Author: Hamdi Kumanova

Më 22.09.2025, rreth orës 18:20, në fshatin Leshnicë e Epërme të Tetovës, në vendin e quajtur “Smilec”, punonjësit e policisë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria K.K. (29) nga Leshnica e Epërme për veprën penale “vjedhje” e drurëve të zjarrit. Gjatë kontrollit policia ka konfiskuar një automjet pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Shkupit, i cili ishte i ngarkuar me dru zjarri pa dokumentacion. Drutë e sekuestruara më pas i janë dorëzuar Policisë Pyjore për procedura të mëtejshme. Pas dokumentimit të rastit, ndaj K.K. do të përgatitet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Më 22.09.2025, në tri aksione të ndara, punonjësit e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë arrestuar tre persona të dënuar me burg, bazuar në urdhra gjykate. Në orën 11:00, në rrugën “Vëllezërit Ginoski” në Gostivar, u arrestua G.R. (55) nga fshati Leunovë, Komuna e Mavrovë-Rostushës, i dënuar me 12 muaj burg për vepër penale sipas nenit 144 paragrafi 3 të Kodit Penal. Në orën 18:00, në Gostivar, u arrestua H.M. (37) nga fshati Vranjovcë, i dënuar për vepër penale sipas nenit 288 të Kodit Penal. Në orën 20:30, në fshatin Banjicë e Epërme, u…

Lexo më Shumë

Komisioni disiplinor i Spitalit Klinik të Tetovës, sot ka biseduar me të gjithë mjekët që kanë qenë ne detyrë natën që ndërroi jetë vajza shtatëvjeçare nga fshati Çellopek i komunës së Bërvenicës. Ky komision gjithashtu ka marrë në shqyrtim edhe dokumentacionin mjekësor të kontrolleve dhe intervenimeve të kryera mjekësore, me qëllim që të shihet nëse janë respektuar të gjitha protokollet që kërkon rregulli spitalor. Brenda ditëve, pritet që një inspektim i ngjashëm të kryhet edhe nga komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë për rastin Prokuroria e Tetovës ka hapur lëndë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Nuk shpaloset asnjë detaj i ri për procedurën parahetimore të prokurorisë lidhur me shqyrtimin e dokumentacionit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare pas akuzave për ndjekje dhe përgjim të paligjshëm gjatë periudhës 2019-2024 derisa në pushtet ishte LSDM-BDI, shkruan Alsat. Nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit thonë se në këtë moment nuk mund të shpalosin më shumë detaje për ecurinë e procedurës. “Në këtë moment prokuroria nuk ka mundësi të ndajë më shumë detaje për rrjedhën e parahetimit”, tha Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Anëtarja e komisionit parlamentar për mbikëqyrjen…

Lexo më Shumë

Sektori i kontrollit të brendshëm i MPB-së po kryen hetim të brendshëm për policët e SPB-së, Veles pas denoncimeve për dhunë nga tashmë e ndjera Rosica Koceva, para se ajo të vritej nga ish partneri i saj. Këtë e konfirmoi sot Ministri i Brendshëm, Pançe Toshokovski, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Megjithatë, tha se epilogu i këtij hetimi të brendshëm nuk mund të publikohet ende. Koceva dhe babai i saj u vranë dy javë më parë, megjithatë, edhe para se të ndodhte vrasja, ajo kishte dhjetëra denoncime për kërcënime dhe sjellje të dhunshme nga ana e tij në…

Lexo më Shumë

Dy vëllezër që po kontrabandonin një ngarkesë me cigare kontrabandë janë kapur nga Policia Kufitare e Kapshticës. Burime zyrtare nga Policia e Korçës thanë se konstatimi u bë gjatë hyrjes në territorin shqiptar, kurse të proceduarit janë R. T. dhe K. T., banues në Bilisht. “Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht”, njoftoi policia. Ndaj tyre është ngritur akuza “kontrabanda…

Lexo më Shumë

Më 23.09.2025 në orën 03:35 në Tetovë në rrugën “Shtipska”, punonjësit e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë, kanëprivuar nga liria personin V.F. (28) nga Tetova, i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 23-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në stacionin e policisë dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari, Afrim Gashi, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Mihails Rokas. Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, sfidat dhe mundësitë në procesin e integrimit evropian. Kryeparlamentari Gashi theksoi rolin e rëndësishëm të Kuvendit në avancimin e reformave, ndërsa vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që BE-ja i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit. Ambasadori Rokas nga ana e tij riafirmoi përkushtimin e Bashkimit Evropian për të mbështetur vendin në proceset reformuese dhe integruese.

Lexo më Shumë

Më shumë se shtatë milionë euro janë projekte që financohen drejtpërdrejt nga buxheti qendror, të cilat duhet të ndihmojnë në zhvillimin e Shtipit, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske. Mickoski potencoi se është i bindur se kryetari i komunës së Shtipit Ivan, si deri më tani, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të realizojë projekte për Shtipin dhe banorët e Shtipit. “Ky është një nga projektet qeveritare nga Ministria e Sportit ku merr pjesë edhe komuna, por pjesa më e madhe është nga Ministria e…

Lexo më Shumë

Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi pagën mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut për korrikun e vitit 2025. Sipas shifrave të publikuara, paga mesatare neto e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga bruto arriti në 68.102 denarë. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të pagave, e cila është për shkak të rritjeve në disa sektorë kyç. “Në korrik të vitit 2025, paga mesatare neto mujore e paguar ishte 45.276 denarë, ndërsa paga mesatare bruto mujore e paguar ishte 68.102 denarë”, njoftojnë nga ESHS. Në…

Lexo më Shumë

Infermieri theret me thikë nga kolegu në Spitalin e Tiranës, i dyshuari në kërkim Një infermier i Spitalit rajonal të Tiranës “Shefqet Ndroqi” dyshohet se e therur me thikë kolegun e tij brenda vendit të punës. Policia e Shtetit ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën, ndërsa autori me inicialet D.Ç. është ende në kërkim. “Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D.Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit”, thuhet në…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski paralajmëroi një mundësi për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim të MPB-së me Fakultetin e Sigurisë, por edhe me fakultetet tjera si Juridik, Ekonomik… që kanë pika kontakti me fushën e sigurisë, në mënyrë që studentët më të mirë të mund të hyjnë në institucionet shtetërore, fusha e punës së të cilave është siguria, të cilët, siç tha ai, duhet të jenë themeli i një shteti. “Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë mes MPB-së dhe Fakultetit, dhe është një nga bashkëpunimet kryesore me institucionet e arsimit të lartë. Mund të njoftoj se…

Lexo më Shumë