Author: Hamdi Kumanova

Koalicioni VLEN njofton se deponia ilegale në Nikushtak është mbyllur përfundimisht, duke e cilësuar këtë si një nga problemet më të mëdha të trashëguara nga pushteti i BDI-së. Sipas tyre, kjo deponi për vite me radhë kishte helmuar ajrin dhe shëndetin e banorëve të Likovës dhe Haraçinës. Në reagimin e tyre, VLEN thekson se ky vendim u bë i mundur falë angazhimit të zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti dhe zëvendëskryeministrit Arben Fetai, të cilët e kthyen një problem të lënë pas dore në prioritet shtetëror. “Mbyllja e kësaj deponie nuk është vetëm zgjidhje e një problemi mjedisor, por…

Lexo më Shumë

Herët në mëngjes, rreth orës 4, ka shpërthyer zjarr në një autoservis në lagjen Pintija në Shkup, përcjell TV21. Sipas dëshmitarëve, fatmirësisht është shmangur një katastrofë. https://www.instagram.com/tv21_macedonia/?utm_source=ig_embed&ig_rid=03d2db95-85e9-4ffa-b925-a20190333c66&ig_mid=64AEA27E-6708-4471-BF18-C9F6A4C4C50F “Herët në mëngjes, para orës 4:00, shpërtheu një zjarr i madh në një servis automjetesh para Pintijës (mbi Staklarën, në vendin e quajtur Kamenik), ku kishte disa automjete, vaj dhe sende të tjera të ndezshme. Brigada e Shkupit për Mbrojtje nga Zjarri menjëherë doli në vendngjarje dhe me 8 automjete, pas një beteje të vështirë, zjarri u shua para orës 6:00”, deklaroi për Kanal 5 drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.

Lexo më Shumë

Rasti “Onkologjia 2” për punë të pakujdesshme dhe krim financiar kundër ish-drejtorit mjekësor dhe ekonomik të Klinikës së Radioterapisë dhe Onkologjisë Shkup, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, do të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga Prokuroria. Prokurorja Ana Gogovska Jakimovska, në fjalimin hyrës në seancën e mëparshme dëgjimore, tha se ish-drejtorët mjekësorë dhe ekonomikë të Klinikës për Radioterapi dhe Onkologji, Nino Vasev dhe Nehad Nuhi, nuk vepruan në interes të institucionit publik dhe pacientëve, por në interesin e tyre personal dhe në interes të kompanive private, dhe me…

Lexo më Shumë

Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një “qëndrim të qartë” nga Donald Trump mbi një paketë sanksionesh për Rusinë dhe garanci sigurie për Ukrainën për të ndaluar Vladimir Putinin dhe për t’i dhënë fund luftës. Në një intervistë për Sky News, presidenti ukrainas tha se e vetmja mënyrë për të ndaluar luftimet është që së pari të vendosen garanci të përcaktuara sigurie. Dhe kjo, tha ai, mund të ndodhë vetëm nëse zoti Trump do të ishte i guximshëm. Ai i tha Sky News se shpreson që kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të shqyrtojë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta (SHPPP), Ivica Tomovski sot do ta vizitojë Komunën e Gazi Babës. Tomovski do të kryejë inspektim në funksionimin e procesit të unifikimit të automjeteve zyrtare në pronë të Komunës, ndërsa do të prezantohet edhe mënyra për denoncimin e keqpërdorimeve gjatë shfrytëzimit të automjeteve zyrtare.

