Author: Hamdi Kumanova

Disleksia, si çrregullim, shumë pak është e njohur në mesin e prindërve, ndërkohë që organizatat joqeveritare në bazë të hulumtimeve që kanë realizuar, thonë se më shumë se 12 për qind e popullatës është me disleksi – nga stadet më të lehta deri tek ato më të rënduarat. Disleksia paraqet çrregullim gjatë të mësuarit të shkronjave dhe numrave, e cila karakterizohet me shfaqjen e vështirësive në lexim, pavarësisht faktit se këta persona kanë inteligjencë normale. Marija M., nënë e një fëmije dislektik, thotë për Radion Evropa e Lirë se për këtë problem ajo ka mësuar pas vështirësive që ka hasur…

Lexo më Shumë

Arrestohen dy persona për lëndim trupor në Han të Elezit. Me datën 04.01.2023 rreth orës 22:00, policia e stacionit në Han tē Elezit kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘’Adem Jashari’’ në Han tē Elezit ishte një rast i lëndimit trupor, ku dy persona i kishin shkaktuar lēndime trupore personit H.C (M/K) i moshës 20 vjeçar dhe ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Policia e rendit e më pas edhe hetuesit policor i kishin marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishin nisur hetimet në identifikimin dhe kapjen e personave…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së ka reaguar në lidhje me angazhimin e një agjencie PR, e cila do ta promovojë kryesimin e vendit me OSBE-në. Nga MPJ thonë se kryesimi me OSBE-në paraqet projektin më të madh të politikës së jashtme me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do të prezantohet në publikun ndërkombëtar, por edhe projekt i cili ka rëndësi dhe ndikim edhe për zhvillimin e përgjithshëm të brendshëm dhe politik të vendit. “Siç tashmë informuam, angazhimi i Agjencisë gjatë Kryesimit me OSBE-në paraqet punë të rregullt për çdo Kryesues me organizatën dhe aktivitetet të cilat…

Lexo më Shumë

Miratohet për përdorim nga qeveria amerikane, vaksina e parë në botë e bletës së mjaltit, duke rritur shpresat për një armë të re kundër sëmundjeve që në mënyrë rutinore shkatërrojnë kolonitë ku mbështeten për pllenimin e ushqimit. Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara (USDA) i ka dhënë një licencë të kushtëzuar një vaksine të krijuar nga Dalan Animal Health, një kompani amerikane bioteknologjike, për të ndihmuar në mbrojtjen e bletëve të mjaltit nga semundja. “Vaksina jonë është një përparim në mbrojtjen e bletëve,” tha Annette Kleiser, shefe ekzekutive e Dalan Animal Health. “Ne jemi gati…

Lexo më Shumë

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka mbështetur deklaratën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cila tha se “Njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë s’është e mundur tani për tani”. Haliti, thotë se, njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e domosdoshme në këtë fazë. Ky është vëllai i “Kobrës” që u ndalua dje, për të cilin ai sot foli në Gj… “Nuk është e domosdoshme me pas njohje reciproke në këtë fazë, sepse edhe marrëveshja e Brukselit përcakton disa çështje për të cilat ne nuk do të jemi pengesë për njëri-tjetrin. E para, sa i përket njohjeve në marrëveshjen…

Lexo më Shumë

Vendi në vitin e ri të fokusohet në reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, qëllim i cili kërkon bashkimin e politikanëve nga i gjithë spektri politik dhe shoqërisë, porositi ambasadori evropian, Dejvid Gir i cili ndodhet për vizitë pune në Dellçevë. “Konsideroj se mesazhi kryesor janë reformat, reformat kryesore që i nevojiten këtij vendi për të hyrë në BE, ndërsa ato reforma janë, para së gjithash, në interes të vetë qytetarëve. Ato përfshijnë një perimetër të gjerë të çështjeve që i prekin qytetarët nga sundimi i së drejtës, përmes luftës kundër korrupsionit, deri te ngritja e standardit të jetesës…

Lexo më Shumë

Kryesimi me OSBE-në paraqet projektin më të madh të politikës së jashtme me të cilin Republika e Maqedonisë së Veriut do të prezantohet në publikun ndërkombëtar, por edhe projekt i cili ka rëndësi dhe ndikim edhe për zhvillimin e përgjithshëm të brendshëm dhe politik të vendit – thuhet në një komunikatë nga MPJ-ja. Siç tashmë informuam, angazhimi i Agjencisë gjatë Kryesimit me OSBE-në paraqet punë të rregullt për çdo Kryesues me organizatën dhe aktivitetet të cilat janë paraparë nuk janë për pi-ar, por për qasje të organizuar ndaj sfidave për komunikim strategjik të vendit si vend-kryesues me Organizatën më të…

Lexo më Shumë

Tre stadiume të reja do të ndërtohen në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Ky është një nga premtimet e qeverisë Rama për vitin e ri. Nëpërmjet një postimi ne Facebook Rama bëri me dije se nga mbledhja maratonë e kabinetit qeveritar te “Vila 31” në zonën e ish-Bllokut, se brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën. Sot është dita e dytë e diskutimit maratonë të kabinetit qeveritar për këtë fillimvit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar bën qeverinë shumë optimiste për 2023-shin. Në fokus të…

Lexo më Shumë

Një person, i burgosur në burgun e Shën Kollit ka mbërritur i pajetë në spitalin e Lezhës. Paraprakisht mësohet se viktima është një 64 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ky është rasti i tretë në pak muaj, që të burgosurit kanë ndërruar jetë në Lezhë. Ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e institucioneve përgjegjëse mbi rastin në fjalë.

Lexo më Shumë

AJRI I NDOTUR PËRPLAS PUSHTETIN DHE OPOZITËN Ajri i ndotur përplas pushtetin dhe opozitën duke akuzuar njëra tjetrën se nuk është ndërmarë asgjë. Ndërkaq, Tetova dhe shkupi kryesojnë listën në mesin e qytettëve më të ndotura në botë. Tetova dhe Shkupi vazhdojnë të kryesojnë në listën e qytetëve me ajrin më të ndotur në botë. Në baz të indenksit të ndotjes me 165 Shkupi mban vendin e dhjetë, kurse ndotja më e madhe është në Tetovë, ku indeksi është 178. Nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit kanë matur Stacionet në Lisicë, Qendër, Karposh, Rektorat dhe Gazi Babë .…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në stadiumin Arena Sport në Hotël të komunës së Likovës, me rastin e përmbylljes së turneut të dytë radhazi Arena Cup, është zhvilluar një ndeshje revyale mes veteranëve të Kombëtares së Kosovës dhe të Kumanovës-Likovës, shkruan Open-TV. Studentja shqiptare zbulon një metodë të re të humbjes së peshës Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 2-3 për nikoqirët. Ndeshja u luajt në një atmosferë vëllazërore, ku rezultati ishte në planë të dytë. Me këtë rast, nga Arena Cup dhe veteranët e Kumanovës mysafirëve nga Kosova iu ndanë mirënjohje të vecanta. Para ndeshjes, Veteranët e Kosovës dhe të Kumanovës-Likovës kanë nderuar dëshmorët…

Lexo më Shumë

MPB njofton se është arrestuar një person nga Strumica pasi dyshohet për vjedhje. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij policia ka gjetur objekte të cilat dyshohet se janë vjedhur. “Me datë 04.01.2023 në ora 13:00, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë, e kanë privuar nga liria R.M.(20) nga fshati Banicë, Strumicë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur objekte të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vjedhjet e rënda dhe vjedhjet e kryera në zonën e SPB-Strumicë”. “Personi është ndalur në stacionin policor, për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga…

Lexo më Shumë