LSDM dhe koalicioni i saj kanë shpenzuar afërsisht 900 mijë euro për reklamim në media gjatë zgjedhjeve të fundit lokale. Pjesa më e madhe e mjeteve është përqendruar në televizionet kombëtare, ndërsa për 71 portale të internetit dhe gazeta janë ndarë rreth 200 mijë euro. Një pjesë e parave kanë përfunduar në portale anonime dhe pa impresum, si dhe për ish zyrtar shkruan Portalb.mk. Të dhënat janë marrë nga KShZ në janar të këtij viti, ndërsa shumat për media në infografika përfshijnë TVSH dhe janë llogaritur në euro sipas kursit 6.5. Kujtojmë që bëhet fjalë për para publike, përkatësisht të taksapaguesve. Kjo është lista…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se kishte kërkuar një shpjegim nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare se pse siguria e Artan Grubit do të ishte në rrezik në burg, duke theksuar se këto janë dokumente rreptësishtë të klasifikuara në të cilat as drejtori i burgut të Shkupit nuk ka qasje. Mickoski për “Sitel” tha se vendimi aktual është arrest shtëpiak, por se kjo nuk do të thotë që masa nuk mund të zëvendësohet me paraburgim efektiv. Sipas tij, masat përcaktohen nga prokuroria dhe gjykata bazuar në fakte. Kryeministri akuzoi LSDM-në për…
Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova do ta presë sot presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake. Siç njofton Kabineti i presidentes, pas pritjes do të vijojnë një takim kokë më kokë, e më pas takim plenar i delegacioneve të RMV-së dhe Shqipërisë. Në kuadër të vizitës zyrtare, presidenti i Republikës së Shqipërisë do të vendosë një kurorë me lule te varri i Goce Dellçevit në kishën “Shën Spasi” në Shkup, njofton Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova. Si pjesë e vizitës zyrtare, presidenti i Shqipërisë do të…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes avokatit të tij Abidin Abduli, ka dorëzuar dje padinë për shpifje në Gjykatën Themelore Shkup 2 kundër kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Padia vjen pas deklaratave të bëra nga Mexhiti në një emision televiziv në Lajm TV, ku ai ka pretenduar se gjatë mandatit të tij si ministër, Taravari ka dhënë shtatë licenca për fabrika për përpunimin e kanabisit. Sipas njoftimit, para dorëzimit të padisë ishte dhënë edhe afati ligjor për kërkim-falje publike, të cilin Mexhiti nuk e ka shfrytëzuar. Taravari i ka mohuar kategorikisht këto akuza, duke i cilësuar…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër personit me iniciale F.B. (25) nga fshati Strimnicë, Komuna e Zhelinës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “Rrezikim i sigurisë”. Sipas njoftimit zyrtar, më datë 28.01.2026, derisa efektivët e policisë po kryenin një bastisje të autorizuar me urdhër gjyqësor në shtëpinë e tij, i denoncuari ka shfaqur sjellje jashtëzakonisht agresive ndaj tyre. Përveç tentativës direkte për të penguar kontrollin e shtëpisë, 25-vjeçari u ka drejtuar kërcënime të vazhdueshme dhe serioze policëve që po zbatonin detyrën, duke rrezikuar…
Ministria e Arsimit vazhdon t’i mbajë sekret emrat e personave që e hartuan Propozim-ligjin për Arsimin e lartë. Arsyetimi i ministres Vesna Janevska se mund të paditet nëse i zbulon autorët hap shumë pikëpyetje, pasi ligji është dokument publik dhe procesi i hartimit të tij nuk mund të trajtohet si çështje private, shkruan Portalb.mk. Autorët e panjohur të një ligji me pasoja publike Propozim-ligji për Arsimin e lartë është në fazë debati dhe ka marrë shumë ankesa dhe kritika në qarqet akademike. Për të qenë situata më e rënduar, publiku deri më tani nuk është njoftuar në mënyrë zyrtare…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot deklaroi se politika nuk duhet të përzihet në gjyqësi dhe se ai nuk do ta komentojë kthimin në vend të Artan Grubit, ish-zëvendëskryeministër nga radhët e BDI-së i dyshuar për keqpërdorime. “Kuvendi dhe unë si kryetar i Kuvendit nuk është mirë të komentoj vendime politike, por atë që e kam deklaruar publikishst që është parimore dhe mund ta përsëris se është koha e fundit të ndalojmë së përzieri në gjyqësi. Ai perceptim tek qytetarët se ka ndonjë marrëveshje, lë ndjenjë të keqe tek të gjithë qytetarët, kështu që porosia ime do të ishte…
Raporti bën thirrje për zbatimin e rekomandimeve të mbetura të OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venedikut. Ai gjithashtu bën thirrje për transparencë më të madhe në financimin e partive politike dhe reklamave politike. Përqendrimi i pronësisë së medias vihet re me shqetësim. Shprehet shqetësim për fushatat e dezinformimit që vënë në pikëpyetje vlerat demokratike dhe qëllimin e vendit për anëtarësim në BE. Theksohet nevoja për të vazhduar punën për të përmirësuar situatën e komuniteteve jo-shumicë, duke përfshirë edhe në lidhje me përdorimin e gjuhëve, si dhe për të luftuar diskriminimin dhe për të promovuar diversitetin. Shprehet shqetësim se gjyqësori, pavarësia e…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të zhvillojë vizitë zyrtare në vend të martën (3 mars), transmeton Portalb.mk. Rutte do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Ai është planifikuar gjithashtu të takohet me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Parlamentit Afrim Gashi. Rutte do të marrë pjesë edhe në një stërvitje demonstruese të Armatës. Kjo është vizita e parë e Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në Shkup. Ai ishte në vend në nëntor 2021 si kryeministër i atëhershëm i Holandës. Në vitin 2023, Sekretari i Përgjithshëm i atëhershëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi vizitë zyrtare…
Departamenti i Punëve të Brendshme në Kërçovë ka ngritur kërkesë penale kundër ish-kryetarit të Komunës së Kërçovës, dy personave të tjerë dhe një kompanie private, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe punë të papërgjegjshme që ka rezultuar me dëmtimin e buxhetit komunal për një shumë prej 1.457.205 denarësh. Sipas denoncimit zyrtar, i dyshuari kryesor F.D. (52) nga fshati Sërbicë, në cilësinë e ish-kryetarit të komunës, akuzohet se më datë 08.01.2025 ka miratuar një plan për furnizime publike në kundërshtim me Ligjin për Veprimtari Komunale, duke ia besuar mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra rreth ndërtesës së komunës një subjekti…
Një incident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit (04:10) në fshatin Dobrosht. Viktima, personi me iniciale A.A. (67), ka denoncuar se është sulmuar nga dy persona të panjohur. Ngjarja ka ndodhur në rrethina të pazakonta: derisa 67-vjeçari po transportonte një udhëtar me automjetin e tij, dy persona me një makinë tjetër i kanë bllokuar rrugën dhe e kanë sulmuar fizikisht. Policia e Tetovës njofton se për të dyja rastet po ndërmerren masat e nevojshme operative për zbardhjen e rrethanave dhe ngritjen e padive përkatëse penale ndaj sulmuesve.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tha se pret që nesër në Ministrinë e Drejtësisië pret që të formohet grupi punues në lidhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, përcjell TV21. I pyetur nëse parashihet një njësi zgjedhore me ndryshimet, Gashi tha se kjo çështje kërkon konsensualitet dhe se për këtë duhet të deklarohen të gjitha partitë. https://www.facebook.com/watch/?v=918878623881404

