Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Kazakistani ku po qëndron për vizitë, e bëri një video duke thënë se “Kosova është Serbi” dhe se “gjithmonë do të jetë”. Kjo erdhi si përgjigje për ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviq, i cili tha se kryediplomati serb Marko Gjuriq u ftua në Uashington për t’ia prezantuar atij një marrëveshje detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Gjuriq u ftua në Uashington në mënyrë që Rubio, në emër të qeverisë amerikane dhe Presidentit Donald Trump, ta prezantonte atë me marrëveshjen e fshehtë detyruese për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ky ishte qëllimi kryesor i…

Lexo më Shumë

Gazetari Aleksandar Çomovski, në emisionin “Rishtazi” në KohaCast, ka theksuar se për Maqedoninë e Veriut është e domosdoshme një qasje e re në marrëdhëniet ndëretnike, përmes futjes fakultative të gjuhës shqipe në sistemin arsimor. “Teza ime është, e di që do të has në rezistencë, por dua ta përjetoj, për t’u futur fakultative gjuhën shqipe, duke studiuar në mjedise ku korrespondojnë të dy etnikumet, përfshirë edhe në nivel qendror”, deklaroi Çomovski.

Lexo më Shumë

Nga 1 marsi hyn në fuqi obligimi ligjore për bankat për autentifikim të përforcuar të klientëve gjatë pageave onlajn me kartela pagesore. Qëllimi është të sigurohet mbrojtje e mjeteve monetare të qytetarëve dhe të kompanive përmes kontrolleve shtesë të sigurisë së identitetit të personit gjatë pagesave pa prani fizike. “Autentifikimi i përforcuar i mundëson klientit të bankës, gjatë pagesë në internet, krahas futjes së të dhënave nga kartela, të japë vërtetim shtesë për transaksionin përmes aplikacionit zyrtar t[ë bankës, që instalohet në telefonin celular dhe i mundëson që në mënyrë të sigurt t’i ndjekë faturat e veta dhe të…

Lexo më Shumë

Shoqata e Avokatëve të Rinj në Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut informojnë se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut dje nxori një vendim me anë të një deklarate të njëanshme në rastin “Fitim Musliu kundër Maqedonisë së Veriut”, të paraqitur më 30 gusht 2022. Rasti ka të bëjë me një ngjarje të 3 gushtit 2020, kur një i dënuar u rrah nga një oficer policie nga burgu i Idrizovës përpara mensës. Si pasojë e sulmit, i burgosuri pësoi lëndime trupore. “Lidhur me incidentin, në Prokurorinë Kundër Krimit të Organizuar u ngrit një…

Lexo më Shumë

Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Berovë – 6 gradë, në Kriva Pallankë – 4, në Shkup-Petrovec, Manastir, Prilep, Demir Kapi, Hanet e Mavrovës, Kodrën e Diellit-3, në Tetovë, Kumanovë, Veles, Shtip -2, në -1 në Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Pretor, Kavadar, Strumicë, Krushevë, 0 në Vinicë dhe 3 gradë në Gjevgjeli. Më shumë borë ka në Kodrën e Diellit 86 centimetra. Moti sot do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Në mëngjes do të shfaqet mjegull e lehtë në disa lugina. Do të fryjë erë e lehtë…

Lexo më Shumë

Në periudhën nga 16 deri më 22 shkurt, janë regjistruar 1,113 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është rënie prej 3.2 përqind krahasuar me javën paraprake, sipas raportit të fundit të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Sa i përket shpërndarjes së moshës, 621 persona ishin të moshës 15 deri në 64 vjeç, 185 ishin fëmijë të moshës pesë deri në 14 vjeç, 164 – fëmijë deri në katër vjeç dhe 143 ishin persona mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë u regjistrua tek fëmijët deri në katër vjeç. Personat e sëmurë me grip janë nga: Shkup…

Lexo më Shumë

Një person ka raportuar se ndjehet i shqetësuar nga djali i tij i mitur pasi në momentin që ishin kthyer nga prokuroria ku kishin qenë në një seancë, ishte kanosur nga i biri. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 10:30, në Deçan. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 24 orë/ “Deçan 26.02.2026 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ndjehet i shqetësuar dhe kanosur nga djali i tij i mitur, për…

Lexo më Shumë

Shkolla e Mesme në Saraj ka reaguar publikisht pas raportimeve dhe publikimeve në disa portale, ku emri i institucionit është lidhur me një rast dhune që po qarkullon në opinion. Në reagimin zyrtar, drejtoria e shkollës thekson se rasti në fjalë nuk ka ndodhur në ambientet e shkollës dhe nuk ka asnjë lidhje me nxënësit e saj. “Ju njoftojmë me përgjegjësi të plotë se rasti i përmendur nuk ka ndodhur në shkollën tonë dhe nuk ka asnjë lidhje me nxënësit e shkollës sonë”, thuhet në reagim. Nga drejtoria bëhet e ditur se institucioni funksionon mbi bazën e Kodeksit…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë në vizitën e tij zyrtare në Maqedoninë e Veriut ka vizituar edhe Komunën e Çashkës, ku u prit nga kryetari i Komunës Suat Shaqiri, transmeton TV21. Për vizitën e Begajt njoftoi Shaqiri në rrjetin social Facebook. Shaqiri thekson se me presidentin shqiptar kanë diskutuar për forcimin e frymës multietnike të Çashkës, ku çdo qytetarë të ndjehet i barabartë dhe i përfaqësuar. Statusi i plotë i Kryetarit të Komunës së Çashkës, Suat Shaqiri. Sot, Komuna e Çashkës pati nderin dhe kënaqësinë të mirëpresë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Vizita e tij përbën…

Lexo më Shumë

12 persona janë intervistuar në Vushtrri dhe Skenderaj lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Siç bën të ditur policia, bëhet fjalë për shtatë të dyshuar në Vushtrri dhe pesë të tjerë në Skenderaj. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit në të dyja rastet janë liruar në procedurë të rregullt. Raporti i policisë: Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. …

Lexo më Shumë