Ish-ushtari i UÇK-së, Agim Pllashniku, përmes përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Gent Gjini, ka njoftuar se të premten në Prokurorinë Speciale do të dorëzohet kallëzimi penal dhe padia ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha. Padia lidhet me pretendimet e Bashës për financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga kartelët e drogës dhe për bashkëpunimin e tij me një autore për publikimin e këtyre pretendimeve në një revistë shkencore të një universiteti në SHBA.
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut do të fillojnë trajnimet për 36 mijë anëtarë të këshillave zgjedhorë të cilët përbëhen nga anëtarë të administratës dhe anëtarë të propozuar nga partitë politike. Sipas Admir Shabanit trajnimet fillojnë më 25 Shtator dhe do të zgjasin deri më 15 Tetor ku 39 ekipe me 85 trajnues të çertifikuar nga ana e KSHZ-së në 80 komuna të Maqedonisë së Veriut do të mbajnë 1200 trajnime, shkruan Top24 Top24: Në sa komuna do të filloj trajnimi i këshillave zgjedhorë dhe deri kurë do të zgjasë? Admir Shabani: Nga nesër fillon procesi…
Moduli i ri informativ elektronik “Sistemi për evidentim dhe menaxhim të kërkesave për Listën e babrërave” është promovuar sot në Ministrinë e Shëndetësisë. Me modulin, siç tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në konferencë për shtyp, për herë të parë fillohet me digjitalizimin e procedurës për vënien e medikamentit të ri në listë pozitive. Ai theksoi se moduli është përpunuar nga Drejtoria për shëdnetësi elektronike, në bashkëpunim me Sektorin për farmaci në Ministrinë e Shëndetësisë, do të jetë i kapshëm publikisht në faqen e internetit të Ministrisë (www.lekovi.zdravstvo.gov.mk) dhe do të jetë në funksion menjëherë pasi që të hyjnë…
Para së gjithash, nuk mund të jesh kurrë i kënaqur me shumën e të ardhurave, pra me shumën e pagës, dhe si qeveri gjithmonë duhet të punojmë më shumë për të siguruar fonde shtesë ose për të siguruar një mjedis të tillë që biznesi të zhvillohet, në mënyrë që punëtorët të marrin një pagë më të lartë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjes së një gazetari për koment mbi të dhënat e fundit për pagën mesatare, të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se ato teza të LSDM-së se pagat nuk…
Regjistri Qendror ishte mes institucioneve të para që iu bashkua platformës së ndërveprimit dhe sot ai shkëmbim i informatave mes institucioneve zhvillohet në mënyrë standarde, të sigurt dhe të unifikuar, duke mundësuar shërbime pa letër, pa pritje dhe pa burokraci të panevojshme. Regjistri Qendror në platformën për ndërveprim në nivel mujor kryen mbi 100 mijë transaksione, deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski në shënimin e 24 vjetorit të Regjistrit Qendror. Regjistri Qendror, sipas Andonovskit, është një institucion i cili 24 vjet është një motor i rëndësishëm për lëvizjen e ekonomisë së Maqedonisë dhe Ministria e Transformimit Digjital e…
Skandalet dhe degradimi ndaj shqiptarëve nga qeveria monoetnike VMRO-VLEN nuk kanë të ndalur dhe tashmë kanë prekur çdo pore të organizimit shoqëror. Rasti i fundit i diskriminimit është regjistruar në shkollën fillore të Shemshovës, ku nxënësve të klasave të para po u shpërndahen librat shkollorë vetëm në gjuhën maqedonase. Kjo është goditja më e rëndë që u bëhet nxënësve shqiptarë, të cilët ende pa mësuar alfabetin e shqipes, detyrohen të përballen me libra vetëm në gjuhë tjetër. Përballë kësaj situate, zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e VLEN-it, Lulzim Aliu, shfaqet si figurë dekorative, pa fuqi për…
