HomeMaqedoniLajme Klekovski: FSSH ka pranuar pesë ankesa për ndërhyrje kardiologjike të dyshimta LajmeMaqedoni By T. B. On 20/09/2025 14:07 Mjekë, spital, operacion. Foto: Natanael Melchor/Unsplash Mjekë. Foto: Natanael Melchor/Unsplash Share Në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH) kanë mbërritur pesë ankesa nga pacientë lidhur me pretendimet se janë kryer ndërhyrje kardiologjike të panevojshme, dhe të gjitha janë dërguar te Komisioni Profesional. Këtë e deklaroi sot drejtori i FSSH-së, Sasho Klekovski, institucioni që është i përfshirë në punën e Komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë me dy përfaqësues, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas një aktiviteti të organizuar me rastin e Ditës…
Author: Hamdi Kumanova
Fluturimet janë vonuar dhe anuluar në aeroporte, përfshirë Heathrowin në Londër, pas një sulmi të dyshuar kibernetik që synonte një ofrues shërbimesh për sistemet e regjistrimit dhe hipjes në bord. Aeroportet në Bruksel dhe Berlin po përjetojnë gjithashtu vonesa dhe ndërprerje pas “problemit teknik” që prek Collins Aerospace, e cila punon për disa linja ajrore në aeroporte në të gjithë botën, shkruan The Guardian. Heathrow tha se pasagjerët duhet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre para se të udhëtojnë. “Collins Aerospace, e cila ofron sisteme regjistrimi dhe hipjeje për disa linja ajrore në aeroporte të shumta në nivel global,…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot realizoi takim me punonjësit shëndetësorë, ku në fokus ishte pozita dhe sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë. Në takim, Osmani theksoi se punonjësit shëndetësorë nuk duhet të jenë të ekspozuar ndaj asnjë lloj mobingu ose presioni politik, as gjatë procesit zgjedhor, as pas tij. Ai nënvizoi se të gjithë të punësuarit në sektorin shëndetësor do të jenë plotësisht të mbrojtur dhe se e drejta e tyre për integritet profesional do të garantohet. “Punonjësit shëndetësorë duhet të punojnë me dinjitet, lirshëm dhe pa frikë.…
Aeroplanët polakë dhe të aleatëve janë ngritur herët të shtunën për të mbrojtur hapësirën ajrore polake pasi Rusia nisi sulmet ajrore që synonin Ukrainën perëndimore pranë kufirit me Poloninë, thanë forcat e armatosura polake, vend anëtar i NATO-s “Aeroplanët polakë dhe të aleatëve po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar janë vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, ka thënë komanda operacionale në një postim në “X”. Në orët e hershme, pothuajse e gjithë Ukraina ishte nën alarme për sulme ajrore pas paralajmërimeve për sulme ruse me raketa dhe…
I nderuar Kryetar i Komunës së Likovës, Pas prononcimit tuaj publik lidhur me analizat e ujit të pijshëm në fshatin Llojan, ndjej obligim moral dhe profesional të sqaroj para jush dhe opinionit se rezultatet e paraqitura janë kryer në laboratorin e akredituar të Qendrës së Shëndetit Publik (QShP) Kumanovë, institucion shëndetësor, dhe jo në një laborator të ndonjë partie politike. Analizat janë bërë mbi bazën e kërkesës së banorëve dhe rezultatet e tyre treguan qartë praninë e Arsenit në sasi shumëfish më të lartë se kufiri i lejuar, çka paraqet rrezik të madh për shëndetin publik. Për…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi sot qeverinë e VMRO-DPMNE-së se ka mashtruar opinionin publik për ndotjen e ajrit në Trubarevë dhe ka dështuar të reagojë me masa urgjente pas zjarrit që ndodhi ditë më parë, njofton Top24 “Qeveria gënjeu se ajri në Trubarevë nuk është i ndotur, reagoi me vonesë dhe nuk mori masa të menjëhershme për mbrojtjen e qytetarëve, përfshirë edhe evakuimin”, deklaroi Filipçe. Ai theksoi se për shkak të këtyre mashtrimeve dhe neglizhencës, pushteti është drejtpërdrejt përgjegjës për helmimin e banorëve në Trubarevë dhe zonat përreth. Sipas tij, të dhënat zyrtare të publikuara gjashtë ditë…
Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për ngecjet evidente në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat reflektohen qartë në raportet krahasuese të vendeve të rajonit. Siç shihet nga të dhënat e fundit, Mali i Zi ka mbyllur disa kapituj negociues, Shqipëria është në fazë të avancuar me shumicën e kapitujve nën rishikim, ndërsa Maqedonia e Veriut, pavarësisht sakrificave dhe reformave të bëra ndër vite, vazhdon të mbetet e bllokuar pa kapituj të hapur e as të mbyllur, ka thënë nënkryetari BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka shtuar se ky realitet është rezultat i politikave…
Para tetëdhjetë vjetëve, Kombet e Bashkuara u ngritën nga rrënojat e Luftës së Dytë Botërore që të parandalojnë luftëra të ardhshme, ta ndërpresin kolonializmin, t’i respektojnë të drejtat e njeriut, ta avancojnë drejtësinë dhe të drejtën ndërkombëtare. Karta e tyre e fuqizoi barazinë sovrane të shteteve. Agjencitë e saja synonin të krijonin botë më të mirë, duke ndërtuar paqe jo vetëm në mesin e popujve, por edhe me natyrën, porosit presidentja Gordana Siljanovska Davkova në video porosinë me rastin e 80-vjetorit të themelimit të OKB-së. Tetëdhjetë vjet më vonë, thekson, shumë nga këto arritje, për fat të keq, janë…
Tre persona janë nën hetim për zhvatje të parave nga një qytetar i Shkupit dhe dyshohen për veprën penale të Zhvatjes, sipas nenit 258 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Gjatë periudhës nga 16 deri më 18 shtator, i dyshuari i parë, me qëllim që të përfitojë pasuri të kundërligjshme për veten e tij, ka përdorur kërcënim serioz dhe e ka detyruar të dëmtuarin t’i paguajë 60.000 denarë. I dyshuari i është paraqitur të dëmtuarit si pjesëtar i një grupi kriminal dhe i ka kërkuar 1.000 euro për ta mbrojtur nga persona të tjerë që më herët i kishin kërkuar para.…
Më 19.09.2025, në orën 05:50, në Pikën Kufitare Tabanoc, në hyrje të shtetit, oficerët e policisë arrestuan N.M.T. (39) nga Gjermania, i cili drejtonte një automjet “Renault Clio” me targa gjermane. Gjatë kontrollit kufitar dhe inspektimit të bagazhit personal, tek ai u gjetën dhe u sekuestruan substancë pluhuri e bardhë, materie ngjyrë kafe në formë gungash dhe marihuanë. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.
Një 72-vjeçar shtetas grek është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në Korçë. Policia njofton se turisti grek shoqërohej nga bashkëshortja. Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe, nga kryerja e veprimeve të para hetimore, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Një incident i rëndë ka ndodhur ditë më parë në fshatin Veleshtë të Strugës, ku një 34-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri një person gjatë një përleshjeje me tre persona nga Dibra, me të cilët kishte konflikte të mëhershme, përcjell INA. Sipas MPB-së, autori ka përdorur një armë pa leje dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të këmbëve të njërës prej viktimave, duke i shkaktuar dy lëndime të lehta trupore. Pas të shtënave, i dyshuari është futur në veturë dhe ka tentuar të arratiset nga vendi i ngjarjes. Gjatë ikjes, nuk ka përfillur urdhrin e një polici për…

