Author: Hamdi Kumanova

Me afrimin e zgjedhjeve lokale dhe dinamizimin e fushatës parazgjedhore, kanë filluar të qarkullojnë sërish informacione jozyrtare për zgjerim të mundshëm të “listës së zezë” amerikane me politikanë nga Maqedonia e Veriut. Për momentin informacionet qarkullojnë kryesisht në rrjetet sociale, ku përmenden edhe emra të mundshëm të politikanëve, si dhe postohen fotografitë e tyre. Lidhur me këto informacione, portali Lideri.mk nga Shkupi ka kërkuar qëndrim nga Ambasada amerikane në Shkup. Siç edhe pritej, në përgjigjen e ambasadës nuk përmenden emra ose afate të caktuara kohore, por mund të vërehet qartë se çështja e “listës së zezë” nuk është proces…

Lexo më Shumë

Dënim dhe përgjegjësi për rastin që mund të ishte parandaluar, kërkohet dorëheqja e ministrit dhe shkarkimi i Sektorit të Brendshëm në Veles. Partia opozitare LSDM kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe shkarkimin e Sektorit për Punë të Brendshme Veles pas tragjedisë ku u vranë një grua 31-vjeçare dhe i ati i saj. “Dënimi dhe përgjegjësia për këtë rast, që sipas partisë mund të ishte parandaluar, nuk janë çështje politike, por norma njerëzore dhe etike. Gruaja kishte kërkuar mbrojtje disa herë, kishte denoncuar kërcënime, dhunë dhe vjedhje, sipas disa mediave mbi 70 herë. Policia…

Lexo më Shumë

Deklaratat e fundit të Hristijan Mickoskit janë dëshmia më e qartë e panikut të tij para 19 tetorit. Kur një lider politik humb gjakftohtësinë dhe shpik skenarë imagjinarë për koalicione që nuk ekzistojnë, kjo do të thotë vetëm një gjë: ai e di se disfata dhe mosrealizimi i planeve antishqiptare po i trokasin në derë. E vërteta është e thjeshtë: projekti i tij i quajtur VLEN është në rënie të lirë dhe më 19 tetor do të pësojë një debakël të vërtetë. Në vend që të flasë për vizion dhe program, Mickoski merret me trillime dhe përpiqet të shpikë…