“Çairi nuk guxon të jetë qytet i frikës. Çairi nuk guxon të jetë komunë e frikës. Çairi duhet të jetë simbol i sigurisë dhe i dinjitetit,” theksoi kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, duke prezantuar vizionin e tij për rikthimin e besimit tek qytetarët. Ai nënvizoi se rrugët e errëta dhe lagjet e pasigurta janë një nga arsyet kryesore të frikës dhe pasigurisë. “Rreth 20 për qind e dritave në Çair nuk funksionojnë, dhe shumë rrugë mbeten në errësirë. Njerëzit më thonë çdo ditë se në mbrëmje kanë frikë të dalin. Gratë veçanërisht, por edhe fëmijët.…
Koalicioni VLEN shpreh shqetësimin e thellë për keqpërdorimet e shumta që, sipas të dhënave dhe indikacioneve, janë zhvilluar ndër vite në Komunën e Likovës nën drejtimin e Erkan Arifit. Kultura e pandëshkueshmërisë, pasurimi i shpejtë dhe i dyshimtë i individëve të lidhur me pushtetin vendor, si dhe dëmtimi i interesit publik, nuk mund të tolerohen më. Sot, kur shteti i së drejtës ka filluar të funksionojë, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi. Prandaj, VLEN i drejton disa pyetje publike kryetarit të Komunës së Likovës, z. Erkan Arifi: A është e vërtetë që Policia Financiare ka ndërhyrë…
I ashtuquajturi fakultet për biznes dhe ekonomi është mbyllur pasi nuk i ka plotësor kushtet, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përcjell TV21.Janevska tha se shkolla e lartë kishte humbur edhe hapësirat ku zhvillonte aktivitete, pas çka Agjencioni për Kualitet në Arsim të Lartë ka konstatuar që kjo shkollë e lartë është jofunksionale. “Siç e dini, kemi mbyllur 14 universitete private, kjo është shkolla e parë e lartë private që nuk do të punojë më. Dhe unë shpresoj që universitetet private, sepse një pjesë prej tyre kur panë se po kontrollojmë dhe se po i mbyllim, edhe…
Partia maqedonase në opozitë, LSDM, thotë se VMRO-DPMNE-ja ka bllokuar reformat në gjyqësor dhe e ka partizuar atë me familjarë. Sipas LSDM-së, Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE kanë bllokuar reformat në gjyqësor dhe rrjedhimisht drejtësinë në Maqedoni. “Mickoski refuzoi të miratojë ligjet e nevojshme për reformë dhe tregoi se nuk ka ndërmend një gjyqësor të pavarur, por vetëm një gjyqësor të robëruar dhe të bindur, nën diktatin e VMRO-DPMNE. Gjithsej 12 ligje ishin planifikuar për vitin 2025, asnjë prej të cilave nuk është paraqitur në Parlament”. “Në vend të reformave dhe një gjyqësori të pavarur, Mickoski e ka shndërruar gjyqësorin në…
Gjyqësori çdo ditë po i sjell publikut prova se po punon ekskluzivisht nën drejtimin e Zoran Zaevit dhe bandës së tij, ku bëjnë pjesë Venko Filipçe dhe një pjesë e udhëheqjes së LSDM-së, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se e fundit në serinë e provave është vendimi i tyre për t’i dhënë një dënim me kusht dy-vjeçar një mjekeje nga Klinika për Onkologji dhe Radioterapi, siç thonë ata, për shkak të faktit se ajo pranoi fajësinë. Me këtë vendim, gjykata tregon qartë se jeta njerëzore nuk ia vlen. Gjykata tregon qartë se nuk ka interes për jetën…
Më 23.09.2025, rreth orës 19:30 në Gostivar, policia e OVR Gostivar, në prani të prindit të tij, e ka ndaluar një 15-vjeçar nga Gostivari. I mituri dyshohet se ka vjedhur një veturë “Ford Focus” me targa të Kërçovës, të raportuar nga F.K. nga Kërçova. Automjeti është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të miturit do të përgatitet parashtresa përkatëse.

