. Për të është e diskutueshme të flitet edhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë që në fillim të negociatave, dhe këtë Qeveria nuk mund ta premtojë pa siguruar një shumicë prej dy të tretash për ndryshimet kushtetuese. “Propozimi nuk na çon drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Duam ti fillojmë negociatat, apo duam t’i përfundojmë negociatat dhe të hyjmë si anëtare? Propozimi na çon në një rrugicë të ngushtë, e cila…

