Salla e re Universale do ta ruajë formën ekzistuese me qëllim respektimin e kujtesës kolektive, do të ketë një kapacitet prej 1.200 ulëse, ndërsa do të pajiset me akustikë të re hapësinore dhe sisteme bashkëkohore tekniko-teknologjike, theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, pas prezantimit të sotëm të zgjidhjes pamore të këtij objekti kult për shkupjanët. “Sot, publikut të Maqedonisë së Veriut iu prezantua zgjidhja vizuale për Sallën e re Universale – një strukturë moderne dhe funksionale që do të rikthejë rëndësinë e këtij lokacioni kult dhe do t’i japë energji të re skenës kulturore në Shkup. Projekti,…
Author: Hamdi Kumanova
Sipas njoftimit të SPB Gostivar për Tetovasot, më 14.09.2025 në orën 13:20 në DPB Gostivar, I.F. (68) nga fshati Banjicë e Poshtme ka raportuar se rreth orës 08:20 para hyrjes së shtëpisë së tij, për shkak të një mosmarrëveshjeje për parkim, është sulmuar fizikisht nga dy persona nga fshati Simnic. Nga SPB Gostivar bëjnë të ditur për Tetovasot se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Sipas informacioneve që SPB Gostivar ka bërë të ditura , më 14.09.2025 në orën 18:00 në Njësinë Policore Çegran, L.I. (20) nga fshati Çegran i Gostivarit ka raportuar se rreth orës 13:20 në fshat, për shkak të marrëdhënieve të paqarta të mëparshme dhe një mosmarrëveshjeje, A.H. nga i njëjti fshat është përpjekur ta sulmojë me send të mprehtë. Gjatë përpjekjes për t’ia marrë sendin, L.I. është lënduar në dorë. Nga SPB Gostivar bëjnë të ditur për Tetovasot se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.TS
Në Sellcë, në shtëpinë e tij të ndërtuar me mund dhe kujtime, Bajrami Rexhepi ruan çdo detaj të jetës. Çdo dhomë, çdo fotografi dhe çdo cep i oborrit mbart historinë e sakrificave familjare, kujtimet e fëmijërisë dhe rrënjët që e kanë formuar. Aty ai gjen qetësinë dhe frymëzimin për të vazhduar punën dhe vizionin e tij për të ardhmen. Kandidati i koalicionit AKI në Sellcë Bajram Rexhepi, baba i tre fëmijëve, njihet për qetësinë dhe korrektësinë e tij. Historia e tij personale është e lidhur ngushtë me sakrificat e nënës, e cila humbi bashkëshortin kur ishte vetëm katër muajsh…
MPB njofton se më 14.09.2025, në orën 18:20, në rrugën Tetovë-Gostivar, para stacionit të pagesës Tetovë, punonjës policie nga Stacioni i Policisë për Sigurinë e Trafikut rrugor Tetovë e arrestuan J.S. (36) nga fshati Gërçec, Shkup. Gjatë kontrollit të trafikut u konstatua se ai drejtonte një veturë “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit me shpejtësi 151 km/h jashtë zonës së banuar, në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 80 km/h. Më 14.09.2025, në orën 16:45, pranë mbikalimit Debresh në rrugën Tetovë-Gostivar, punonjës policie nga Njësia për Sigurinë e Trafikut Rrugor Gostivar arrestuan H.B. (63) nga fshati Kamjan,…
BDI është partia që dha lejen për punë në depon e mbeturinave elektronike në Trubarevë, një objekt për mbeturina që ndodhet në një vendbanim, menjëherë pranë qytetit të Shkupit. Nënshkrimi në lejen për të punuar i përket një ministri, një zgjedhje personale e Ali Ahmetit dhe një miku të ngushtë dhe personal të Bujar Osmanit. BDI sot po përpiqet t’ua kalojë përgjegjësinë të tjerëve, por qytetarët e dinë se kjo parti është fajtorja kryesore për katastrofën ekologjike që po përjeton Shkupi dhe e gjithë Maqedonia e Veriut. Bujar Osmani është në një situatë të vështirë kur filloi të…
Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës, ndërsa ishte i punësuar në një hotel në zonën e Riccione. Aktiviteti kryhej në bregdetin e njohur të Miramares, ku karabinierët hasën të riun shqiptar teksa po qarkullonte me biçikletë dhe ishte duke folur në telefon. Sapo pa patrullën, ai mbylli video-thirrjen, duke ngjallur dyshime. Teksa karabinierët bënin verifikimin, telefoni i tij binte pa pushim, kurse ai e shpërfilli. Në këto rrethana, efektivët shkuan të kontrollonin banesën e tij, ku brenda në kutinë e AirPods u gjetën tre doza kokaine dhe në portofol…
Luka Modriç është i pandalshëm! Me golin e tij të fitores kundër Bolonjës, kampioni kroat u bë mesfushori më i vjetër që shënon në Serinë A.Javën e kaluar, fituesi i Topit të Artë 2018 festoi në Milanello ditëlindjen e tij të 40-të, dhe dje pesë ditë pas festës së ditëlindjes së tij, ai shënoi golin që i lejoi Milanit të siguronte fitoren e dytë radhazi. Por Modriç, pavarësisht se është mesfushori më i vjetër që shënon në Serie A, nuk është në krye të kësaj renditjeje të veçantë. Në fakt, ai pozicionohet në vendin e 6-të që arrin të shënojë gol në…
Imrane Veliu Aliu është një ndër kandidatet për këshilltare në komunën e Çairit, nga radhët e AKI-së. Ja biografia e plotë e saj: Unë jam Imrane Veliu Aliu, e lindur në 19 qershor të vitit 1987, në zemrën e Çarshisë së Vjetër të Çairit. Rrënjët e mia janë të lidhura ngushtë me këtë vend, me njerëzit dhe me historinë tonë. Arsimin fillor e përfundova në shkollën fillore “Jane Sandanski” (“Jashar Bej Shkupi” sot), ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin “Zef Lush Marku”. Studimet deridiplomike i vazhdova në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, në Akademinë Pedagogjike, ku u…
Kreu i PD-së, Sali Berisha është paraqitur në SPAK paraditen e sotme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ashtu si herët e tjera, kryedemokrati u prit nga mbështetës të tij jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme. Berisha akuzohet se në cilësinë e kryeministrit të kohës, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për ndërtimin e pallateve në truallin e ish-kompleksit sportive Partizani. Edhe Malltezi është nën akuzë për korrupsion por edhe për pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar ashpër sanksionet e vendosura nga vendet evropiane ndaj Rusisë, duke i cilësuar ato si të pamjaftueshme për të ushtruar presion real mbi Moskën. “Sanksionet që ata po vendosin nuk janë mjaftueshëm të ashpra,” tha Trump gjatë një deklarate për gazetarët në rezidencën e tij në Bedminster, New Jersey. “Unë jam i gatshëm të vendos sanksione të forta, por ata do të duhet të ashpërsojnë masat e tyre në përputhje me ato që po bëj unë.” Presidenti amerikan shtoi se SHBA-ja nuk do të ndërmarrë sanksione më të mëdha…
Sot, në Hagë ka nisur dëshmia e ish-ndihmëssekretarit të Shtetit, James Rubin. Lidhur me këtë, ka reaguar Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare. Ai tha se dëshmitë në Hagë do të zbulojnë të vërtetën përballë propagandës serbo-ruse. “Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në, të vërtetat për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Ata që nuk e dinë, mund ta mësojnë rrolin historik në luftën çlirimtare të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe e vërteta e luftës tonë të drejtë të…