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Portugalisë, Zhoao Gomesh Kravinho, me një video-mesazh ka shprehur mbështetje për kandidaturën e Bujar Osmanit për kryetar të Komunës së Çairit. “Është kënaqësi e madhe ta mbështes kandidaturën e Bujar Osmanit për Komunën e Çairit. E njoh Bujarin si ministër të Jashtëm dhe kam mbetur jashtëzakonisht i impresionuar,” deklaroi Kravinho. Kravinho, i cili ka qenë shef i diplomacisë portugeze dhe është diplomat i njohur ndërkombëtarisht, theksoi rolin e Osmanit si kryesues i OSBE-së dhe udhëheqjen e tij në çështjet evropiane. “Kryesimi i tij me OSBE-në, udhëheqja e tij në çështjet evropiane,…

Lexo më Shumë

Misioni Vëzhgues i OSBE-së do të ndjek zgjedhjet lokale të 19 tetorit me 274 vëzhgues, ashtu që 250 vëzhgues janë afatshkurtër. “Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të ndjekë zbatimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të caktuara për datën 19 tetor 2025, me angazhimin e 24 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër”, njoftoi Enti Shtetëror për Revizion. Kryetari i Entit, Maksim Acevski, sot zhvilloi takim me shefin e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Matteo Mekaçi. Aty u diskutua edhe për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore. Ndryshe, përderisa korniza ligjore ofron bazën për zgjedhje…

Lexo më Shumë

Hierarkia e Manchester United ka vendosur të qëndrojë pas Ruben Amorim, edhe pse klubi po përjeton fillimin më të dobët të një sezoni në tri dekadat e fundit. Trajneri portugez, i cili mori drejtimin më 24 nëntor 2024, ka regjistruar vetëm tetë fitore në 31 ndeshje të Ligës Premier, një bilanc që e vendos skuadrën në fund të renditjes krahasuar me 17 ekipet që kanë qenë pjesë e ligës gjatë kësaj periudhe. Presioni mbi Amorimin u shtua edhe më shumë pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Manchester Cityt në derbin e fundjavës, një rezultat që nxjerr edhe një herë…

Lexo më Shumë

Në Moskë, fjalët e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, ranë si një gur i rëndë në ujërat e turbullta të diplomacisë ndërkombëtare. “NATO është në luftë me Rusinë”, deklaroi ai, duke e paraqitur mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit për Kievin si provë të mjaftueshme që aleanca është tashmë një palë aktive në konflikt. Fjalia ishte e shkurtër, por jehona e saj është e gjerë: ajo përzien propagandën, kërcënimin dhe përshkallëzimin, në një moment kur kufijtë midis ndihmës ushtarake dhe përfshirjes së drejtpërdrejtë janë bërë gjithnjë e më të paqartë. Një kontekst i ndezur Deklarata nuk erdhi në vakum. Vetëm…

Lexo më Shumë

Sot nis gjykimi për spiunazh ndaj ish-zyrtares së OSBE-së, Jelena Gjukanoviq. Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Gjukanoviqit, e cila ngarkohet se ka ndihmuar me informacione Agjencinë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë. “J.GJ. akuzohet se nga data e pacaktuar, e deri në momentin e arrestimit më 28.02.2025, në cilësinë e zyrtares të Misionit të OSBE-së në Kosovë, me vetëdije dhe me dashje ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj, konkretisht të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të…

Lexo më Shumë

James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, vazhdon sot dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë. Dje mbrojtja nisi paraqitjen e provave në gjykimin Thaçi dhe të tjerët duke thirrur dëshmitarin e parë, në këtë rast James Rubin. Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, dëshmitari James Rubin ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor nga viti 1997 deri në vitin 2000. Përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dje ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin. Gjatë dëshmisë së tij në Hagë,…

Lexo më Shumë

Çdo natë Struga mban erë të deponisë së djegur, thithim helme, ndërsa institucionet heshtin, thonë nga nisma qytetare “Mjaft është”. Ata së bashku me një firmë avokatie, dorëzuan ankesë në Komunën e Strugës, Ministrinë e Brendshme dhe Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, duke kërkuar që të zbardhet se cili është burimi i saktë i ndotjes, nëse është shkaktuar nga faktori njeri, apo ndoshta shkak janë ndikimet atmosferike, si dhe të merren masa konkrete dhe urgjente për ta ndaluar përfundimisht atë. „Ne nuk mund t’i hapim dritaret në shtëpitë tona, fëmijët nuk mund të frymojnë normalisht dhe të gjithë jetojmë së…

Lexo më Shumë