Lexo më Shumë

Më 16 shtator 2025, rreth orës 15:15, në SPB Tetovë, një 59-vjeçare nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga dy persona nga rrethina e Tetovës, përfshirë H.“pnj”, për shumën prej 500 euro. Sipas denoncimit, gjatë vitit 2024, dy personat i kishin premtuar se do t’i rregullonin dokumentet për të marrë ndihmë sociale – kujdes të huaj – kundrejt pagesës prej 500 euro. Ajo kishte dorëzuar dokumentet, por në fund të vitit 2024 kërkesa e saj ishte refuzuar. Pavarësisht refuzimit, të dyshuarit e kishin bindur sërish se do t’i kthente paratë shumë shpejt, pas së cilës…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje (16.09.2025), në orën 17:50, nëpunës policorë nga SPB Tetovë i privuan nga liria F.N.(60) dhe 30-vjeçaren S.S., të dy nga Tetova. “Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe hapësirave ndihmëse në Tetovë, ku F.N. ka qëndruar së bashku me S.S., të kryer me urdhër gjykate, nëpunësit policorë gjetën dhe sekuestruan një qese me rreth 130 gramë materie pluhur të bardhë, me shumë gjasë kokainë. Të dy janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Më 7 tetor pritet të shpallet vendimi gjyqësor ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, dhe disa bashkëpunëtorëve të tij, lidhur me dyshimet për shkelje ligjore në emërimin e drejtuesve të shkollave fillore “Vëllezërit Milladinovi” në Strugë dhe “Zini Hani” në Veleshtë. Në rastin e Veleshtës, Merko është një nga katër të pandehurit, transmeton Portalb.mk. Sipas aktakuzës, e pandehura e parë është Egzona Shei, e cila dyshohet se ka përdorur dy dokumente publike të falsifikuara për të dhënë provimin profesional në Qendrën Shtetërore të Provimeve. Tre të akuzuarit e tjerë, mes tyre edhe Merko, kanë pranuar këto dokumente gjatë…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, në një takim me qytetarët iu përgjigj akuzave se gjoja nuk ka punuar për Kosovën gjatë kohës kur ishte kryesues me OSBE, duke sjellë shembuj konkretë të angazhimit të tij dhe mbështetjes parimore për Kosovën. “Flitej për mua se Bujar Osmani nuk ka punuar për Kosovën. Do t’ju them vetëm një fakt: Kosova nuk është anëtare e OSBE-së. Rregulli i OSBE-së është se, kur kryesuesi e viziton Prishtinën, nuk ka të drejtë as të mbajë konferencë për shtyp, as të shfaqet me flamurin e shtetit të Kosovës”, tha Osmani. Në fjalimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Venko Filipce, në një takim me qytetarët në Sveti Nikola, tha se “është e nevojshme të kthehemi te vlerat e vërteta, demokracia dhe qeverisja e drejtë në Maqedoni”, duke theksuar se një grup i vogël i VMRO-DPMNE-së e kontrollon plotësisht shtetin. “Presidenti i parë i Qeverisë së Maqedonisë brenda Jugosllavisë dhe Presidenti i parë i Jugosllavisë pas Josip Broz-Titos erdhi nga Sveti Nikola. Tani jemi mbledhur këtu, para monumentit të tij, në një moment kur vlerat e vendosura nga lufta çlirimtare e popullit po shkatërrohen: barazia, solidariteti, demokracia. Është koha t’i kthejmë ato vlera!”, tha Filipce.Kreu…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për sundimin e ligjit në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, pavarësisht përparimit që është vërejtur – njoftoi dje komisionerja evropiane për zgjerim, Marta Kos. Ajo theksoi se vazhdon praktika e ndërhyrjes në proceset gjyqësore, presioni ndaj zyrtarëve që hetojnë korrupsionin dhe politizimi i trupave rregullatorë të mediave, gjë që – siç tha ajo – është e papranueshme. Komisionerja evropiane theksoi se BE-ja është e themeluar mbi sundimin e ligjit, që nënkupton gjyqësor të pavarur, zgjedhje të ndershme dhe media të lira. Vendet kandidate që nuk mund të sigurojnë këtë…

Lexo më Shumë

Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia. Pasi ndërsa ishte duke prerë pemë në Bjeshkën e Pojanës, dyshohet se njëra ka rënë mbi një shtetas 79-vjeç. Fatkeqësisht 79-vjeçari ka marrë plagë dhe ka humbur jetën në spital. Policia vijon punën për kapjen e 39-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 20 zjarre në ambiente të hapura. Kurse, katër mbeten aktive dhe një është nën kontroll. Zjarret janë aktive pranë fshatit Viniçe në zonën e quajtur Muraticë në komunën e Gazi Babës, pranë fshatit Petrovo në malin Kozhuf, pranë fshatit Nikushtak në komunën e Likovës dhe pranë fshatit Vrazhale në komunën e Zelenikovës. Sipas njoftimit nga QMK, zjarri pranë fshatit Trubarevo në komunën e Gazi Babës është nën kontroll.

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi dje se autoritetet tashmë kanë identifikuar rreth 20 persona që dyshohet se qëndrojnë pas disa prej zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë muajve të verës. Sipas tij, ekzistojnë indicie të forta se këto veprime janë të organizuara dhe se pas tyre qëndrojnë qendra të fuqishme brenda dhe jashtë Maqedonisë së Veriut. “Janë identifikuar emrat, ka rreth njëzet persona për të cilët ekzistojnë dyshime serioze se janë përfshirë në këtë proces”, tha Mickoski, pa dhënë detaje shtesë. Por nga ana tjetër, portali “Faktor” njofton se ka kërkuar zyrtarisht përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme…

Lexo më Shumë