SHBA-të thonë se mund të detyrohen të mbyllin disa aeroporte për shkak të bllokimit të financimit Një zyrtar i lartë i administratës Trump deklaroi të martën se, nëse bllokimi i financimit të qeverisë vazhdon, mund të detyrohen të mbyllen disa aeroporte më të vogla në javët në vijim për shkak të mungesës së personelit të sigurisë. Mbyllja e pjesshme e qeverisë, që ka hyrë në ditën e saj të 31-të, ka detyruar rreth 50,000 punonjës të sigurisë në aeroporte (TSA) të punojnë pa pagesë gjatë muajit të fundit, ndërsa rreth 10% e tyre nuk u paraqitën në punë të dielën.…
Author: Hamdi Kumanova
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili gjatë një vizite në fabrikën e industrisë mbrojtëse “Milan Blagojeviç” deklaroi se eksportet e armëve “po ecin përpara”, duke shtuar gjithashtu se nevojat e Forcave të Armatosura Serbe po rriten. Aleanca ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, ka shtuar bindjen tek Vuçiç se një aleancë e till drejtohet kundër Serbisë duke i dhënë më shumë preteks për tu armatosur. “Nëse nuk do të ishim mjaftueshëm të fortë, askush nuk do të na respektonte, do të na shtypnin dhe nuk do t’u interesonte…
Bashkimi Evropian i ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, është bërë e ditur nga Komisioni Evropian. Gjatë debatit që është zhvilluar për Raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Jiri Plecity, përfaqësues i KE-së, konfirmoi heqjen e masave financiare. “Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian e ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, u shpreh ai. E në lidhje…
Katër shtetas nga Kosova kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë, pas një aksidenti të rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë. Ngjarja tragjike u regjistrua pasditen e së martës në zonën e Alsergrundit dhe u përshkrua nga dëshmitarët si një skenë dramatike. Sipas mediave austriake, incidenti ndodhi rreth orës 14:00 në oborrin e një ndërtese banimi në rrugën Porzellangasse. Gjatë punimeve për betonimin e një papafingoje, skela dhe struktura mbajtëse u shembën, në momentin kur pesë punëtorë ndodheshin mbi to. Zëdhënësi i zjarrfikësve bëri të ditur se pjesa e sapobetonuar u rrëzua në mënyrë të…
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka paralajmëruar se pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme do të kenë ndikim global, duke prekur të gjitha vendet pa përjashtim. Në një reagim të publikuar në platformën X, ai theksoi se “vala e pasojave globale sapo ka nisur dhe do të godasë të gjithë, pavarësisht pasurisë, fesë apo racës”. Kreu i diplomacisë iraniane shoqëroi deklaratën e tij me një kopje të letrës së dorëheqjes së një zyrtari amerikan të angazhuar në luftën kundër terrorizmit, i cili ka protestuar ndaj zhvillimeve të fundit në konflikt. Araghchi shprehu gjithashtu kënaqësi për reagimet ndërkombëtare…
Nga AGRON ARANITASI TË VËRTETAT QË BESOJ, AGJENTI FRANCEZ Liria u revoltua dhe i shkroi Manush Myftiut: “Kush është ai që kërkon të mbyllë derën e shtëpisë time”?! Sikur nuk e dinte! Vetëm njeri vendoste. Çuditërisht, Manushi ndërhyri (kuptohet se ku!) dhe i ktheu përgjigje: “Vladimirin do e lemë në Tiranë” (atë e çuan magazinier në një ndërmarrje të Tregtisë). “Për Agronin mos më kërko gjë”! Sa për Gëzimin, të cilin e përjashtuan nga partia, por pastaj e kthyen në kandidat, Kurbneshi ishte vendi më i përshtatshëm për të ribërë stazhin! Sigurisht do vinin gjëra më të rënda. Nga njerëz,…
Federata e Xhudos së Kosovës ka bërë të ditur se sot në orën 09:00, do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë. “Kjo ngjarje shënon një moment të rëndësishëm për sportin e xhudos dhe për zhvillimin e mëtejshëm të tij. Qendra Nacionale e Xhudos do të shërbejë si një hapësirë për përgatitjen profesionale të sportistëve tanë, zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e mëtejshëm të sukseseve që Kosova ka arritur në arenën ndërkombëtare”, thekson Federata e Xhudos. Të pranishëm në ceremoninë e vënies së gurthemelit të kësaj qendre do të jenë kryeministri…
Në hetimet lidhur me rastin e 19-vjeçares nga Tetova, e cila më 14 mars ra nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe me lëndime u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, policia ka siguruar njohuri se ajo për një periudhë më të gjatë ka qenë viktimë e keqtrajtimit psikik dhe fizik nga ana e babait të saj. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 16 mars në ora 21:20, në SPB Tetovë është vetëdorëzuar personi A.A. (47) nga Tetova, me të cilin është realizuar bisedë zyrtare. Me udhëzim të Prokurorit Publik, ai është…
Në hetimet lidhur me rastin e 19-vjeçares nga Tetova, e cila më 14 mars ra nga ballkoni i shtëpisë së gjyshit të saj dhe me lëndime u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, policia ka siguruar njohuri se ajo për një periudhë më të gjatë ka qenë viktimë e keqtrajtimit psikik dhe fizik nga ana e babait të saj. Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), më 16 mars në ora 21:20, në SPB Tetovë është vetëdorëzuar personi A.A. (47) nga Tetova, me të cilin është realizuar bisedë zyrtare. Me udhëzim të Prokurorit Publik, ai është…
Më datë 16.03.2026, në ora 13:00, në SPB Tetovë, një grua 47-vjeçare nga rrethina e Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga personi S.S. nga fshati Haraçinë i Shkupit, për një shumë prej 550 eurosh. Sipas denoncimit, gjatë muajit shkurt të vitit 2026, ajo përmes një rrjeti social kishte kontaktuar me personin në fjalë, i cili ishte prezantuar si përfaqësues i një firme mobiliesh, dhe ishin marrë vesh për të porositur mobilie. Siç raportohet, pasi janë takuar, ajo i ka dorëzuar paratë në formë kapari (parapagesë), por shërbimi nuk është kryer dhe personi nuk është lajmëruar më në telefon. Policia…
Njëri nga dyshuarit e kërkuar për rastin e fajdesë, për të cilin u ndërmor aksion nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar e Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren dje, është gjithashtu objekt i një hetimi tjetër. Ky person është i njohur për organet e drejtësisë për shkak të të kaluarës kriminale. Egzon Reshani kishte qenë i përfshirë disa muaj më parë në një shkëmbim zjarri në Prizren, ku mbetën të plagosur dy persona. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Policia e Kosovës kërkoi më 19 janar ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij, me qëllim të zbardhjes së incidentit…
Situata e sigurisë në Maqedoninë e Veriut është e qëndrueshme dhe institucionet po e ndjekin nga afër situatën në rajon dhe më gjerë, veçanërisht për shkak të zhvillimeve aktuale gjeopolitike, vlerësoi ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Ai tha se vendi është në koordinim të vazhdueshëm me aleatët e NATO-s dhe se shërbimet e sigurisë shkëmbejnë rregullisht informacione me vendet partnere. Sipas tij, për momentin nuk ka indikacione për kërcënim të sigurisë së vendit dhe se institucionet mbeten vigjilente dhe të gatshme të reagojnë nëse paraqiten rreziqe. “Anëtarësimi në NATO është faktor i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë. Aleanca…

