Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (21.10.2022) ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë sanksionuar 452 drejtues mjetesh. Prej tyre, 32 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 223 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet dhe 229 jashtë qytetit. Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe…

Lexo më Shumë

Në termocentralet janë prodhuar 8737 MWh. Dy blloqe të REC Manastir dhe një bllok i REC Oslomej janë në funksion. Në TEC-in e Negotinës janë duke vazhduar aktivitetet e servisimit dhe remontit për fuqizimin e termocentralit për periudhën e ardhshme kur pritet konsumi më i lartë i energjisë elektrike. – Advertisements – Më 21.10.2022 janë prodhuar 3124 MWh në hidrocentralet dhe në parkun e erës të Bogdancit, thuhet në njoftimin e sotëm të Qeverisë.

Lexo më Shumë

Pako për mbështetje energjetike nga Komisioni Evropian për rajonin javën e ardhshme në Shkup do ta prezantojë kryetarja e KE-së Ursula von der Leyen, njoftoi dje ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Vlera e paketës mbështetëse sipas njoftimeve, është një miliard euro. Osmani u njoftua nga Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhey, për pakon e mbështetjes energjetike, e cila siç tha do të shpallet me ardhjen e kryetares të KE javën e ardhshme në Shkup, para së gjithash për tejkalimin e problemeve aktuale për sa i përket furnizimit me energji dhe çmimeve të larta për industrinë dhe familjet. Në…

Lexo më Shumë

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Veles ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 26 vjeçari nga Velesi, i dyshuar për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 (tentativë) të K. Kodi. Siç thuhet në njoftimin e JO-së, më 17 tetor, në stacionin policor në Veles, ka tentuar t’i marrë jetën një gruaje e cila ishte thirrur si dëshmitare në një ngjarje të mëparshme në lagjen Reçani, ku i dyshuari ka thyer gota në një lokal për lojëra Nën ndikimin e alkoolit prej 1.41 ppm në gjak, i dyshuari në…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se cilat parti janë në pushtet, e cilat në opozitë, qasja në trajtimin e raporteve revizore gjithnjë duhet të jetë objektive, transparente dhe me nivel të lartë të profesionalizimit në lexim, mirëkuptim dhe vendosje nga ana e deputetëve, porositi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Para nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim mes Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ngjarjen përmbyllëse nga projekti tuining “Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare”, Xhaferi theksoi se gjatë shqyrtimit të raporteve të revizionit duhet të ekzistojë nivel i lartë i unitetit mes opsioneve të…

Lexo më Shumë

41 vjeçari nga Ohri, ka përdorur pa leje 1.700.000 denarë nga kartela bankare e një banori në Angli. SVR Ohër sot ka bërë të ditur se kundër N.S.L.(41) me vendbanim të përkohshëm në Ohër është paraqitur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shmangie”. – Më datë 21 shtator të këtij viti ka përdorur në mënyrë të paautorizuar kartelën bankare të një 86-vjeçareje, banuese në Angli, me vendbanim të përkohshëm në Ohër, për të cilën kujdesej dhe pa dijeninë e saj ka kryer disa transaksione monetare. Me këtë i raportuari ka fituar dobi pasurore…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj 43-vjeçarit nga Siniçani i Tetovës, i cili ka sulmuar fizikisht dhe e ka lënduar nënën e tij. “SPB-Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.R.(43) nga fshati Siniçan i Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën kryerjen e veprës penale “lëndim trupor” gjatë dhunës në familje. Më datë 06.07.2022, në shtëpinë e familjes, i akuzuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe e ka lënduar atë”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Vazhdojnë konsultimet për sigurimin e numrit të votave për miratimin me sukses të ndryshimeve kushtetuese me të gjithë deputetët dhe me të gjitha partitë politike, deklaroi këtë pasdite koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend, Arbër Ademi. Konsultimet, thekson Ademi, vazhdojnë me të gjithë faktorët relevantë në vend në këtë drejtim. “Qëllimi ynë është që vendi i vendit tonë të jetë në Bashkimin Evropian, tha Ademi, duke kujtuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë javës ka pasur një takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi lidhur me këtë temë. Ademi theksoi se gjithçka që është arritur deri më…

Lexo më Shumë

Neto-paga mesatare neto e paguar për punëtorët në gusht të këtij viti ishte 31.871 denarë (517 euro) dhe është për 11,3 për qind më e lartë se muaji i njëjtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë e Republikës së Maqedonisë të Veriut. Rritja ka të bëjë, para së gjithash me rritjen e pagës mesatare në sektorët: Industria e përpunimit (16,2 %), Objekte akomoduese dhe aktivitete të shërbimit ushqimor (16,1 %) dhe Art, argëtim dhe rekreacion (15,6 %). Rritje të neto-pagës mesatare mujore të paguar për çdo punëtor, megjithatë, në krahasim me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët:…

Lexo më Shumë

Bojan Jovanovski – Boki 13 mbrëmë është sjellë për ekzaminime në Qendrën Emergjente me anamnezë për sulm fizik. Janë konstatuar lëndime të dukshme të jashtme, ënjtje dhe gërvishtje në pjesën e kokës, dorës, kyçit të dorës dhe krahut. Pas kontrolleve të bëra është ekzaminuar edhe nga një neurokirurg, traumatolog dhe kirurg digjestiv, ndërsa më pas është liruar të shkojë për shkak të vlerësimit mjekësor se nuk ka nevojë për hospitalizim, informojnë nga Qendra Emergjente. Paraprakisht, MPB konfirmoi se tre persona dje fizikisht e kanë sulmuar Bojan Jovanovskin në burgun e “Idrizovës”, ku ai e vuan dënimin me burg. Që atje…

Lexo më Shumë

Të gjitha familjet që do të vendosin të bëhen familje kujdestare, gjegjësisht në shtëpitë e tyre do të pranojnë fëmijë që kanë nevojë për kujdes, do të marrin ndihmë financiare nga Komuna e Gostivarit në vlerë prej 10 mijë denarë në muaj. Kjo u premtua nga kryetari Arben Taravari gjatë prezantimit të fushatës “Shtrije dorën dhe ndrysho jetë – bëhu kujdestar”, që ka për qëllim promovimin e kujdestarisë dhe rritjen e numrit të familjeve kujdestare. Aktualisht në Gostivar janë 5 fëmijë që presin të vendosen nëpër familje kujdestare. “Vazhdojmë të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ato familje të cilat do…

Lexo më Shumë

HYRJA E ASH-SË NË QEVERI, TARAVARI: KËTO JANË SPEKULIME Aleanca për Shqiptarët do të përkrahë ndryshimet kushtetuese, që janë të domosdoshme për vazhdimin e negociatave me BE-në, por vetëm nëse pranohen kushtet që do t’i vendosë kjo parti. Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, tha sot para gazetarëve se deri në fund të javës së ardhshme do të shpalosin pakon e kushteve të tyre dhe të njëjtat, fillimisht do t’ua prezantojnë faktorit ndërkombëtar në vend, e më pas edhe para opinionit. Si një ndër kushtet që është publikuar edhe më herët, është që të ndryshohet definimi i gjuhës shqipe në Kushtetutë,…

Lexo më Shumë