Me rastin e shënimit të 27 shtatorit – Ditës Botërore të Turizmit, Ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov sot do të mbajë fjalim në një tribunë në Krushevë me temë “Transformimi i qëndrueshëm në turizëm”. Sipas programit, është planifikuar degustacion i specialiteteve tradicionale të Krushevës. Dita Botërore e Turizmit është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së turizmit si një nxitës i zhvillimit ekonomik, qëndrueshmërisë dhe këmbimit kulturor.
Author: Hamdi Kumanova
Ish-anëtari i Forumit Rinor të ASH, Omer Ajdini ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të Arben Taravarit ku tha se Ajdini ka pranuar ofertën që të dal kandidat për Likovën i mbështetur edhe nga BDI, e ky i fundit nëpërmjet një statusi ka përgënjeshtruar Taravarin, transmeton InfoShqip. “Unë asnjëherë nuk i kam thënë askujt “po, pranoj të dal kandidat me BDI-në”, dhe këtë e dijnë të gjithë. E vërtetë, e kam menduar dhe e kam analizuar këtë ofertë pasi që më është oftuar, dhe e kam thënë “ta mendojmë dhe të shofim”, sepse ka pasur argumente pro dhe kundër. Mirëpo…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka njoftuar se me kryetarin e komunës së Butelit, Darko Kostovski, kanë nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një Poliklinike në Butel të Shkupit, përcjell TV21. “Në Ministrinë e Shëndetësisë, së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski, nënshkruam marrëveshjen për realizimin e një prokurimi të përbashkët për ndërtimin e një poliklinike të re, moderne në Butel. Ky është një projekt partneriteti mes ministrisë dhe komunës, i cili synon të ofrojë qasje më të afërt dhe më cilësore në kujdesin shëndetësor. Poliklinika e re do të mundësojë shërbime të integruara për qytetarët, pa pasur…
Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Moldavia janë ndër vendet që përjetojnë rënien më të madhe të popullsisë në botë, sipas një raporti të ri të Bankës Botërore, njofton “H1″. Arsyeja kryesore për këtë trend është emigrimi masiv, veçanërisht nga vendet e Evropës Lindore ku hendeku i pagave me vendet e Evropës Perëndimore dhe mundësitë e hapura nga integrimi në Bashkimin Evropian inkurajojnë emigrimin e fuqisë punëtore. Shqipëria renditet e nënta në listën e 42 vendeve dhe territoreve me rënien më të madhe të popullsisë. Sipas Bankës Botërore, rajoni i Evropës Lindore ka qenë një nga më të prekurit nga ky…
“Ne veprojmë në mënyrë sistematike, përmes bashkëpunimit të shtuar me institucionet e tjera, të gjitha me qëllim parandalimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha institucionet që marrin pjesë në procedurat doganore. Këtë vit, përmes Departamentit të Hetimeve, në kuadër të Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, janë ngritur 67 kallëzime penale kundër 38 personave juridikë dhe 148 individëve për krime të kryera me 181 automjete, ku dëmi i drejtpërdrejtë për Buxhetin arrin në 16.5 milionë denarë. Janë marrë 11 vendime për shkarkimin e nëpunësve doganorë. Kontrollet e shtuara janë një nga faktorët kryesorë për rritjen e mbledhjes së…
Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi tepër te madhe droge në Greqi bashkë më arsenal armësh, duke çuar në arrestimin e 6 burrave dhe grave shqiptare. Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregëtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias. Kreu i grupi kriminal ishte 39-vjeçari Fatjon Prendi, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari Elson Ndreca. Si bashkëpunëtorë të tyre në ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave,…
Një rast i rëndë është regjistruar pasditen e së premtes në Podujevë, ku një burrë është gjetur i vdekur në rrethana të dyshimta, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali. Ngjarja ka ndodhur më 26 shtator, në fshatin Përpellac, ku sipas burimeve të Sinjalit, tek varrezat e familjes së tij është gjetur pa shenja jete Hamdi Zejnullahu, 61 vjeç. Trupi i viktimës është gjetur në pozitë gjysmë të shtrirë, me një plagë të dukshme në kokë, ndërsa në mes të këmbëve të tij ndodhej një armë zjarri. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës në Podujevë. Në vendin e ngjarjes…
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.
BDI, vazhdon fushatën e saj të shpifjeve dhe manipulimeve, kësaj here duke gënjyer edhe për dizajnin në prapavijë të VLEN. Ky dizajn është pasqyrë e trashëgimisë, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar. Brenda saj janë të gdhendura simbolet që flasin vetë: Kalaja e Shkupit, Malet e Sharrit, Sheshi Skënderbeu me flamurin kombëtar, Çarshia, Stacioni i vjetër i trenit, lumi Vardar, Shtëpia e Beut, Universiteti i Tetovës dhe shumë të tjera. Këto janë themelet e historisë, kulturës dhe përditshmërisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Paturpësia e BDI-së paraqitet në shtrembërimin e fakteve, ose edhe më keq në mosnjohjen…
Një 56-vjepar nga Tetova i kishte lyer me ngjyrë të kuqe targat e regjistrimit që të dukeshin si të automjeteve zyrtare dhe kishte vendosur edhe drita sinjalizuese – flesherë. R.L. u ndalua nga policia në Tearcë gjersa drejtonte një “Mercedes” me targa të ndryshuara dhe pajisje të paligjshme ndriçuese. Punonjësit e policisë ia morën marrë shenjat e regjistrimit dhe dritat sinjalizuese, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të paraqiten kallëzime për kundërvajtje nga Ligji për automjete dhe Ligji për siguri të trafikut rrugor.
Atë që mendoj se duhet ta bëj sa më shpejtë është ta konstituoj Këshillin e diasporës që të mundet përmes tij vazhdimisht t’i rregullojmë marrëdhëniet, tha presidentja Siljanovska Davkova, duke iu drejtuar popullit tonë të cilët morën pjesë në ngjarjen me rastin e 30-të vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në. “Ju jemi borxhlinj dhe ju premtoj se do të bëj gjithçka që mundem për t’i intensifikuar kontaktet dhe të jemi së bashku edhe atëherë kur jemi të ndarë”, tha Siljanovska-Davkova. Siç njoftoi raportuesja e MIA-s, ajo u tha atyre të qëndrojnë të bashkuar, të mos përcjellin…
Lumi Vardar në Gostivar është shndërruar në deponi. Në disa pjesë, shtrati i lumit ka nxjerrë në pah mbetje të forta, metale, goma, plastika madje edhe teknikë të bardhë. Qytetarët thonë se këtë e bëjnë njerëzit e pandërgjegjshëm, ndërsa nga komuna thonë se shtrati është pastruar vitin e kaluar, ndërsa do të fillojnë me shqiptimin e gjobave për ta ndaluar këtë dukuri. “Rënia e nivelit të ujit në lumin Vardar këtu në qytetin e Gostivarit, nxori në shesh të gjitha të palarat e këtij lumi. Siç e shihni, në këtë lum mund të gjenden nga teknika e bardhë, thasë…

